€295,000
Suita deluks për shitje në Kargicak
Antalya, Alanya
Të Dhënat e Pronës Verifikuar
- Ref Nr.1666
- Qëlliminë shitje
- Llojiapartament
- Dhomë gjumi4
- Banjo2
- Ballkon3
- Madhësia158 m²
- Data e Fundit31-05-2023
Distancat
Qendra e qytetit: 500 m Plazh: 250 m Aeroporti: 30km Aeroporti i dytë: 140km Qendër tregtare: 300 m Më shumë informacion
Lexoni përshkrimin e plotë.
Suitat deluks për shitje në Kargicak janë tani në dispozicion për t'u parë. Kargicaku është një zonë tejet e kërkuar në lindje të Alanias. I përshtatet blerësve të huaj dhe vendor që duan të blejnë në një vend elitar. Kjo periferi e Alanias është e njohur për bregdetet mahnitëse dhe malet. Kompleksi i apartamenteve ndodhet brenda një çasje të lehtë në plazh. Infrastruktura përreth dhe në Kargicak është e mirë zhvilluar, andaj këtu ka shumë dyqane, kafene, restaurante, etj, derisa në qendër ka banka dhe ATM. Udhëtimi nga dhe në Kargicak është i lehtë, me çasje të lehtë nga dy aeroportet. Kargicaku ka plazhe me rërë dhe guralecë si dhe me hyrje direkte në det. Ka qendra të sporteve ujore në bregdet që ofrojnë aktivitete të ndryshme, teksa në male ka mundësi për hiking dhe ecje. Syedra, një vend arkeologjik, është një vend që duhet parë me shumë varre dhe kolonada. Dhe natyrisht, për ndryshim peisazhi, Alania ofron shumë qendra tregtare, kafene dhe restaurante.
Distanca nga komoditetet:
- Distanca nga plazhi: 250 metra
- Distanca nga qyteti: 500 metra
- Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 140 kilometra
- Distanca nga aeroporti Gazipasa: 30 kilometra
- Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 300 metra.
Karakteristikat e apartamenteve
Ky kompleks i ri përbëhet nga një bllok modern me 11 apartamente në gjashtë kate. Çfarë e bën këtë kompleks interesant vshtë madhësia e apartamenteve katërdhomëshe dupleks. Me 158 metra katrorë, ato kanë nga dy banjo. Nëse jeni të interesuar në prona më të vogla, atëherë ka edhe prej atyre 1+1 në dispozicion. Secili apartament mahnitës do të jetë i kompletuar me materialet e cilësisë së lartë në stil bashkëkohor. Dizajni është modern dhe elegant, me plan të hapur për të maksimizuar gjithë hapësirën. Dy ballkonet janë të mëdha dhe të përshtatshme për argëtimin tuaj dhe të familjes. Përpos kësaj, ato i japin freski dhe ndriqim dhomave brenda. Hapësira e jashtme është poashtu e këndshme me pishinë të madhe të rrethuar nga një tarracë e përsosur për rrezitje në ditët e ngrohta. Madje, ka edhe një zonë grilli aty pranë. Ky projekt i ri fantastik u përshtatet atyre që duan një pronë për investim duke marrë marrë avantazhin e turistëve që vizitojnë këtë regjion çdo vit dhe që duan prona me qira. Kargicaku poashtu ka rritur numrin e ish-mërgimtarvve që jetojnë këtu, andaj këto apartamente janë të përsosura për shtëpi pushimesh dhe për t'u zhvendosur përherë.
Lista e Çmimeve
Planet e Kateve
Nuk dini nga t’ia filloni?
Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.