Udhëzuesi i udhëtimit në Canakkale
Historia e këtij qyteti daton që prej kohërave të lashta. Dihet se ka qenë i banuar që prej Periudhës së Vjetër të Bronzit. Hellespontët dhe Dardanelët ishin emrat e dhënë përgjatë historisë. Prej viteve të kaluara, ngushtica e Dardaneleve ishte një lidhje me Anadollit, Evropës dhe detit Mesdhe me Detin e Zi. Qytetërimet që kanë jetuar në këtë regjion kanë pasur superioritet ushtarak dhe ekonomik shkaku i pozitës gjeografike të Canakkales. Stuimet kanë zbuluar se qytetërimi më i vjetër i këtij regjioni ishin autoktonët gjatë periudhës kalkotike. Disa prej qytetërimeve tjera ishin lidianët, persianët, romakët dhe bizantinët. Regjioni ishte gjithashtu i rëndësishëm gjatë luftës së lirisë. Një memorial përkujtimor është krijuar për njerëzit që kanë humbur jetën në betejën e lirisë në Canakkale.
Pazari pasqyrë
Është rinovuar në fund të shekullit 18-të dhe e ka marrë formën e tanishme. Quhet pazari pasqyrë për shkak të pasqyrave në hymje të tij. I
Muzeu Canakkale Maritime
Produkti më i rëndësishëm i muzeut Maritime është anija e Nusret Mine. Anija fillimisht i kishte takuar Perandorisë Osmane. Në hyrje, gjësendet e përdodura gjatë ndërtimit dhe në bord janë ekspozuar. Përveç anijes, ju gjithashtu mund ta gjeni kalanë Cimenlik. Kjo kala njihet si simboli i Canakkales. Gjithashtu, aty është edhe një seksion i ngjyrave dhe fotografive që janë ekspozuar. Ju mund të bleni gjithashtu dhurata për më të dashurit tuaj nga dyqanet këtu.
Kali trojan
Legjenda e kalit të Trojës thotë se gruaja e Spartës, Helena, ishte kidnapuar nga Parisi trojan. Si rezultat i kësaj, dy qytetet hynë në luftë që do të zgjaste për shumë vite. Spartanët dërguan një kali të drurit në Trojë si dhuratë e paqes. Trojanët e pranuan këtë, por ai ishte i mbushur me ushtarë spartanë, dhe kur të gjithë ishin në gjumë natën, ushtarët sulmuan Trojën. Fatkeqësisht, kali që ekspozohet në muze nuk është i vërtetë, por e jep idenë e mirë për atë se si është dukur më parë.
Muzeu i qeramikës
Ky vend është përdorur si banjo. Në muze, qeramikat e Canakkales janë ekspozuar. Gjithashtu, aty është edhe një punishte qeramike ku ju mund të bëni gjëra të tilla.
Parku Kombëtar Historik Gallipoli Peninsula
Parku u krijua në vitin 1973. Ka monumente në kujtim të atyre që kanë vdekur në luftë. Gjithashtu, aty ka edhe gjësende të mbetura nga lufta. Parku Kombëtar është ndërtuar në një zonë të madhe që do t'ju marrë juve tërë ditën për t'i parë. Nëse besoni se kjo është shumë, atëherë ju këshillojmë ta vizitoni me një udhëzues.
Qyteti antik i Trojës
Ky është një prej qyteteve më të rëndësishme antike në histori. Historia e saj thuhet të jetë rreth pesë mijë vjet e vjetër. Falë karakteristikave gjeografike, ishte përdorur si port për anijet. Më pas, u bë pikë shkëmbimi mes qytetërimeve të ndryshme. Qyteti ka qenë në mbrojtje të UNESCO-s që prej vitit 1998.
Kalaja Baba
Kjo kala njihet si kalaja "Baba" dhe është aq e madhe sa që u bë fshat. Gjëja më e famshme rreth fshatit janë thikat e bëra nga duart. Gjithashtu, nëse keni mundësi, sigurohuni që të hani peshk para se të largoheni.
Kur ta vizitoni
Canakkale është nën ndikimin e klimave mesdhetare dhe veriore. Ka atmosferë të butë në përgjithësi. Nga koha në kohë në dimër, ajri i ftohtë vie nga Ballkani. Prilli, maji, qershori, korriku, gushti dhe shtatori janë muajt më të mirë për ta vizituar qytetin për t'ju shmangur kohërave të ftohta të qytetit.
Ku të qëndroni
Krahasuar me qytetet tjera, mund të jetë paksa më sfiduese për ta gjetur një shtëpi me qira në Canakkale. Megjithatë, në termin e çmimit, ju mund të qëndroni në disa hotele që janë tejet të mira. Pasi që qyteti është i vogël, nuk ka rëndësi nëse akomodimi juaj është pranë qendrës. Në mesin e hoteleve të preferuara janë Caravansarai, Rumelia, Cat Kapi dhe Kolin në Canakkale.
Çfarë të hamë
Hallva me djathë dhe peshku sardine janë ndër ushqimet që ju duhet t'i provoni në Canakkale. Ju mund të shkoni në dyqanin e hallvës, Kadir Yasar për të ngrënë hallvë me djathë. Ju mund të peshkoni edhe për peshkun sardine. Në rrugën tuaj për shtëpi, mos harroni të blini djathin Ezine.
Si të shëtisim
Ju mund të arrini çdo destinacion me autobus në qytet, ose mund ta përdorni një taksi. Nëse preferoni të shkoni nga një vend në vendin tjetër, ne ju sygjerojmë të ecni. Kjo pasi rrugët në qendër ia vlen të shihen.
Si të shkoni në Canakkale
Me aeroplan
Ka një aeroport pesë kilometra nga qyteti. Megjithatë, pasi është aeroport i vogël, nuk ka ndonjë linjë ndërkombëtare. Për këtë arsye, ju mund të keni nevojë për një biletë transferi.
Me autobus
Nga pothuajse çdo qytet në Turqi, ju mund të gjeni autobusë që ju sjellin këtu.
Me tren
Nga Ankara, Stambolli ose Izmiri, ju mund të hipni në tren për të ardhur këtu.
Me veturë
Ju merr kohë katër orë e gjysmë mes Stambollit dhe Canakkales dhe rreth katër orë nga Izmiri në Canakkale.