Tosmuri ndodhet rreth gjashtë kilometra në lindje të Alanias. Është një vend më i qetë për të jetuar dhe ka rritur reputacionin e blerësve për shkak të shtëpive prestigjioze. Ka një vendndodhje superiore mes detit Mesdhe dhe maleve Taurus, që nënkupton se pronarët e shtëpive kanë pamje mahnitëse nga çdo kënd.
Cilat janë avantazhet e blerjes së një apartamenti në Tosmur?
Numri i evropianëve që po blejnë prona në Tosmur është rritur më shumë se 50 përqind në krahasim me vitin 2018. Qytetarët e Danimarkës, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë së Madhe dhe shteteve tjera evropiane, të Rusisë dhe shteteve aziatike jetojnë këtu, për pushime por edhe për biznes.
Klima: Moti në këtë zonë të Mesdheut është i ngrohtë dhe i lagësht në muajt e verës (në korrik dhe gusht), kur temperaturat janë rregullisht mbi 40 gradë celcius. Muajt e dimrit janë të karakterizuar nga ditët me diell pasuar nga netët e freskëta. Gjatë dhjetorit dhe janarit, priten reshje shiu dhe stuhi me raste. Temperaturat variojnë nga 16 deri në shtatë apo tetë gradë celcius. Nuk është kurrë frohtë mjaftueshëm për reshje bore apo ngrica, ani pse malet që e rrethojnë Tosmurin kanë nganjëherë borë në maje.
Plazhet: Ky bregdet ka një mori plazhesh të famshme për rërën e bardhë dhe detin e pastër. Disa prej tyre kanë edhe titullin "Flamuri Blu". Plazhet në Tosmur variojnë nga ato me rërë deri tek ato me guralecë. Hyrja në det është e lehtë pasi pjerrësia është e butë në shumicën e vendit. Në disa vende, mund të ketë edhe shkëmbinjë. Disa hotele kanë lansuar hyrjet nga ku ju mund t'i shmangeni shkëmbinjëve. Ka shumë zona të lira pranë këtij plazhi ku ju mund të rreziteni.
Dyqanet: Edhe pse Tosmuri vshtë një periferi më e vogël në Alania, ka shumë dyqane dhe supermarkete lokale. Njëherë në javë vshtë tregu vendor i fermerëve ku ju mund të blini pemë dhe perime të freskëta. Disa markete poashtu shesin veshmbathje, këpucë, çanta si dhe aksesorë. Mbajeni në vend, çmimet janë të volitshme, andaj mos u largoni shumë nga këtu!
Linjat e transportit: Autostrada D400 lidh të gjitha qytezat kryesore pranë bregdetit, duke e bërë lëvizjen të lehtë dhe bashkëkohore. Aeroporti ndërkombëtar i Antalias është 135 kilometra larg dhe Gazipasa, aeroporti lokal i Alanias, është vetëm 35 kilometra larg. Linjat e transportit janë mirë të organizuara në këtë regjion me shumë kompani transferi, taksi dhe kompani të veturave me qira.
Aktivitetet rekreacionale: Kjo zonë e Alanias është përplot me aktivitete për t'ju mbajtur juve dhe familjen tuaj të argëtuar. Ka qendra të sporteve ujore pranë bregdetit si jet ski, parasailing, skijim, në ujë, lundrim me barkë, etj. Zhytja dhe peshkimi mund të aranzhohen në portin lokal të kësaj zone dhe ky aktivitet është tejet i popullarizuar. Nëse doni më shumë aventura, atëherë malet Taurus ofrojnë aktivitete si fluturim me parashutë, hiking, rafting si dhe eksplorim të kanioneve. Ju mund të peshkoni në lumin Dim, që është përplot trofta. Restaurantet janë aty afër dhe më pas mund ta eksploroni edhe shpellën DIm, ku ka stalagmite dhe stalaktike.
Zonat arkeologjike: Qyteti i Alanias ka shumë vende arkeologjike për t'i vizituar. Kalaja është një vend mahnitës për t'u shëtitur apo për të provuar teleferikun. Ofron pamje panoramike të gjirit të Alanias dhe maleve. Brenda kalasë është Kulla e Kuqe dhe kantieri detar. Pranë është edhe Side, ku ka muze dhe ia vlen ta vizitoni. Disa kilometra në lindje të Tosmurit është Siedra dhe Anamuri; që ofrojnë vende interesante historike.
