Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Udhëtim rrugor nëpër vendet kryesore të Turqisë

Stambolli është i bukur, por vend i ngarkuar për t'u vizituar, andaj nëse doni të vizitoni një vend më të qetë, shkoni në lindje.

Shumica e njerëzve udhëtojnë vetëm në destinacionet e preferuara të plazheve kur vijnë në Turqi, ose në Stamboll apo Kapadokia. Por, Turqia është shumëllojshme dhe ka disa sygjerime vendesh për t'i vizituar. 

Stambolli 

Veturat me qira janë të lira në Turqi dhe natyrisht autobusët janë të mrekullueshëm! Megjithatë, nëse ndalesa juaj e parë është Stambolli, ne ju rekomandojmë të shëtisni në këmbë ose me taksi pasi është qytet shumë i ngarkuar. Ka gjithashtu një sistem të mirë të Metros. Ka gjithashtu lagje atraktive në Stamboll, por ju do të jeni më të interesuar për Taksim, Beyoglu ose Karakoy, ku ka bollëk të restauranteve të mrekullueshme. Shmangni qëndrimin përreth Kullës Galata pasi ka shumë turistë që presin ta shohin kullën e famshme. Shumica e njerëzve shkojnë në jug të "Golden Horn" në distriktin Fatih. Kjo është shtëpia e xhamive mahnitëse duke përfshirë Xhaminë e Kaltër, Pazarin e Madh, Hagia Sophia, Pallatin Topkapi, Hipodromën Bizantine, etj. Lista është e pafundme, vetëm kërkoni në "Google" vendet dhe ju do t'i shihni! 

Stambolli është i bukur, por vend i ngarkuar për t'u vizituar, andaj nëse doni të vizitoni një vend më të qetë, shkoni në lindje, në anën aziatike. Uskudar është afër Besiktasit (për tifozët e futbollit). Është i famshëm për brigjet mahnitëse, Camlica Hill dhe për xhaminë e parë të dizajnuar nga një femër... Xhaminë Sakirin. Ky është një vend i qetë për të kaluar disa orë. Është elegant për t'u larguar paksa nga qyteti. 

Canakkale dhe Hisarlik 

Tani është koha të merrni veturën me qira dhe të vozisni për pesë orë në jugperëndim të Canakkales. Ky është famshmëm për vendet historike dhe plazhet relaksuese. Hisarlik ndodhet në Canakkale dhe është është shtëpia e qyteti antik të Trojës. Ky vend i mrekullueshëm arkeologjik është përplot me mistere dhe intriga dhe ishte përjetësuar nga Homeri në Iliadë. Gjetjet e para si armët, mbishkrimet dhe xhevahirët tani shfaqen në Muzeun e Trojës, i cili është vetëm disa minuta larg nga vendi aktual. Ia vlen ta vizitoni nëse e doni historinë. Në qytetin e Canakkales ka një kal të drurit nga filmi i Trojës.  

Izmiri

Këtu ju do të gjeni shumë restaurante dhe kafene. Ka ndjenjë rinie dhe është vend i preferuar për pushime për turqit dhe të huajt. Duke ardhur këtu ju vetëm duhet të largoheni nga jeta e mahnitshme e plazhit dhe të drejtoheni drejt Efesit. E ndërtuar mbi tre mijë vjet më parë, është një vend arkeologjik i klasit botëror dhe absolutisht mahnitës. Konsiderohet të jetë një nga vendet më të rëndësishme të krishterimit pasi është vizituar nga dy shenjtorë, Pauli dhe Gjoni. Shëtisni për disa orë duke parë ndërtesat mahnitëse dhe historinë e këtij vendi. Pjesa më e madhe e tij është e ruajtur. Mundohuni të mos dilni në nxehtësi gjatë ditës!

