Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Ku të thirrni në rast të emergjencës?

Shërbimet e emergjencës janë të çassshme edhe nëse nuk jeni turkfolës derisa ata kanë numrat e shkurtër që mund t'i thirrni edhe nëse nuk jeni të lidhur me telefonitë turke. Shumë prej tyre kanë mbështetje gjuhësore, kështu që mungesa e gjuhës nuk do të jetë problem në Turqi. 

Siç e dimë, mikpritjen turke e tejkalon vetëm bukuria natyrore e vendit. Për t'i tërhequr turistët nga e gjithë bota, Turqia punon që ta bëjë vendin të sigurtë, sidomos në zonat e ngarkuara. Shërbimet e emergjencës janë të çassshme edhe nëse nuk jeni turkfolës derisa ata kanë numrat e shkurtër që mund t'i thirrni edhe nëse nuk jeni të lidhur me telefonitë turke. Shumë prej tyre kanë mbështetje gjuhësore, kështu që mungesa e gjuhës nuk do të jetë problem në Turqi. 

Këtu është lista me numrat esencial për rastet e emergjencës: 

Ambulanca dhe ndihma mjekësore – 112 për të gjitha thirrjet emergjente. Kur thirrni, pranuesi menjëherë do t'ju drejtojë te shërbimi. Trajtimi i emergjencave është i njejtë për turistët e huaj dhe vendasit.

Zjarrëfikësit - 110

Zyra e hetuesisë - 118

Policia komunale - 153

Policia rrugore - 154

Policia - 155

Roja detare - 158

Shërbimet e zjarrëfikësave për male - 177

Fëmijët e humbur, ndihma për gratë - 183

Shërbimet tjera të nevojshme

Qendra e komunikimit për të huajt - 157

Linja telefonike është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Migracionit të Ministrisë së Brendshme dhe është e hapur për adresimin e pyetjeve dhe shqetësimin e të huajve në lidhje me hyrjen, qëndrimin dhe largimin nga Turqia. Për këshillat mbi procedurat e mbrojtjes ndërkombëtare dhe të përkohshme, për informacionet në lidhje me të drejtat dhe obligimet e të huajve që janë në Turqi me status të ndryshëm, dhe për t'iu përgjigjur thirrjeve dhe kërkesave urgjente në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore.

Linja telefonike operon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë në gjuhën turke, angleze, arabe dhe ruse. Ky shërbim poashtu ka llogari në rrjetin social "Twitter".

Linja telefonike turistike - 179.

E krijuar nga Komuna e Antalias, ky shërbim siguron informacion të saktë në lidhje me aktivitetet turistike, merret dhe zgjidh ankesat nga turistët e huaj. Këshilltarët do t'ua japin të gjitha informatat në lidhje me qëndrimin në Turqi, cilësinë e shërbimeve, ushqimin dhe transportin. Ata do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në rast të shkeljes së rregullave të shërbimeve. Me marrjen e një kërkese nga një turist, menjëherë ata do të ndërhyjnë që të ofrohet niveli i pranueshëm i shërbimit.

Thirrjet në 179 në Turqi janë falas nga çdo telefon, përfshirë edhe celularin. Në sezonin e ngarkuar, nga 1 qershori deri më 1 tetor, punohet gjatë gjithë kohës, shtatë ditë në javë. Pjesa e tjetër e vitit, orari është nga ora 09:00 në mëngjes deri në orën 17:00 pasdite. Ekipi i këshilltarëve shumëgjuhësh siguron mbështetje në gjuhën turke, angleze, gjermane dhe ruse.

Qendra e thirrjeve e Ministrisë së Shëndetit "SABIM" - 184 

Ofron informacion në lidhje me kujdesin mjekësor dhe merret me ankesat në trajtimin mjekësor turk. Shërbimi "SABIM" u krijua për qytetarët turq, por në mënyrë të njejtë, siguron mbështetje edhe për të huajt që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Thirrjet janë falas nga telefonitë fikse dhe celularët. Linja është e hapur gjatë gjithë kohës, shtatë ditë në javë. Këshilltarët ofrojnë mbështetje në gjuhën angleze, gjermane, arabe dhe ruse.

Njësia Ndërkombëtare e Ndihmës për Pacientët (IPAU) e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë - 0850 288 38 38

Linja telefonike ofron përkthim gojor në gjuhën angleze, gjermane, franceze, ruse, farsi dhe arabe për njerëzit që nuk flasin gjuhën turke. Të gjithë mund ta thirrin këtë numër falas me shërbim 24/7 dhe të zgjedhin gjuhën që ata duan ta flasin. Shërbimi i përkthimit falas është ofruar për komunikim me linjat telefonike të njësive emergjente të Turqisë, si dhe në spitalet universitare, spitalet private, barnatore dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. 

28 Marsh 2023
Antalia në histori
Antalia në histori Konvikti i Attalos është kuptimi origjinal i emrit të Antalias, themeluar nga Attalos II. Gjatë kërkimeve arkeologjike në zonën e Antalias, është dëshmuar se njerëzit kanë jetuar këtu 40 mijë vjet më parë. Lexo më shumë
10 Gusht 2023
Kryeqyteti i Turqisë, Ankara
Kryeqyteti i Turqisë, Ankara Ankara është kryeqyteti i Turqisë. Qyteti ka rëndësi historike, gjeografike dhe politike për popullin turk. Këtu mund të gjeni gjithçka rreth këtij qyteti unik. Lexo më shumë
19 Shtator 2023
Dyqanet e suvenireve në Turqi
Dyqanet e suvenireve në Turqi Dyqanet e suvenireve në Turqi mund të jenë të lira dhe të shtrenjta, por më e rëndësishmja është që janë argëtuese. Lexo më shumë
25 Gusht 2023
Detet në Turqi
Detet në Turqi Çfarë është deti në Turqi, brigjet e vendit rrjedhin nga katër dete. Mesdheu, i Zi, Egjeu dhe Marmara. Secili det ka karakteristikat e veta. Lexo më shumë
05 Gusht 2023
Motoçiklzimi në Antalia
Motoçiklzimi në Antalia Motoçiklizmi është një aktivitet aventuristik dhe tërheqës, i cili do t'ua shtojë kënaqësinë pushimin tuaj. Nëse ju pëlqeni të jeni jashtë rrugëve dhe në natyrë, ju duhet ta provoni këtë aktivitet në Antalia. Lexo më shumë