Vendet më të mira për golf në Turqi
- 4 Koha e Leximit
- Publikuar më 01.08.2023
Turqia ka hapur shumë qendra golfi në vitet e fundit. Këto qendra i përshtaten specifikave ndërkombëtare dhe janë bërë qendra të kompeticioneve ndërkombëtare.
Turqia ka hapur shumë qendra golfi në vitet e fundit. Këto qendra i përshtaten specifikave ndërkombëtare dhe janë bërë qendra të kompeticioneve ndërkombëtare.
Sipas Federatës së Golfit të Turqisë në vitin 2018, ka 36 qendra golfi në 18 vende në vend. Ka qendra golfi në Antalia, Mugla dhe Stamboll. Antalia është destinacioni më i madh i golfit në Turqi.
Turizmi i golfit është gjithashtu i pranishëm në Belek, që ndodhet 30 kilometra larg Antalias. Beleku kishte marrë epitetin e "regjionit më të mirë të golfit për vitin 2008" nga Operatorët e Sportit të Golfit (IAGTO) duke pasur 27 qendra golfi dhe 11 komoditete turistike. Belek që organizon kompeticione ndërkombëtare, është poashtu i rëndësishëm për shkak të kulturës së saj, historisë dhe strukturës natyrore.
Komoditetet e golfit në vend janë kryesisht afër plazhit. Këto vendndodhje janë pranë hoteleve me pesë yje, vendeve të ushqimit, dyqaneve dhe pronave argëtuese.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit është duke planifikuar të ndërtojë 49 qendra tjera të golfit, me një kapacitet prej 35 mijë shtretërve. Planet janë bërë të ndërtohen qendra golfi në Antalia, Aydin, Mugla, Mersin dhe Nevsehir.
Investimi në qendrat e golfit, turizmin e këtij sporti kanë ndihmuar Turqinë të bëhet një faktor ndërkombëtar në kompeticionet e golfit. Vendi është bërë ideal për organizimin e kompeticioneve të golfit nga e gjithë bota.
Në vitin 2010, ndeshja e parë e turneut profesional evropian të golfit, "Challenge Tour" ishte organizuar në vendin tonë së bashku me 22 shtete tjera. IGTM 2011, që konsiderohet si njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të golfit në botë, është mbajtur më 14-17 nëntor 2011 në Belek. Në vitin 2018, një total prej 108 kompeticioneve të golfit janë mbajtur këtu përfshirë edhe ndeshjet vendore dhe ndërkombëtare.
A keni nevojë për më shumë informacion?
- Pronë në Turqi
- Pronë në Qipro
- Pronë në Dubai