Teleferiku i Alanias

  • blogPage.readTime
Postoni imazhin
Shpërndaje:

Teleferiku i Alanias ishte ndërtuar në vitin 2016 dhe u hap në vitin 2017. Është 300 metra i lartë dhe 900 metra i gjatë. Ka 16 kabina, të cilët mund të mbajnë mbi një mijë njerëz për një orë. Teleferiku ishte planifikuar me kujdes dhe ishte ndërtuar për t'ju shërbyer njerëzve në kushte të mira klimatike.

A jeni duke shikuar për një qytet ku ju mund ta shijoni plazhin? A jeni duke shikuar për një qytet me histori të pasur? Ndoshta ju nuk e doni asnjëren prej tyre dhe vetëm dëshironi ta shijoni jetën e natës. Mirë, Alania i ka të gjitha cilësi dhe më shumë. Alania është një qytet i bukur që ka dy plazhe dhe në anën tjetër ka kalanë. Ata janë ndryshe nga njëra-tjetra, njëri është plazhi Kleopatra dhe tjetri është plazh publik. Nëse jeni nga njerëzit që qëndrojnë në plazh tërë ditën dhe po shikoni vende të bukura, pse të mos e kaloni mbrëmjen në kështjellë me teleferik. 

Teleferiku i Alanias ishte ndërtuar në vitin 2016 dhe u hap në vitin 2017. Është 300 metra i lartë dhe 900 metra i gjatë. Ka 16 kabina, të cilët mund të mbajnë mbi një mijë njerëz për një orë. Teleferiku ishte planifikuar me kujdes dhe ishte ndërtuar për t'ju shërbyer njerëzve në kushte të mira klimatike. Derisa ju jeni në teleferik, ju bëni 20 sekonda deri te kalaja. Derisa po shkoni në plazhin e famshëm të Kleopatrës, teleferiku ju jep mundësinë ta shikoni se sa magjike është Alania. Si zyre e Summer Home Real Estate, ne ju rekomandojmë t'i përdorni teleferikët para perëndimit të diellit. Ju mund t'i shihni ngjyrat e ndryshme të diellit dhe rrethinën e Alanias. 

Teleferiku është pranë shpellës Damlatash, e cila është përballë parkut qeveritar "100 Year". Është i hapur nga ora 09:30 deri në ora 23:00. Çmimi për një drejtim është 22 lira turke, dhe nëse ju doni biletë dydrejtimëshe, ju duhet të paguani 28 lira turke. Për studentët, për dy drejtime kushton 17 lira turke, kurse për një drejtim është 14 lira turke. Ju gjithashtu mund ta sjellni bicikletën tuaj kur shkoni në kala, por çmimi është më i lartë pasi ju zini një vend në kabinë. Për çmimet, ju mund të pyesni stafin, i cili punon atje. 

Kur blini një biletë, ju duhet ta keni një mjet identifikimi me vete. Nëse nuk keni, një kopje e pasaportës mjafton. Për fund, do të donim të shtonim se nuk mund të blini ende bileta online, por në uebsajt, janë duke punuar për këtë, që ju të jeni në gjendje të blini tiketa edhe në sistemin online së shpejti.