Restaurantet: Tosmuri ka shumë kafene dhe restaurante të këndshme, të gjitha këto ofrojnë ushqime vendore dhe ndërkombëtare. Disa prej kafeneve ofrojnë edhe muzikë live në muajt e verës.
Banimi i përhershëm: Ka një komunitet të madh të ish-mërgimtarëve që jetojnë rreth Tosmurit nga e gjithë bota. Ata joshen për të jetuar këtu pasi ka shumë shkolla private dhe publike me reputacion të shkëlqyer. Në Obën e afërt, ka një spital të madh publik si dhe zgjedhje tjera të spitaleve private. Të blesh këtu në vlerë prej 400 mijë dollarë, ju jep mundësinë automatikisht ta merrni shtetësinë turke (përditësim i qershorit 2022).
Çfarë lloje të pronave janë në dispozicon në Tosmur?
Të jetosh në Tosmur është atraktive dhe ofron stil relaksues të jetës, sidomos për ata që duan të blejnë pronë. Banim këtu janë kryesisht apartamentet në komplekse.
Nëse blini një apartament për qëllim investimi në tregun e qirave, atëherë këtu në Tosmur kjo është e popullarizuar. Prona juaj do të ketë kthim në investim në vitet e ardhshme. Turistët janë të joshur nga Tosmuri dhe prona juaj nuk do të mbetet boshe gjatë. Gjithashtu, është një investim i shkëlqyer të blini një apartament si shtëpi pushimesh apo për t'u zhvendosur përherë këtu. Ju do të keni kthim të mirë në investimin tuaj fillestar.
Jeta këtu në Tosmur është e qetë dhe ju ofron jetë të relaksuar. Ka shumë prona në dispozicion për shitje:
Apartamente: Nga 1+1 deri në 3+1, janë zakonisht të kompletuara me dhoma gjumi dhe banjo.
Apartamente të mëdha dupleks: Hapësira e banimit është e zgjeruar në dy kate, nganjëherë me kuzhina të ndara. Zakonisht, kanë katër apo pesë dhoma gjumi dhe ballkone në dhomat e gjumit si dhe në dhomën e ndenjes.
Suita: Në katin e lartë të një blloku apartamentesh, janë tejet prestigjioze dhe me ballkone në çati.
Apartamente në rishitje: Shpesh shiten nga pronarët me të gjitha pajisjet dhe orenditë në një vend. Nëse shiten si pronë e re e rinovuar, atëherë do të jetë me gjasë pjesërisht e pajisur.
Ndërtesat e reja: Mënyrë e shkëlqyer për blerje është gjatë fazës së ndërtimit. Kjo nënkupton se ju mund të negocioni për çmim më të ultë dhe nëse blini herët, nganjëherë ju mund të bëni ndryshime në ndërtim. Blerësit e zgjedhin këtë rrugë pasi prona e tyre shtrenjëtohet për 15-20 përqind pas përfundimit të ndërtimit.
Komplekset në Tosmur janë të bukura me kopshte mahnitëse dhe me komoditete të hoteleve me pesë yje. Varësisht nga madhësia dhe vjetërsia e kompleksit, ju mund të gjeni parking, siguri, pishinë, kënd lojërash, fusha volejbolli dhe basketbolli.
Kostoja e një apartamenti përcaktohet si në vijim:
zona;
distanca nga plazhi;
madhësia (apartament njëkatësh apo dupleks);
numri i dhomave të gjumit, banjot dhe ballkonet;
ndërtim i ri apo rishitje;
infrastruktura e zhvilluar;
kompleks rezidencial nën ndërtim apo i kompletuar;
apartament bosh apo i pajisur;
pamje panoramike të detit, maleve, lumit apo qytetit;
kati (apartament standard apo suitë).
Summer Home është këtu t'ju ndihmojë në blerjen e shtëpisë së ëndrrave tuaja, nga konsultimi fillestar duke e parë, e më pas te blerja. Ne ju ndihmojmë juve në çdo fazë që ju të jeni të kënaqur me procesin.