Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit
Informacion
Popullësia e qytetit është 779,379 banorë. Ky është qyteti i 29-të më i banuar në Turqi. Është njëra prej qyteteve më të gjelbra në regjionin e Detit të Zi. Për shkak të klimës me shi, ju mund t'i shihni të gjitha nuancat e gjelbra në shumë pjesë të zonës.
Trabzoni është një qytet i vjetër që daton prej katër mijë vjetësh. Për shkak të kësaj, është bërë njëra prej qyteteve të rralla që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Për shkak të rëndësisë gjeografike, Trabzoni ka mirëpritur shumë qytetërime përgjatë historisë.
Ekzistenca e edukimit, kulturës dhe qendrave tregtare e ka themeluar Trabzonin për shekuj duke e bërë bërë qytet të jetueshëm kulturor. Në këtë artikull, ne do t'ju shfaqim qendrat kulturore dhe historike të qytetit.
Vendet për t'u vizituar
Manastiri Sumela
Njihet ndryshe si manastiri i Meryamit. Thuhet se emrin Sumele e mori nga fjala Melas, që do të thotë "i zi", Shumë legjenda kanë folur për manastirin, përfshirë edhe emrin e tij. Njëra prej legjendave më të njohura është se dy athinas dhe Nëna Maria në ëndrrën e tyre, iu tregoi atyre se ku ishte manastiri dhe si mund të shkojnë atje.
Nuk ka asnjë informacion definitiv në lidhje me datën e ndërtimit. Sipas disa studimeve, ata besojnë se u ndërtua në vitin 385 pas Lindjes së Krishtit, derisa të tjerët thonë se u ndërtua në vitin 472 pas Lindjes së Krishtit. Shumë njerëz që e vizitojnë Trabzonin definitivisht zgjedhin këtë zonë si vendndodhje që duhet të shihet patjetër. Ju mund ta merrni veturën tuaj deri në 200 metra afër manastirit, më pas mund të eci në rrugën prej druri.
Pavijoni Ataturk
Ndodhet në distriktin Soguksu, mansioni ishte ndërtuar në fillim të shekullit 20. Mes viteve 1934 dhe 1937, Mustafa Kemal Ataturk ishte pritur këtu gjatë vizitës në Trabzon. Dihet se Ataturk e shkroi një pjesë të tij para se ai të vdiste. Pavijoni ishte dekoruar dhe transformuar në muze pasi Ataturk vdiq dhe më pas u hap për publikun.
Kalatë në Trabzon
Një tjetër ndërtesë që tërheq vëmendjen e vizitorëve në Trabzon janë muret e qytetit historik: Hisari i lartë, Hisari i mesëm dhe Hisari i ultë. Kalaja ndodhet në pjesën më të lartë të qytetit. Kalaja e Trabzonit ngrihet mbi themelet e Periudhës Bizantine.
Liqenet e Trabzon
Liqenet e Trabzonit janë gjithashtu të veçanta. Uzungol, Balikli dhe Sera jepen si shembuj. Këto liqene i shtojnë bukuri natyrore qytetit. Ju mund të bëni piknik në zonat ku liqenet ndodhen.
Ushqimi
Trabzon pide, e cila është ndër gatimet më të popullarizuara të Trabzonit, bëhet me djath vendas në brumin e hollë duke i shtuar edhe vezë. Gjithashtu, edhe gjalpa është e nevojshme në këtë gatim. Mund të gatuhet më ndryshe nëse i shtohen përbërës të ndryshëm.
Njëra prej gatimeve më unike të regjionit është edhe Kuymak. Ky ushqim bëhet me miell misri duke pasur aromë të mrekullueshme pasi i shtoni "djathin Kolot". Kuymak është gjithnjë prezent në tavolinat e darkës në Detin e Zi, sidomos në drekë. Sygjerohet ta provoni Kuymak në një restaurant vendas.
Kjo pjatë gatuhet nga rrjedhjet e bimëve tomara të Detit të Zi, duke i dënë një aromë unike pasi i shtoni gjalpë dhe miell misri.
Akçaabat meatballs është ndër specialitetet më të mira të regjionit Akçaabat të Trabzonit në Turqi.
Një prej gatimeve origjinale të Trabzonit është edhe stuffed anchovies. Gatuhet nga përzierja e majdanozit, piperit të zi dhe qepës. Më pas, pjesa mbushet në açuva dhe vendoset sërish aty për t'i dhënë një formë të mbushur.
Summer Home në Turqi mund t'ju jap juve detajet e nevojshme për regjionin e Trabzonit. Nëse ju jeni të interesuar, mund të konsultoheni me ekipin tonë në lidhje me pronat në Trabzon. Ne do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë juve.