Sporti nacional i Turqisë

  • blogPage.readTime
Postoni imazhin
Shpërndaje:

Për mbi 630 vjet, qytetet në Turqi kanë mbajtur gara në wrestling me vaj.

Cili është sporti nacional i Turqisë? 

Futbolli, volejbolli dhe basketbolli janë sporte të popullarizuara në Turqi, por nuk janë zyrtarisht sporte nacionale në vend. Pra, ju do të pyesni se cili është? Wrestling në vaj!! 

Wrestling në vaj 


Për mbi 630 vjet, qytetet në Turqi kanë mbajtur gara në wrestling me vaj. Nis me një lutje dhe më pas fillon wrestlingu. Ka lëvizje specifike dhe "hapa vallesh" që wrestlerët duhet ta nisin garën për shkak të rregullave historiek për këtë sport. 

Kategoritë 


Ka dhjetë kategori të ndryshme, që lejojnë garuesit e gjitha madhësive të garojnë. Garat zakonisht zgjasin tre ditë dhe dita e finales shfaqet në ditën e fundit. Në disa qytete turke, fituesit e garës mund të fitojnë shumë ari që e bën garën tejet të popullarizuar. 

Çfarë të vishni?

Tradicionalisht, garuesit veshin pantallona të ngushta dhe të shkurtra prej lëkure, të quajtura (kispet). Këto bëhen prej lëkure bualli të ujit dhe peshojnë afërsisht 13 kilogramë!! Pastaj pjesëmarrësit mbulohen me vaj dhe përgatiten për të garuar. Mundësit duhet të jenë aktivisht të aftë dhe të fortë, sepse ky sport është jashtëzakonisht rraskapitës.

Ku mund ta shikoj atë? 



Ka shumë gara të wrestlingut me vaj në gjithë Turqinë, por ato mbahen në muajt e pranverës dhe verës. Në përgjithësi, ju shihni reklama gjatë gjithë qyteteve duke treguar datat dhe orën e garave.