Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Stinët në Turqi

Në Turqi, ju mund të keni pushime të mira dhe të lira me miqtë dhe familjen tuaj.

Turqia është një vend që tërheq turistët me bukurinë e saj, nxehtësinë, kulturën dhe traditat. Këtu ju mund të shijoni kohë mahnitëse me familjen dhe miqtë tuaj. Sezoni më i mirë në Turqi nis në fund të muajit prill dhe zgjat deri në tetor. 

Best season for vacation in Turkey

Sezoni i plazhit në Turqi zgjatë shtatë muaj. 

PRANVERA E HERSHME NË TURQI DHE KARAKTERISTIKAT E KLIMËS 

Me fillimin e pranverës, plazhet dhe hotelet nisin të hapen. Nga ky muaj, jo shumë njerëz vijnë shkaku i shiut të mundshëm dhe erërave. Gradualisht, i ftohti dhe shiu zëvendësohen nga ditët e nxehta.

Temperatura mesatare në bregdetin e Mesdheut është +13 dhe +22°C. Në mbrëmje, ka ulje temperaturës, dhe moti bëhet +6°C derisa temperatura e ujit qëndron në +19°C.

Në maj, moti mund të jetë i paparashikueshëm kështu që mund të ketë një ditë me shi dhe në ditën tjetër të jetë nxehtë dhe thatë. 

Early spring in Turkey
Në pranverë, ditët me diell dhe të nxehta priten në gjithë Turqinë. 

Në fund të majit një verë e nxehtë tipike fillon. Në këtë kohë, nis dalja e luleve, frutave të epmëve dhe lulëzimi i dredhëzave.

Hapja e resorteve 

Turqia është duke u përgatitur t'i mirëpres turistët, duke deklaruar siguri të plotë në aspektin e koronavirusit. Sipas ekspertëve, nuk ka asnjë rrezik. Duke nisur nga 1 qershori, udhëtimet mes qyteteve do të nisin. 

Mënyra më e mirë për ta kaluar kohën në Turqi 

Është e nevojshme të bëni hulumtimet tuaja për ta parë se ku doni të qëndroni dhe ta bëni një plan. 

Hot air balloon
Keni një përvojë të paharrueshme duke lëvizur me ballon me ajër të nxehtë. 

Këtu janë vendet më të mira për t'i vizituar në Turqi, sidomos gjatë udhëtimit tuaj të parë në vend: 

  1. Udhëtimi me ballon me ajër të nxehtë në Kapadokia. Kjo ngjarje do të lë një përvojë të mahnitshme. Ju do të shkoni një kilometër lart në ajër dhe do ta shihni Kapadokian nga prespektiva të ndryshme. Kjo zonë është e krijuar nga shkëmbinjtë dhe ky formacion është bërë si rezultat i erozionit vullkanik. 
  2. Ekskurzion në Pamukkale, që nënkupton "kështjellë pambuku" në gjuhën shqipe dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s. 
  3. Rrënojat e Ephesus. Ephesus është qyteti më i madh antik në botë. Atmosfera është krejtësisht antike - rrugë të bukura, banjo romake, libraria e Celciusit, një amfiteatër dhe tempulli i ndërtuar. Udhëtimi mund të kombinohet edhe me një vizitë në Kalanë e Pambukut. 

Në Turqi, shumë lumenj janë të përshtatshëm për rafting. Më të sigurtit janë Dalaman dhe Koprulu. 

Një udhëtim me varkë është mënyra më e mirë për të shijuar bukuritë turke nga deti. Organizuesit e udhëtimit ofrojnë llojëshmëri të aventurave. Kosto varet nga programi dhe koha. 

Hammam
Hammam - kështu quhet banjo turke. Ky është një vend i shkëlqyer për relaksim të trupit dhe mendjes. Hotelet me hamame janë shumë të rekomanduara. 

Pazari i madh turk duhet të vizitohet nga të gjithë adhuruesit e blerjeve. Ia vlen ta blini të paktën një magnet frigoriferi që do t'ua kujtojë juve udhëtimin. Nuk ka asgjë që nuk mund të blihet këtu, nga aksesorët e punës me dorë deri te aksesorët e shtrenjtë. E gjitha që ju duhet ta kujtoni është se insistoni për çmimin e produkteve pasi pronarët rrisin çmimet e tyre nganjëherë. 

Ahengjet më të mira mbahen në klubet e natës në Kemer - Aura First, Aura Moonlight dhe Inferno. Ata që e pëlqejnë vallëzimin dhe të dëgjojnë muzikë të zhurme, këto vende janë për ju. Megjithatë, ka edhe disa zona ku ahengjet anulohen, për shembull, Alania. Kjo është bërë shkaku i një incidenti që ka ndodhur në njëren prej klubeve. 

