Transporti publik në Alania

Transporti publik në Alania

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 12.08.2023
Ndaj

Transporti publik në Alania është shumë i përshtatshëm dhe efiçienca e tij është e lartë. Karakterizohet nga autobusë të mëdhenj, të rinj dhe me kapacitet të lartë.

Transporti publik në Alania është shumë i përshtatshëm dhe efiçienca e tij është e lartë. Karakterizohet nga autobusë të mëdhenj, të rinj dhe me kapacitet të lartë. I shërben të gjitha segmenteve të shoqërisë, përfshirë studentët, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me nevoja të veçanta, teksa objektivi është transporti i lehtë për të gjithë në Alania.

Rrjeti i linjave të autobusit mbulon gjithë Alanian, kështu që ju nuk keni nevojë të përdorni veturën tuaj. Autobusët do t'ju dërgojnë kudo që ju doni për vetëm katër lira turke nëse ju paguani me para të gatshme. Gjithashtu, një karakteristikë e rëndësishme është se të gjithë autobusë janë me kondicioner ajri derisa ofrojnë hapësirë edhe për njerëzit me foshnje dhe ata me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, dyert e autobusit hapen me rrëshqitje që ua mundësojnë të moshuarve dhe njerëzve me nevoja të veçanta të hyjnë dhe të dalin nga autobusi lehtësisht dhe në mënyrë të përshtatshme. 

Të gjithë autobusët janë të pajisur me kamera sigurie për ta bërë udhëtimin më të sigurtë si dhe një monitor që tregon rrugët e autobusit dhe ndalesën e radhës. Për më shumë, ka dy dyer dhe disa kanë tre, një për hyrje dhe pagesë të rrugës, tjetra për pagesë me para të gatshme apo kartelë krediti dhe një tjetër për dalje. Kjo shmang ndonjë pakënaqësi dhe i mban autobusët mirë të organizuar. 

Rrugët e autobusit janë të qarta dhe mirë të njohura. Të gjithë autobusët janë të numëruar, që tregon zonën që ata e mbulojnë dhe ndalesat e autobusëve janë të numëruara duke mbuluar hapësira të mëdha. Orari i kohës për autobusët ndodhet në internet ose në stacionet kryesore. Fatkeqësisht, kjo nuk është e qëndrueshme nganjëherë, por mos u shqetësoni, kjo ndodhë shkaku i trafikut. 

Stacioni kryesor i autobusit 

Stacioni i autobusit, "The Friday Bazaar" ndodhet në qendër të qytetit, afër marketeve më të famshme si pazari i së premtes dhe zona e pazarit qëndror. Nëse doni ta vizitoni ndonjë zonë në Alania, ju mund të ecni nga ky stacion dhe ta zgjedhni autobusin e duhur për të arritur në destinacionin tuaj. Gjithashtu, ju mund të vizitoni destinacionet më të famshme turistike si Kalaja e Alanias, plazhi Kleopatra, Mahmutlar, Kargicak dhe Kestel. 

Linjat e busit 

Shumë turistë përdorin autobusët në Alania, sepse janë më të lehtë të përdoren dhe linja filletare e autobusit kalon në zonat më të rëndësishme të qytetit. Ndalesat e autobusit janë të mëdha dhe shumica e autobusëve udhëtojnë me një diferencë kohore me autobusin tjetër prej pesë minutash. Këtu janë disa nga autobusët më të rëndësishëm që frekuentohen më së shumti: 

  • 101 Sheshi Ataturk 
  • 202 25.Rruga Meter 
  • 4 Kalaja e Alanias
  • 10 Dim Cay.

Si të paguajmë? 

Janë dy opsione kur vjen puna te pagesa. E parë është me para të gatshme (katër lira turke) dhe ju mund të paguani edhe me kartë të quajtur "Kent Kart".

"Kent Kart" është gjithashtu e njohur si karta e qytetit të Alanias, që është krijuar për ta bërë eksperiencën në autobus më të lehtë. Ju mund të shtoni para në kartën tuaj në dyqanet e gjithë qytetit.

Udhëtim të këndshëm!