Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Viza turke

Shumë njerëz nga e gjithë bota vijnë në Turqi për pushime, të punojnë, investojnë, blejnë paluajtshmëri dhe të jetojnë. Për të hyrë në vend, të huajt duhet të kenë një vizë valide turke ose zgjatje të vizës.

Turqia është vendi i gjashtë më i vizituar në botë. Shumë njerëz nga e gjithë bota vijnë në Turqi për pushime, punë, investime, blerje të paluajtshmërive dhe për të jetuar. Për të hyrë në vend, të gjithë të huajt duhet të kenë një vizë valide turke apo zgjatje të vizës. 

Informacion i përgjithshëm rreth vizës turke

A keni nevojë për një vizë në Turqi? 

Qytetarët e të gjitha vendeve që kanë një marrëveshje me Turqinë për e-viza dhe i plotësojnë kushtet mund të aplikojnë dhe të marrin viza turke online. Qytetarët tjerë janë në gjendje të aplikojnë në misionet turke jashtë vendit dhe të marrin vulën e vizës në aeroporte. 

Kohëzgjatja e vizës nuk mund të kalojë më shumë se 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh. Nëse të huajt duan të qëndrojnë në Turqi më gjatë se periudha e vizës turke, ata duhet të aplikojnë për lejeqëndrim në Turqi. 

E-Visa

Në vitin 2013, sistemi elektronik i vizës është lansuar. Sistemi E-Visa i lejon vizitorët lehtësisht të marrin vizë turistike në Turqi përmes sistemit online para se të vijnë këtu. Aplikanti duhet të mbushë formularin online me të gjitha informacionet e nevojshme (identitet, pasaportë, datë udhëtimi) dhe të paguajnë për një tarifë vize e cila është më e ultë se tarifat e vizës së Turqisë në aeroport. 

Periudha valide e e-Visa është më ndryshe se kohëzgjatja e qëndrimit. Të huajt mund të hyjnë në Turqi kurdoherë brenda periudhës valide.

Llojet e vizës turke: 

  • viza turistike 
  • viza biznesi 
  • viza pune 
  • vizë për qëllime studimi 
  • qëndrim zyrtar dhe të tjera.

Lloji më i njohur i vizës turke janë vizat për qëllime turistike. Nëse aplikanti nuk i përmbush kërkesat për E-Visa ose vulë e vizës në aeroportet turke, ai/ajo duhet të marrë vizën nga Amabasada e Turqisë ose Konsulata. Rekomandohet të bëni aplikacionin e vizës turke së paku një muaj para datës së udhëtimit. Para udhëtimit në Turqi, ju lutem hyni në uebsajtin zyrtar për të aplikuar për vizë turke. Aplikantët duhet të kenë këto dokumente:  

  • pasaportë ose dokument i ngjashëm udhëtimi
  • fotografi biometrike 
  • dokumente që dëshmojnë të ardhurat 
  • rezervim i biletës së udhëtimit f
  • ftesë ose rezervim i hotelit 
  • sigurim i udhëtimit 
  • dokument që tregon kthimin tuaj.

Të huajt mund të marrin vizë turke për 30, 60 dhe 90 ditë, varësisht nga shtetësia e tyre. Pasaporta ose dokumenti i udhëtimit për hyrjen në Turqi, duhet të kenë afat të paktën 60 ditë më shumë se kohëzgjatja e vizës (30, 60 ose 90 + 60 ditë). Shtetasit e vendeve që lejohen të hyjnë në Turqi me ID-të dhe diplomatët janë të përjashtuar nga kjo rregullore.  

Tarifat e vizave turke 

Kosto e vizës turke varet nga shtetësia, qëllimi i udhëtimit dhe nevoja për E-Visa apo vulë e vizës për të hyrë në Turqi. 

Pagesa për E-Visa mund të bëhet në dollarë. Tarifa varion varësisht nga shtetësia dhe lloji i dokumenteve të udhëtimit. 

Pezullimi për vizë turke 

Të huajt që hyjnë në Turqi me vizë të pezulluar mund të gjobiten ose pezullohen të hyjnë në vend, varësisht nga periudha e qëndrimit të tepërt (më pak se dhjetë ditë - nuk ka pezullim). Mund të ndodhë në tri mënyra: qëndrimi më gjatë se kohëzgjatja e vizës, zgjatja e limitit periudhës së rregullit prej 90 ditësh ose qëndrimi me lejeqëndrim të skaduar në Turqi.

Vendimi për të pezulluar hyrjen në Turqi nuk merret nën këto kushte: 

  • të huajt që largohen nga vendi pas tre muajsh do të paguajnë një gjobë administrative 
  • të huajt që shkelin të drejtën për të qëndruar deri në tre muaj (përfshirë tre muaj) dhe largohen me vendimin e dëbimit në kohën e caktuar do të duhet të paguajnë gjobën administrative.

Kohëzgjatja e pezullimit për të hyrë në Turqi për qëndrim të tepërt është nga një muaj deri në pesë vjet. Pezullimi i tillë mund të largohet në rast se peroni aplikon në misionet turke jashtë vendit për ndonjë lloj relevant të vizës turke. 

Përditësimi i vitit 2020

Për shkak të situatës me COVID-19, të huajt që nuk kanë mundur të largohen nga vendi në periudhën e caktuar të vizës turke, lejeqëndrimit ose lejeve tjera në Turqi, nuk do të gjobiten apo pezullohen. Megjithatë, nëse ata nuk mbushin aplikacionin për lejeqëndrim apo zgjatje, duhet të largohen nga vendi brenda një muajsh. 

29 Korrik 2022
Bashkëpunimi me Summer Home
Bashkëpunimi me Summer Home Summer Home aktualisht duke kërkuar një Agjencion Profesionale/ Brokerë të Pasurive të Paluajtshme për të bashkëpunuar në shitjet e pasurive të paluajtshme turke. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini banim në Alania
Blini banim në Alania Blini një shtëpi në Alania, vend i cili është i popullarizuar në Turqi, në uebsajtin tonë. Lexo më shumë
29 Korrik 2022
Historia e Summer Home
Historia e Summer Home Summer Home Real Estate është një agjencion turk i pasurive të paluajtshme. Është themeluar në vitin 2002 në Antalia. Qytet i madh, me aeroport ndërkombëtar dhe qendër shumë e popullarizuar turistike. Lexo më shumë
30 Korrik 2022
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi
Blini një apartament të lirë në Side, Turqi Investim në një apartament në Side, Turqi, banim luksoz dhe jo i shtrenjtë në këtë regjion është i popullarizuar nga blerësit prej Evropës dhe ish-shtetet e CIS. Lexo më shumë