Maji i ngrohtë dhe i lirë 

Muaji i fundit i pranverës është i përshtatshëm për ata që nuk e duan nxehtësinë e madhe. Temperatura në këtë kohë është +24 dhe +28°C. Numri i pushuesve është duke u rritur. 

Kjo është një periudhë tranzioni nga faza e qetë në atë më të ngarkuar. Kostoja e pushimit në maj është më e lira që mund ta gjeni. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kaloni mirë. Për shembull, ka zëra dhe drita të shfaqura në Xhaminë e Kaltër në Stamboll. Ato vazhdojnë deri në mes të muajit tetor. 

HAPJA E SEZONIT TË PLAZHIT NË TURQI 

Në Turqi, sezoni i plazhit nis në qershor.

Qershori "dembel" 

Hotelet hapen prej atëherë, por ju nuk do të gjeni hotele të mbushura në këtë muaj. Plazhet gradualisht mbushen me shezollone. Numri më i madh i pushuesve vijnë gjatë muajit dhe mbetet në këtë nivel deri në shtator.  

Lazy june
Në qershor, plazhet janë të mbushura me shezllone. 

Parimisht, në fillim të verës, ata shkojnë të pushojnë me fëmijët e tyre. Temperatura mesatare e ujit është +22 dhe +30°C. Niveli i lagështisë rritet, kështu që nxehtësia bëhet më e përballueshme. Ka gjasa që në mbrëmje të bëhet ftohtë në ujë shkaku i erës.

Për ata që e duan notin, rekomandohet të arrini pas 10 qershorit. Zona më e nxehtë në Turqi është në Mesdhe dhe bëhet sa më ftohtë derisa ju shkoni kah veriu. 

Për ata që e duan nxehtësinë dhe diellin rrezatues, ia vlen të vini në muajin e parë të verës, ku mund të ecësh në mesditë duke nxituar për t'i parë vendet e ndryshme, të flesh në plazh dhe të mos digjesh nga dielli.

Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti 

Muajt më të nxehtë në Turqi janë korriku dhe gushti. Për këtë arsye, janë më atraktivë dhe numri i turistëve në këtë periudhë është i lartë. Shumica e njervzve shkojnë në plazh dhe notojnë në det. 

Në bregdet, është e vështirë të gjeni një vend të lirë sepse ka vendas dhe të huaj. Në hije, temperatura rritet deri në +39°C. Koha më e mirë për siguri dhe shëtitje është në mëngjes dhe pasdite. 

The hottest months
Korriku dhe gushti janë muajt më të popullarizuar për pushimet në plazh. 

Në veri, temperaturat janë më të ulta, pra ata që janë fizikisht të dobët dhe nuk e tolerojnë nxehtësinë, duhet të shkojnë atje. Klima është më e butë në këtë periudhë.

Gushti është muaji më i nxehtë i sezonit turistik. Shiu është pritur këtu dhe dhomat janë shumica të rezervuara në hotele. Në muajt e verës, të gjithë duan të rreziten. 

Avantazhet karakteristike të kësaj periudhe janë llojëshmëria e frutave ekzotike dhe perimet. Ka shumë rrush, pjeshka, fiq, manaferra, etj. Në fund të gushtit, ju duhet ta shfrytëzoni mundësinë të blini bileta të lira. 

VJESHTA - SEZONI I LIRË

Pavarësisht sezonit vjeshtor, shumë turistë udhëtojnë në Turqi. Vendi në këtë periudhë është mjaft i nxehtë. 

Shtatori është koha e fëmijëve 

Pasdite është nxehtë, madje edhe në shtator. Temperaturat ngriten deri në +30°C, por në mbrëmje ka freski të madhe.

Temperatura e detit është e përshtatshme për not. Për shembull, në mes të shtatorit, nisin aktivitetet artistike të operojnë në Stamboll. 

Art exhibition in Turkey
Në shtator, një ekspozistë arti hapet. 

Plazhet mbyllen në tetor 

Temperatura e ujit është rreth +24°C. Kostoja e banimit është e reduktuar; prandaj, njerëzit synojnë të marrin me qira një apartament para se të qëndrojnë në hotele. Në ditët e fundit të muajit, sezoni i shiut fillon. 

29 tetori është festë kombëtare, ku turqit e festojnë Ditën e Republikës. Festohet solemnisht me parada dhe ngjarje tjera. 

Nëntori i ftohtë 

Në nëntor, moti ndryshon drastifikisht, dhe kështu edhe fluksi i turistëve. Koha për plazh dhe sezoni i notit mbyllet. Në fillim të muajit, temperatura është +20°C, dhe në fund, bie në + 15°C. Qytetet më të nxehta janë Alania, Belek, Gazipasa. Një alternativë e mirë janë hotelet SPA dhe termale në Bolu dhe Pamukkale. 