Nga Efesi, vozisni drejt Denizlit, një qytet i vogël në Pamukkale. Këtu ju do të gjeni pishina termale, që janë rinovuar për nxehtësi. Aktivitetet vullkanike nëntokësore shkaktojnë ujëra termal duke nxjerrë dioksid karboni në shpella. Pamukkale do të thotë kështjellë pambuku për shkak të borës së saj vezulluese, gurI gëlqeror të bardhë. Pishinat mbushen shpejt kështu që përpiquni të arrini këtu herët.

Kapadokia

Një vend plot formacione shkëmbore me pamje të mahnitshme të shkretëtirës dhe shtigje për ecje. Nëse gjeologjia nuk është gjëja juaj në fokus, atëherë mos u shqetësoni sepse kjo është parajsa e një entuziasti të natyrës! Ka shumë shtigje për shëtitje, udhëtime të ndryshme, fluturim në ajër me balon të nxehtë dhe shëtitje mbi kalë. Derisa këtu shikoni këto qytete të vogla në zonë për disa përvoja të tjera mahnitvse, Uchisar, Cavusin, Avanos dhe Derinkuyu janë shtëpitë e qytetit nëntokësor.

Ankara 

Kryeqyteti. Çdo rrugë udhëtimi kalon këtej. Të shkosh në Mauzoleun e Ataturkut duhet të jetë prioriteti juaj. Është tejet mahnitës me karakteristikat monolitike. Turqit janë shumë nacionalist për liderin e tyre, Ataturk, i cili e solli Turqinë në kohën moderne. Ishte Ataturku ai që e dizajnoi Ankaranë dhe e bëri kryeqytet. Dhe ju duhet ta vizitoni edhe kështjellën. Është një zonë historike që ndodhet në Altindag dhe ofron shumë aktivitete. Shëtisni nëpër muret e vjetra të kalasë përgjatë rrugicave me kalldrëm, shfletoni studiot e vogla të artit dhe pini në disa nga kafenetë më komode ndonjëherë. Sheshi Kizilay është gjithashtu një zonë që ia vlen të shikohet këtu, pasi është shtëpia e shumë monumenteve të rëndësishme.

Ka shumë rrugë të ndryshme për të kaluar nëpër Turqi dhe në blogun faqen ne do të flasim për udhëtimin në jug.

13 Shtator 2023
Argëtimi pa Alania
Argëtimi pa Alania Ka shumë aktivitete që ju mund të merrni pjesë. Nga hedhja nga lartësia deri tek eksplorimi i shpellës, Alania me të vërtetë i ka të gjitha. Lexo më shumë
01 Qershor 2023
Kanioni në kufirin e tri provincave i mahnit vizitorët
Kanioni në kufirin e tri provincave i mahnit vizitorët Kanioni Arapapıştı ndodhet në kufinjtë e Aydın, Denizli dhe Muğla, dhe mahnit vizitorët e tij me bukurinë natyrore. Udhëtimet me varkë organizohen në fundjava në digën e Kemerit në Bozdoğan, distrikt in Aydinin duke shijuar pamjet mahnitëse të kanionit. Kanioni Arapapıştı i ofron vizitorëve mjedis unik me bukurinë e ujit dhe pemëve. Lexo më shumë
22 Gusht 2023
Si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit?
Si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit? Aeroporti ndodhet në pjesën evropiane të Stambollit, 35 kilometra nga qendra e qytetit, si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit. Lexo më shumë
22 Prill 2023
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët në nxehtësinë e madhe
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët në nxehtësinë e madhe Turqia është e njohur për ditët e nxehta, por është e mundur të qëndroni të freskët. Lexo më shumë
03 Gusht 2023
Teleferiku në Antalia
Teleferiku në Antalia Antalia ka pamje të mrekullueshme edhe kur shkoni lart në kodrat më të vogla. Përpos bukurive të shumta që ofron regjioni, natyra e saj dhe pamjet janë ndër gjërat më të mira. Mysafirët mund t'i shijojnë malet, luginat dhe detin brenda një periudhe pushimi.   Lexo më shumë