Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Qyteti i vjetër i Sirinces

Derisa ecni në fshat, ju mund ta shijoni aromën e pemëve të shijshme në degë dhe të gjeni hotele të këndshme që do ta bëjnë qëndrimin tuaj më të përshtatshëm.

Ne ju mirëpresim juve në fshatin e mrekullueshëm të Sirinces. Derisa ecni në fshat, ju mund ta shijoni aromën e pemëve të shijshme në degë. Në fshat, ju mund të gjeni hotele të bukura, që do ta bëjnë qëndrimin tuaj më të përshtatshëm. Pasi të lini valixhet, ju mund të shkoni te njëra prej kafeneve që ndodhet rreth zonës dhe të shijoni kafen e shijshme turke. 

Për ata që nuk e njohin këtë fshat, ju ndoshta do ta kujtoni nga viti 2012. Ishte transmetuar në shtyp se sipas kalendarit Majan, 21 dhjetor 2012, bota do të mbaronte dhe dy vende do të jenë mbi ujë gjatë apokalipsit. Një fshat në Francë - Bugarach - dhe tjetri Shirinje. Në vitin 2012, ky fshat ishte i popullarizuar dhe i vizituar nga shumë turistë të huaj dhe vendas. 

Në periudhën e seljukëve, fshati ishte romak dhe pas pushimit të seljukëve, shumë turq nisën të jetuan me qytetarët romak. Popullësia ishte prej dy mijë banorësh dhe të ardhurat e tyre ishin nga ulliri dhe rrushi që përdoreshin për të bërë verë. Sot, nuk janë të famshëm vetëm për verën e shijshme dhe ullirin, por tani njerëzit e këtij vendi rrisin të gjitha llojet e pemëve si pjeshka, fiq, molla dhe arra. 

Vendet për t'i vizituar në Sirince:

Zona e Bazaar:

Këtu ka shumë zona për të ngrënë, pirë, blerje dhuratash, pemë, perime dhe ushqim. Ecja nëpër rrugë është e këndshme pasi mund të shihni mënyrën se si ishin tregjet e vjetra. 

Kisha St. John Baptist:

Për shumë vite, kisha ishte në gjendje të keqe. Në vitin 1805, kisha ishte riparuar dhe ishte hapur për njerëzit. Ju mund të shprehni dëshira të mira pranë kishës, ku njerëzit vijnë shumë shpesh. Sigurohuni që të shkrepni fotografi derisa jeni duke kaluar për t'u mahnitur me arkitekturën magjike të ndërtesës. 

Shkolla e gurit:

Kjo shkollë, e cila është tani një muze, është e hapur shtatë ditë në javë dhe shfaq sistemin e edukimit nga periudha antike e Perandorisë Osmane deri në fillimin e Republikës së Turqisë. 

15 Shtator 2023
Joga fluturuese
Joga fluturuese Joga fluturuese është ndryshe nga joga e cila përqëndrohet në qetësinë e mendjes duke lëvizur trupin tuaj. Lexo më shumë
02 Shtator 2023
Parajsa e fshehur e Turqisë
Parajsa e fshehur e Turqisë Turqia ka histori të pasur që daton nga mijëra vjet. Në disa prej fshatrave në Turqi, shfaqet historia e saj dhe zona e shndërruar turistike. Lexo më shumë
26 Marsh 2023
Kampanja dixhitale
Kampanja dixhitale "Shtëpia turke" ka arritur në 6.9 milionë ndjekës! "Shtëpia turke" është një kampanjë turke që ka arritur afër shtatë milionë ndjekës tani. Lexo më shumë
14 Tetor 2023
Xanthos - një udhëtim rrugor
Xanthos - një udhëtim rrugor Xanthosi ishte kryeqyteti origjinal i Licias së lashtë. Ishte dhënë në mbrojtje në vitin 1988 kur u bë vend i Trashëgimisë Botërore dhe mbrohet nga UNESCO. Lexo më shumë
30 Mund 2023
Bukuria e fshehur e Antalias, ujëvara Uçansu
Bukuria e fshehur e Antalias, ujëvara Uçansu Ujëvara e njohur si parajsa e fshehur në pyll, i jep jetë lumit Alara duke u derdhur në disa degë dhe duke tërhequr vëmendjen nga vizitorët që duan të freskohen sidomos në verë. Temperatura e ujit të ujëvarës arrinë 15 gradë më së shumti në verë. Lexo më shumë