AKTIVITETET DIMËRORE DHE TEMPERATURAT MUJORE 

Dimri është koha kur mbyllet sezoni i plazhit dhe periudha për aktivitetet e jashtme hapet. Në këtë periudhë, ka shumë njerëz që duan ta vizitojnë vendin. Dimri është i butë dhe i nxehtë, dhe moti varion në varësi të muajit. 

Ekskursionet në dhjetor 

Në dhjetor, koha më e mirë për t'i vizituar ekskurisionet është e nxehtë dhe nuk ka ngrica. Temperatura mesatare është +15°C, në mbrëmje bie në +5°C. Në këtë periudhë, ka erëra dhe shi. Ka paksa rrezik për zhytje në det. Numri i vizitorëve është ultë, por rritet me ardhjen e Vitit të Ri. 

December in Turkey
Numri i vizitorëve në Vitin e Ri është i rritur. 

Viti i RI në janar

Janari është i ftohtë dhe me shi. Fluksi i turistëve është më i lartë se në muajin e kaluar për shkak Vit të Ri. Temperatura gjatë ditës arrin maksimumin prej +10°C, dhe në mbrëmje deri në +7°C. Prej se nis lagështia, është më ftohtë. Temperatura e ujit është e nxehtë deri në +17°C.

Temperatura ditore është +5 ... +10°С, dhe temperatura në mbrëmje është +3 ... +7°С. Uji ngrohet deri në +17°C.

Shkurti në Turqi 

Shkurti në Turqi është i njejtë si janari. Nuk ka shumë dallim në mot dhe kushte klimatike. Sportet dimrore janë të popullarizuara. 

SEZONI I SKIJIMIT DHE KËNAQËSIA E TIJ 

Resortet më të popullarizuara janë:

  1. "Uludag." Ndodhet 25 kilometra nga Bursa. Ka në total 25 pista. Janë të përshtatshme për fëmijët, të rriturit, profesionistët dhe fillestarët. Gjatësia totale e tij është 17 kilometra. 
  2. Erciyes. Ndodhet pranë Kapadokias, afër qytetit të Kayserit. Gjatësia e pistës është 56 kilometra. 
  3. Palandoken / Erzurum. Përfshin 23 pista. Gjatësia totale e tij është 40 kilometra.
Ski season in Turkey
Resortet e skijimit janë të përshtatshme për fëmijët dhe të rriturit. 

Ju mund të shkoni të skijoni, madje edhe me snowbord.

Instruktorët për fillestarët janë në dispozicion, dhe resortet karakterizohen nga një infrastrukturë e zhvilluar. 

DATA E FILLIMIT TË FESTIVALEVE NË TURQI 

Për shumicën, koha më e mirë për të shkuar në Turqi është e lidhur me festivalet e dedikuara për artin. Resortet bregdetare gjithashtu kanë aktivitete joshëse. 
Kryesoret janë: 

  1. Festivali i Filmit i Stambollit. Nis në vitin 1982. Kohëzgjatja e tij është dhjetë ditë. Këtë vit, festivali është mbajtur nga 10 deri më 21 prill. 
  2. Dita kombëtare e sovranitetit dhe mbrojtjes së fëmijëve. Data - 23 prill. 
  3. Festivali i spërkatjes në diell - një festival muzike me xhazz. Vendndodhja dhe data - Bodrum, nga 12 deri më 16 gusht. 
  4. Festivali ndërkombëtar i monumenteve me rërë, kur të gjithë skulptorët nga shtete të ndryshme shkojnë në plazh në Antalia dhe Lara duke krijuar mrekulli. Data - nga 15 maji.
  5. Festivali i kulturës dhe artit. Mbahet në shtator, në qytetin e Sides. Nga 15 qershori deri më 25 qershor, mbahen koncerte falas në rrënojat e amfiteatrit dhe tempullin e Apollos. 
  6. Nga mesi deri në fund të korrikut, festivali i muzikës folklorike dhe vallëzuese mbahen me promovimin e kulturës turke dhe traditave në zona të ndryshme të Antalias. 
  7. Festivali ndërkombëtar i ushqimit të rrugës në muajin e parë të verës. Kjo është një ngjarje interesante kur shtetet e ndryshme prezantojnë kuzhinën e tyre vendore. Mësim për ata që duan të mësojnë për artin e gatimit të ushqimit ekzotik. Data - prej 6 deri më 9 qershor. 
  8. Festivali i muzikës dhe vallëzimit, DREAMLAND është një ngjarje që ia vlen të vizitohet për ata që pëlqejnë të jetojnë në tenda, të bëjnë udhëtime me jaht si dhe rafing. Vetëm artistët më të mirë dhe valltarët janë të pranishëm. Data - nga 16 deri më 23 korrik. 
Sun Splash Festival
Festivali i spërkatjes në diell është një festival muzikor. 

