Teleferiku në Antalia

  • blogPage.readTime
Postoni imazhin
Shpërndaje:

Antalia ka pamje të mrekullueshme edhe kur shkoni lart në kodrat më të vogla. Përpos bukurive të shumta që ofron regjioni, natyra e saj dhe pamjet janë ndër gjërat më të mira. Mysafirët mund t'i shijojnë malet, luginat dhe detin brenda një periudhe pushimi.  

Antalia ka pamje të mrekullueshme edhe kur shkoni lart në kodrat më të vogla. Përpos bukurive të shumta që ofron regjioni, natyra e saj dhe pamjet janë ndër gjërat më të mira. Mysafirët mund t'i shijojnë malet, luginat dhe detin brenda një periudhe pushimi.  

Ka shumë aktivitete për të bërë që t'i shijoni pamjet si paragliding, vozitje me helikopter, para-motor, etj. Megjithatë, kjo pamje e mrekullueshme natyrore ofrohet më shumë nëse hipni në teleferik. Antalia ka tre linja teleferiku për vizitorët që t'i shijoni pamjet nga pika më e lartë duke pirë kafe dhe duke u argëtuar. 

Një prej linjave më të mira të teleferikut është Olympos, i cili shkon lart në malin Tahtali. Pika e fillimit është teleferiku në Tekirova, 20 kilometra larg nga Kemeri që shkon në drejtimin perëndimor. Udhëtimi me teleferik zgjat rreth pesë minuta dhe ju shkoni lart në malin Tahtali. Lartësia është 2365 metra. Në këtë pikë, ju mund të shijoni pamjet 360 shkallë. Pika është aq e lartë sa ju mund të shihni diku edhe borën. 

Ka shumë dyqane dhe kafene në pikën më të lartë ku ju mund të blini suvenire në udhëtimin tuaj ose të shijoni një gotë çaj apo kafe. Pamjet dhe komoditetet janë më të mira në këtë linjë teleferiku. Megjithatë, pasi pika e fillimit nis larg nga qendra e qytetit, nuk është një vendndodhje bashkëkohore nëse nuk keni veturë. Gjithashtu, çmimi është më i lartë se në linjat tjera. Pavarësisht këtij fakti, pamja është aq e bukur sa që Olympos është gjithnjë i ngarkuar dhe është një atraksion i popullarizuar. 

Linja e dytë është Tunektepe. Kjo linjë është e afërt me qendrën e Antalias, në Sarisu në regjionin e Konyaaltit. Çmimi është më i ulët se sa në Olympos. Kjo linjë është e re dhe ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve pasi është afër qendrës dhe është më i volitshëm. Megjithatë, derisa është i ri, ka disa dyqane dhe komoditete në pikën më të lartë. Ka plane nga komuna për gjëra të reja së shpejti.

Pika më e lartë është 635 metra. Ju udhëtoni në kabinë për katër persona. Madje para se ta arrini pikën më të lartë, ju do të mbesni të mahnitur nga pamjet e mrekullueshme.

Opsioni i tretë është për adhuruesit e natyrës në Alania - teleferiku i Alanias. Pika fillestare është pranë shpellës Damlatas. Linja është 900 metra e gjatë dhe ju mund ta arrini pikën kryesore në regjionin Ermenek. Lartësia e pikës është 300 metra dhe ju mund ta përdorni këtë teleferik për të shkuar edhe te Kalaja e Alanias.

Mjedisi natyror i Alanias është i mrekullueshëm dhe ne ju sygjerojmë ta përdorni çdo mundësi për ta shijuar atë. Këta teleferikë ofrojnë mënyrat më të mira për të shijuar pamjet e ndryshme të qytetit. Mos i humbisni këto mundësi të bukura dhe shijoni pamjet e regjionit të Mesdheut në mënyrën më të mirë.