Udhëzuesi i udhëtimit në Ankara

Udhëzuesi i udhëtimit në Ankara

  • 4 Koha e Leximit
Ndaj

Në vitin 1923, Ankara është emëruar kryeqytet i Turqisë, i cili ndodhet në regjionin e Anadollit. Për shkak të pozitës gjeografike, ka qenë vendbanim i shumë qytetërimeve në të kaluarën. 

Në vitin 1923, Ankara është emëruar kryeqytet i Turqisë, i cili ndodhet në regjionin e Anadollit. Për shkak të pozitës gjeografike, ka qenë vendbanim i shumë qytetërimeve në të kaluarën.  Gërmimet dëshojnë se ka pasur jetë në këtë vend gjatë periudhës paleolitike, neolitike dhe bakrit. Hititët ishin banorët e parë që jetuan këtu. Aso kohe, frigjianët, lidianët dhe persianët kishin jetuar në këtë vend. Sipas hulumtimeve, mbishkrimet zbuluan se frigjianët e quanin këtë vend Ankyra, që do të thotë "spirancë e anijes". Nëse e vizitonin Yassihoyukun, atëherë mund të hasni në rrënojat historike të frigjianëve.

Çfarë të bëjmë?

Varri i Ataturk (Anitkabir)

Ne ju sygjerojmë se ky duhet të jeni vendi i parë që duhet ta shihni. Përmban shumë seksione. 

Parku i paqes 

Zona është e ndërtuar nga fidanet që janë sjellur nga shtetet e huaja dhe vende të ndryshme të Turqisë. Para se gjithash, quhet Parku i Paqes.  

Rruga e Luanit 

Ju mund të arrini duke u ngjitur në një shkallë të gjerë të përbërë nga 26 hapa, e cila në total është 262 metra e gjatë. Ka 12 statuja luani në të dy anët, nga e cila ka marrë emrin e saj.

Kulla e Hurriyet 

Ekziston një ekspozitë fotografike që tregon zhvillimin e Anitkabir dhe mostrat e gurit të përdorura për ndërtim.

Kulla e Pavarësisë 

Mauzola e Ataturkut shfaqet aty dhe është prezantuar me fotografi. 

Kulla e Mehmetcik 

Ju do të gjeni një sallë kinemaje me një kapacitet prej 60 personash. Filmat dokumentar rreth Ataturkut dhe mauzola e Ataturkut shfaqen këtu. 

Kulla e Triumfit

Vetuura duke e bartur trupin e Ataturkut shfaqet aty. 

Sarkofagu i Ismet Inonu 

Një sarkofog simbolik i Ismet Inonu. 

Kulla e Paqes 

Ekspozohen veturat që janë përdorur për ceremoninë e Linkolnit dhe autoriteti i Ataturkut mes viteve 1935-1938.

Kulla "23 prilli"

Shfaqet një Cadillac i veçantë i përdodur nga Ataturku mes viteve 1936 - 1938. 

Kulla nacionale Misaki 

Aty janë dy panele në kullë, ku libri i kujtimeve të varrit të Ataturkut ishte nënshkruar dhe fotografitë e vizitave të nivelit të lartë te varri i Ataturkut. 

Muzeu Inkilap 

Aty janë veshmbathjet e Ataturkut dhe gjësendet që e prezantojnë atë. 

Kulla e Republikës

Statuja prej dyllit e Ataturkut dhe një tavolinë pune origjinale ekspozohen këtu.

Mauzole

Në hyrje, ju mund të shihni fjalimin e shkruar të Ataturkut për të rinjtë në të majtë dhe Himnin e "Vitit të Dhjetë" në të djathtë. Aty ka qilima osmanë të qëndisur me ar, argjend dhe perla. Sarkofagu i Ataturkut është bërë nga një mermer monolit që peshon 40 tonë.