KOHA MË E LIRË PËR UDHËTIM

Për të pasur pushime të lira nv Turqi, ia vlen të fluturoni nga fundi i prillit deri në fillim të majit. Kosto e biletave është e lirë, por uji në det është i ftohtë. Nëse doni të notoni, ju duhet të zgjedhni Mesdheun, sepse deti ngrohet shumë shpejt.

Një pushim i lirë në Turqi ofrohet në dimër. Por, noti nuk është në dispozicion. Por, ju mund të relaksoheni me ekskursione, t'i vizitoni momumentet antike, kuturën e lindjes, etj. Kosto e biletave rritet në Vitin e Ri. Prej 10 janarit, kosto e biletave bie, dhe në këtë nivel, qëndrojnë deri në prill. 

SI TA ZGJEDHNI KOHËN E PËRSOSUR PËR RELAKS 

Varësisht nga qëllimi i pushimit, ia vlen ta zgjedhni kohën e duhur. Për shembull, nëse qëllimi kryesor është rrezitja në diell, atëherë koha e duhur është korrik-gusht. Kur qëllimi kryesor është të bëni ekskursione dhe nxehtësia nuk është e rëndësishme, atëherë ju mund të vini në tetor apo nëntor. Për ata që duan sportet dimërore, opsioni më i mirë është dhjetor - shkurt. 

Moti dhe argëtimi në qytetet e popullarizuara - sygjerimet 

Turqia ka shumë argëtim. Ka disa sygjerime për atë që mund të bëni në qytetet e popullarizuara të Turqisë: 

  • Rafting
  • Zhytje
  • Paragliding
  • Jeep safari
  • Kalërim
  • Udhëtim me jaht
  • Vizitë në hamame
  • Akuarium
  • Udhëtime gastronomie
  • Teleferik në maje të Takhtaly
  • Për fëmijët - delfinarium, parke ujore, etj.
Diving
Ju mund të bëni zhytje në Turqi.

Kur ia vlen ta anuloni një udhëtim 

Në lidhje me situatën me pandeminë COVID-9, ia vlen ta shtyni udhëtimin kur të ketë shenja përmirësimi. Ju duhet të udhëtoni kur jeni në gjendje dhe me shëndet të mirë. 

A DUHET TË SHKOJ UNË NË TURQI NË VITIN 2020, DUKE MARRË PARASYSH SITUATËN AKTUALE 

Zyrtarisht, Turqia ka marrë leje për t'i mikpritur turistët në verë. Turqia është në listën e shteteve të sigurta. Nuk ka asnjë rrezik nga infektimi me koronavirus. 
 
Turqia është një vendpushim me turizëm të zhvilluar. Sezoni i pushimeve në Turqi mund të planifikohet për muaj të tërë. Këtu ju mund të relaksoheni duke u rrezitur nën diellin e ngrohtë të Turqisë dhe në plazhet me rërë, duke bërë ekskurisione dhe aktivitete tjera, si festivale. Në dimër, sportet dimërore janë të sygjeruara. Duke i ditur karakteristikat e sezonit të pushimeve në Turqi për të gjithë muajt, ju mund të zgjedhni kohën e duhur për të udhëtuar. 

12 Mund 2023
Studio në Turqi
Studio në Turqi Të studiosh në Turqi ka shumë përparësi nga diplomat, universitetet prestigjioze deri te tiparet e mrekullueshme të jetës studentore. Për më tepër, Qeveria turke ofron bursa që shumë studentë mund t'i aplikojnë lehtë dhe të shijojnë kohën e tyre në Turqi pa u shqetësuar. Lexo më shumë
26 Prill 2023
Çfarë është S.G.K?
Çfarë është S.G.K? S.G.K ose emërtimi i plotë - Sosyal Güvenlik Kurumu - është programi për kujdesin shëndetësor i qeverisë turke. Kujdesi shëndetësor është i detyrueshëm në Turqi për njerëzit mbi 18 vjeç deri në 65 vjeç që duan lejeqëndrim. Lexo më shumë
12 Korrik 2023
Hajmalia
Hajmalia "Nazar" Ju i shihni ato çdokund në Turqi: duke i mbajtur lart në dyer, në vetura, në veshmbathjet e foshnjave, të përfshira në aksesorë, në mure dhe në xhepat e njerëzve. Arsyeja për këtë është sepse turqit besojnë se kjo hajmali e mban larg syrin e djallit nga ata. Lexo më shumë
01 Tetor 2023
Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale?
Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale? Mikpritja turke është fantastike dhe shpesh juve do t'ju ofrohen fruta ose çaj falas. Lexo më shumë
16 Prill 2023
Qiraja në stil
Qiraja në stil Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas? Lexo më shumë