Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzuesi i udhëtimit në Konya

Konya është një vendndodhje historike që daton nga Periudha e Bronzit. Koha më e mirë për ta vizituar këtë vend është pranvera, kur ju mund t'i shijoni të gjitha aspektet që ky vend antik ka për të ofruar.

Njihet se Konya është banuar që prej vitit 1700 para Krishtit. Rruga historike Silk kalon përmes qytetit. Regjioni ka pasur emra të ndryshëm përgjatë historisë. Emrat që i kishte Konya ishin: Claudiconium, Colonia Selie, Augusta Iconium, Iconium, Conium, Stancona, Conia, Cogne, Cogna, Konien dhe Coni. Qytetërimi i parë që dihet se ka jetuar këtu ishte në periudhën neolitike. Në regjionet e Canhasanit, Catalhoyukut dhe Erbaas, artefaktet historike janë nga periudha neolitike, në Canhasan dhe Catalhoyk artefaktet historike janë gjetur nga periudha kalkolitike. Gjithashtu në Aladdin Hill dhe Karahoyuk, artefaktet historike që janë gjetur i takojnë periudhës së Bronzit. Gjithashtu, gërmimet kanë zbuluar shtëpitë e pra dhe ndërtesën e parë të shenjtë në zonën e Catalhoyukut. Ngjyrat në muret e këtyre strukturave thuhet se janë shembujt e parë të njerëzve të lashtë. Figurinat e gjetura gjatë gërmimeve tregojnë informacione në lidhje me të mirat e nënës natyrë. Shkëmbinjtë në regjionet e Eflatunpinarit dhe Ereglit tregojnë shenja të periudhës Hitite. Kështu, mund të themi se Konya ishte vendbanim i shumë qytetërimeve përgjatë historisë, duke përfshirë lidianët dhe persianët. Këtu janë vendet që duhet vizituar:   

Muzeu i Mevlanas

Ky vend më parë përdorej si dervish i Mevlanas. Mbështetësit e Mevlanas u mblodhën në këtë ndërtesë dhe mbajtën takime.

Medreseja Karatay 

Struktura daton nga periudha e seljukëve. Medreseja gjendet në rrëzë të kodrës Aladdin. Gjëja më e rëndësishme që e dallon medresenë nga të tjerat është karakteristika e pllakave të përdorura në ndërtimin e saj. Është e mundur të vizitosh medresenë, e cila u përdor si vend grumbullimi i dervishëve përgjatë historisë.

Parku japonez Kyoto 

I njohur si kopshti më i gjerë japonez në Turqi, parku u ndërtua në vitin 2010. Qëllimi i parkut është të forcojë lidhjet vëllazërore mes Konyas dhe Kuotos.

Parku Devr-i Alem 

Parku është hapur për përdorim në Ditën e Sovranitetit Kombëtar dhe Ditën e Fëmijëve. Parku ka tre seksione të ndara. Këto seksione janë T-Rex, Cotton Candy dhe Cihan-i Turk.

Kopshti tropikal i fluturave i Konyas 

Kopshti i fluturave fluturuese është një zonë që duhet parë në Konya. Ky vend ka 15 specie të ndryshme të fluturave. Përpos fluturave, ju keni mundësinë të shihni insekte tjera në fshatin e insekteve në zonë. 

Muzeu arkeologjik i Konyas

Ky vend ka epitetin e të qenit muzeu i dytë më i vjetër arkeologjik në Turqi. Muzeu është themeluar në vitin 1900. Ju mund të shihni punime neolitike, të periudhës së Bronzit të Herdshëm, të Mesëm dhe periudhës irone, helene, romake dhe bizantine në muze. 

Xhamia Sultan Selim

Është një prej shembujve më të mirë të arkitekturës osmane, e cila ishte ndërtuar në vitin 1500. Xhamia ndodhet pranë muzeut Mevlana. 

Xhamia Aya Eleni 

Sipas legjendës, ndërtimi i xhamisë u bë nga viti 300. Helena, nëna e perandorit bizantin, ka qenë në Jerusalem për peligrinazh. Duke parë shenjat e para të krishterizmit, Helena vendosi ta ndërtojë një vend për të krishterët. 

Kur ta vizitojmë? 

