Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Parajsa e fshehur e Turqisë

Turqia ka histori të pasur që daton nga mijëra vjet. Në disa prej fshatrave në Turqi, shfaqet historia e saj dhe zona e shndërruar turistike.

Turqia është ka një vlerë historike dhe bukuri natyrore në çdo qosh për turistët vendas dhe të huaj të uhdëtojnë në destinacionet që presin të zbulohen. 

Trilye

Ndodhet 11 kilometra nga distrikti Mudanya të Bursas dhe ka vend bregdetar të quajtur Trilye. Sipas thashethemeve, emri vjen nga një peshk, kurse thashethemet tjera sygjerojnë se vendi ishte emëruar në nder të tre priftërinjëve që kishin migruar nga Stambolli. Edhe pse emri i fshatit u ndryshua në vitin 1963 në "Zeytinbagi", u ndryshua në Trilye në vitin 2011. Duke reflektuar në arkitekturën bizantine dhe greke, këto shtëpi zakonisht janë trekatëshe dhe të ndërtuara nga druri dhe qerpiçët. 

Katet përdhesë të shtëpive të Trilyes janë të ndërtuara si plantacione të ullirit dhe hardhive. Familjet e kalojnë shumicën e kohës në katet përdhesë gjatë muajve të verës.

Katet e dyta përdoren si kate të mesme dhe ky kat ka tavane të ulëta. Kati i tretë është kati ku ndodhen hapësirat e banimit dhe dhomat e gjumit, dhe tavanet janë të larta. Ka shumë vende për të shkrepur fotografi të bukura në regjion.  

Trilye është një vendndodhje e shkëlqyer për të kaluar kohë të mirë me familjen.  

Yesilyurt

A dëshironi ta pushoni mendjen tuaj, të qëndroni vetëm me natyrën dhe të kaloni disa ditë të qeta? A dëshironi të lexoni libra, dëgjoni muzikë dhe ta qetësoni shpirtin? Atëherë, fshati Yesilyurt është për ju. Falë detit të pastërt, ajrit të freskët dhe verave të bukura, është vend i preferuar nga pensionistët. 

Ky vend i bukur ishte quajtur më parë Buyuk Cetmi, ku të gjitha lagjet jomuslimane dhe muslimane përbëhen nga shtëpi prej guri. Popullsia vendase në fshat është zvogëluar ndjeshëm dhe pishat shekullore e rrethojnë atë. Gjithashtu, ka kaq shumë njerëz që u shpërngulën nga qytetet e mëdha dhe u vendosën këtu. Ky migrim nga qytetet i ka dhënë fshatit Yesilyurt një estetikë shumë më ndryshe.

Adatepe

Ju arrini në qendrën e Kucukkuyut me një rrugë që kalon kah malet Kaz. Ishte ndër fshatrat më të pasur të periudhës osmane, por gjatë kohës u shkatërrua dhe shtëpitë ishin demoluar. Ishte rizbuluar nga një grup i njerëzve disa vite më parë. Tani, pas disa riparimeve, është bërë një prej regjioneve më të popullarizuara për turistët. Ne nuk dyshojmë se ju do t'i pëlqeni vilat osmane dhe shtëpitë greke prej guri si dhe rrugët e qeta. Ka gjithashtu edhe hotele për ata që duan të akomodohen. Pas eksplorimit të fshatit, ju mund të pini çaj në rrugë dhe të shijoni gozleme të bëra nga të moshuarit vendas. 

Birgi 

Lagjja historike Birgi ka qenë nikoqire e shumë qytetërimeve për rreth tre mijë vjet, dhe sot ende ka karakteristika arkitekturore të periudhës Aydınoğulları.

Birgi, që është pjesë e distriktit Odemis, ka qenë qytetërim prej vitit 750 para Krishtit. Njihet si qendër e qetë në histori shkaku i kurrizit në Bozdag, lartësia e së cilës është më e lartë se dy mijë metra dhe është e përshtatshme për ta vizituar zonën. Me burimet e tij të ujit dhe, ka qenë zonë banimi për mijëra vjet. Në Birgi, ka shumë gjurmë të qytetërimeve Lidiane dhe Phirgiane, Persiane, Romake, Bizantine dhe Mbretërisë së Pergamonit.. Në Birgi, pamja e tij historike nuk është shkatërruar për rreth 700 vite. Shtëpitë janë të ndërtuara nga njerëzit që kishin aftësi në ndërtim. Të konsideruara si shembull i mrekullueshëm i arkitekturës turke për stilin unik, shtëpitë në Birgi janë ndërtuar nga gurët natyrorë të tokës. 

Këto ndërtesa dykatëshe janë ndërtuar me kate prej gurit, drurit dhe tavane. Koridorët në shtëpi dhe dritaret kanë karakteristika dalluese të arkitekturës. 

02 Gusht 2023
Muzeu i Antalias
Muzeu i Antalias Antalia ka qenë nikoqire që mijëra vite për shumë qytetërime. Rrënojat antike dhe shumë vende historike dëshmojnë se qyteti ofron bukuri të ndryshme për entuziastët e historisë. Lexo më shumë
15 Tetor 2023
Myra dhe
Myra dhe "Babai i Krishtlindjeve" Në rrugëtimin përmes autostradës D400 në Marmara së fundmi këtë vit, ne ishim të befasuar ta shihnim një shenjëzim që fliste për kishën Noel Baba dhe muzeun, të cilin ishin afër nga ku ne ishim për vizitë. Lexo më shumë
08 Prill 2023
Kërkesat për marrjen e një vize për të shkuar në Turqi
Kërkesat për marrjen e një vize për të shkuar në Turqi Për të huajt që duan ta vizitojnë Turqinë dhe të kenë një pushim të mrekullueshëm. Republika e Turqisë ofron sistem bashkëkohor të quajtur "e-visa". Lexo më shumë
19 Korrik 2023
Ushqimi i rrugës në Alania
Ushqimi i rrugës në Alania Ju mund të gjeni ushqim derisa po ecni në rrugët e Alanias. Nuk po flasim për restaurantet, por për tezgat e vogla në trotuare. Ju mund të gjeni tezga kudo në Alania, të cilat kanë specialitetin e tyre. Të gjitha prej tyre ndodhen në zona të ndryshme të Alanias. Lexo më shumë
20 Gusht 2023
Interneti telefonik në Turqi
Interneti telefonik në Turqi Interneti telefonik i jashtëm është i nevojshëm kur dilni jashtë shtetit, sidomos në Turqi. Lexo më shumë