Ferma malore e Ataturkut

Është e famshme për restaurantet, parqet dhe zonat e piknikut të tij. Ju mund të shkoni atje me autobus.

Parku i artë

Qendra ekspozuese ku mbahen panairet ndërkombëtare në këtë park. Qendra shkencore Feza Gursoy është një vend ku fëmijët mund të argëtohen dhe të bëjnë eksperimente të ndryshme.

Parku Golbasi 

Ndodhet në brigjet e liqenit Mogan. Plazhi ka restarurante, kafene dhe një pishinë. Nëse doni ta vizitoni, ne ju rekomandojmë juve që të vini këtu gjatë muajve të verës. 

Muzeu i qytetërimëve të Anadollit 

Është në lagjen e quajtur Atpazari. Ataturk donte që një muze të shfaqte monumentet hitite në Ankara. Han Kursunlu-Mahmud Pasha Bedesten dhe ndërtesa osmane, u riparuan për t'u përdorur si Muzeu Arkeologjik i Ankarasë.

Shtëpia e Ataturkut dhe muzeu hekurudhë 

Ataturk përdori këtë vend në Ankara dhe mori vendime vendimtare. Për të mbrojtur trashëgiminë historike, ai e bëri këtë ndërtesë një muze.

Muzeu shtetëror i ngjyrosjes dhe skulpturës i Ankarasë 

Një muze i krijuar dhe projektuar me kërkesë të Ataturkut.

Kur ta vizitojmë Ankaranë 

Ankara ka klimë kontinentale. Dimrat janë shumë të ftohtë dhe verat janë të nxehta. Muajt më të mirë për të kaluar kohë këtu janë marsi, prilli, maji, shtatori dhe tetori.

Ku të qëndrojmë në Ankara, Turqi 

Ju mund të merrni një shtëpi me qira në qendër të qytetit ose të qëndroni në një hotel me tre, katër apo pesë yje. Hotelet më të mira në termin e çmimeve janë Anemon, Hilton Garden Inn, The Green Park dhe Sheraton. Përveç këtyre hoteleve, ka edhe hotele tjera ku ju mund të qëndroni. 

Çfarë mund të ha unë në Ankara?

Meqenëse shumë qytetërime kanë jetuar këtu gjatë historisë, Ankaraja ka një larmi të madhe kuzhine. Ne ju rekomandojmë veçanërisht të provoni "Urus Kapama". Përveç kësaj, pjatat e bëra me mish janë "Alabortme", "Calla", "İliskik" dhe "Homaca". Supat më të famshme janë "As", "Dutcu", "Keskek", "Miyane" dhe "Toyga". Enët e famshme janë "Efelek", "Mumbar", "Carciran", "Cilbir", "Goce", "Koremez", "Mihlama", "Omac", "Papara", "Saz", "Tatmak Tiridi", "Topac”, “Hamman” dhe “Bazlama”. Nga ëmbëlsirat, "Quince borana", "Birtlak", "Daslak" dhe "Ekir" janë më të pëlqyerat.

Transporti publik 

Edhe pse transporti i qytetit në Ankara është shumë i ngarkuar, është tejet komod. Ju mund të shkoni lehtë kudo me autobus apo tren, ose mund të shkoni direkt me taksi. 

Si të shkojmë në Ankara 

Me autobus: Ka autobus nga çdo vend i Turqisë që mund t'ju dërgojë në Ankara. 

Me aeroplan: Ju mund të gjeni lidhje direkte fluturimesh në Turqi. Por, nëse jeni duke fluturuar nga jashtë, ju ndoshta duhet t'i ndryshoni fluturimet pasi të arrini. 

Me tren: Atje ka trena nga Stambolli, Esiksehiri dhe Kayseri. 

4.9

Nuk dini nga t’ia filloni?

Eksperti ynë do t'ju kontaktojë për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen e pasurisë së paluajtshme.

Phone
Zgjidhni aplikacionin tuaj të preferuar të mesazheve