Konya ndodhet në regjionin e Anadollit qëndror. Në këtë regjion, muajt e dimrit janë të ftohtë dhe me borë, kurse muajt e verës janë të ngrohtë dhe të thatë. Për këtë arsye, ne ju sygjerojmë ta vizitoni Konyan në pranverë. 

Ku të qëndrojmë​​​​​​​?

Jo sikur në qytetet e mëdha, është e vështirë të gjendet një shtëpi sezonale me qira në Konya shkaku i kulturës së saj. Ne pas kësaj, ju sygjerojmë të shikoni për hotele afër qendrës së qytetit për akomodimin tuaj. Hotelet më të preferuara në këtë zonë janë Anemon, Hilton Garden Inn, Ozkaymak, Ibis, Dedeman, Pasapark, Gherdan Gold dhe Novotel.

Çfarë të hamë

Për shkak të vendndodhjes së tij, pjatat me mish mbizotërojnë. Pjata më e famshme në qytet është mishi dhe buka (pide). Përveç kësaj, supa me bamje, cebic, pasta uji (borek), qebab furre, sacarasi, pasta Mevlana, janë ushqimet që duhet t'i provoni. Ndër restaurantet më të mira në Konya ku mund të hani ushqime vendore janë Kandil, Ali Baba, Kuzucu Ali, Somatci Fihi Ma Fih Restaurant.

Si të shëtisim 

Ju mund të arrini në një vend që doni në Konya me autobus, tramvaj apo minibus. Përpos kësaj, ka taksi që ndodhet afër kudo. Konya është një qytet i madh dhe kështu ju nevojitet ta përdorni transportin publik për destinacionin tuaj. 

Si të shkojmë në Konya 

Me aeroplan: Që prej vitit 2000, fluturimet turke janë duke u zhvilluar nga shumë vende për në Konya. Gjatë sezonit veror, ka gjasa të gjeni fluturime direkte në Konya nga qytetet përreth. 

Me autobus: Turqia ka shumë shërbime autobusi në Konya. 

Me tren: Ka shumë linja treni nga Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri.

Me veturë: Ju mund të shkoni në Konya nga Antalia dhe Adana për katër orë. Ju mund të shkoni në Konya nga Ankaraja për tre orë - gjithnjë me veturë. 

01 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Ankara
Udhëzuesi i udhëtimit në Ankara Në vitin 1923, Ankara është emëruar kryeqytet i Turqisë, i cili ndodhet në regjionin e Anadollit. Për shkak të pozitës gjeografike, ka qenë vendbanim i shumë qytetërimeve në të kaluarën.  Lexo më shumë
06 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye Fethiye është një vend fantastik përplot me histori, arkitekturë dhe vende të shumta për t'i vizituar. Gjithashtu, sigurohuni që të provoni ushqimin tradicional të Fethiyes dhe plazhet e famshme të tij me standardin "Flamuri Blu". Lexo më shumë
23 Shkurt 2023
Izmir: Udhëzuesi i udhëtimit
Izmir: Udhëzuesi i udhëtimit Izmiri është metropoli i tretë më i madh i Turqisë dhe qendra tregtare më e madhe pas Stambollit dhe Ankarasë. Ndodhet në pjesën perëndimore të Turqisë dhe qyteti është në brigjet e Detit Egje. Ky është një qytet i madh me një popullësi prej 4.2 milionë banorësh. Lexo më shumë
24 Shkurt 2023
Një udhëzues i shkurtër për Alanian | Vendet që ia vlen të vizitohen
Një udhëzues i shkurtër për Alanian | Vendet që ia vlen të vizitohen Alania është një gadishull i vogël i provincës Antalia, që ka një klimë mesdhetare. Verat janë të ngrohta dhe dimrat janë të butë dhe me shi. U quajt Pamphylia dhe Cilicia gjatë kohërave të lashta sepse ishte midis dy rajoneve. Lexo më shumë
07 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme
Udhëzuesi i udhëtimit në Cesme I njohur si një prej destinacioneve më të popullarizuara për pushime në Turqi, Cesme është një vend mahnitës për ta vizituar nëse doni të shihni të gjitha vendet historike, ushqimin vendor, plazhet spektakolare që ky vend ka për t'i ofruar. Lexo më shumë