Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Dëshmitë

Ju mund të lexoni komentet e klientëve tanë që filluan një jetë të re me Summer Home dhe të mësoni për kompaninë tonë.
Disa komente përkthehen automatikisht në gjuhën tuaj për të përmirësuar përvojën tuaj.

Дана Топалова, Алма-Ата
Дана Топалова, Алма-Ата

Rusisht
Më pak se një vit më parë, ne vendosëm ta blinim një apartament në qytetin e Alanias, Turqi. Pas një kohe të gjatë kërkimesh, ne vendosëm të shkojmë përpara me Summer Home! Ka pasur shumë shqetësime në lidhje me blerjet e apartamenteve në fazën e ndërtimeve. Të jemi të sinqertë, ne ishim skeptik, por duke iu falënderuar punës së sinqertë dhe profesionalizmit të menaxhmentit dhe menaxherëve të kompanisë, frikësimi ynë shpejt u largua! Dhe këtë vit, ne jemi bërë pronarë të apartamentit tonë të bukur. Ne do të donim të shprehnim falënderimin tonë për kompaninë Summer Home dhe për punën e tyre cilësore, për durimin dhe për informimin e vazhdueshëm ndaj nesh për fazën e ndërtimeve, madje edhe për ndihmën në zgjidhjen e problemeve më të vogla! Fat të mbarë të gjithëve! Ne besojmë se ne nuk jemi vetëm klientë të kompanisë suaj, por pjesë e familjes së madhe të Summer Home!

Алексей Сабинов . Новосибирск
Алексей Сабинов . Новосибирск

Rusisht
Gjithçka shkoi mirë, unë jam shumë i kënaqur me punën!

Евгения Мишота.  Харьков
Евгения Мишота.  Харьков

Rusisht
Unë as që kam pritur kaq shpejt dhe që është më e rëndësishme, zgjidhje efektive për kërkesën time. Shumë faleminderit!

Бахирам Абишева, Нур-Султан, Казахстан
Бахирам Абишева, Нур-Султан, Казахстан

Rusisht
Unë i shpreh falënderimet e mia të shumta për Summer Home, që më ndihmuan në zgjedhjen e apartamenteve të mia në Alania! Në fakt, ka pasur shumë kompani që më kanë ofruar pasuri të paluajtshme në Alania dhe ta zgjidhja njëren që do të ishte më e përshtatshme ishte e vështirë. Zgjedhja ime ishte kjo kompani e jashtëzakonshme. Falënderim special për menaxheren sharmante Zhanna, e cila shpejt iu përgjigj kërkesave të mia, duke i shpjeguar të gjitha nuancat e blerjes së një apartamenti në ndërtesën e re, për të cilën unë jam falëndrues, dhe gjithashtu zgjedhja ime u bë e fuqishme pas takimit personal me menaxhmentin e kompanisë. Të gjithë ata janë njerëz miqësor, ndihmojnë dhe përkrahin klientët. Gjithashtu, kompania ofron shërbim të shkëlqyer për mikpritjen e klientëve dhe gjithashtu i përkrah klientët pas shitjes. Zhanna dhe unë porositëm gjëra për ballkon, diskutuam për blerjen dhe instalimin e pajisjeve shtëpiake dhe shumë gjëra të tjera (për shembull, marrja e lejeqëndrimit), e cila është thelbësore për përshpejtimin e procesit të vendosjes në apartamentin tuaj, sepse nuk doni të humbisni kohë në Alania duke zgjidhur probleme të tilla, të cilat duken të parëndësishme, por kërkojnë shumë kohë dhe përpjekje. Prandaj, nga ana ime, unë 100 përqind ua rekomandoj këtë kompani për blerjen e ndonjë shtëpie në Alania. Zgjidhni Summer Home dhe shijojeni jetën, dhe përfaqësuesit e kompanisë do të kujdesen për pjesën tjetër!

Маноилэ Светлана Краснодар
Маноилэ Светлана Краснодар

Rusisht
Derisa isha në pushime me një mik në Belek, ne vendosëm të shkonim në një shëtitje në Alania dhe... u dashuruam me këtë vend! Ne mësuam se kishte shumë komplekse në Alania të cilat ishin duke u ndërtuar. Pas ardhjes sonë, ne filluam të shikonim për një apartament në Alania. Bazuar në vlerësime, ne gjetëm agjencionin Summer Home dhe ne mendojmë se kishim fat që i kemi gjetur ata. Zhanna dhe vajza e saj, Tatiana treguan 100 përqind profesionalizëm! Aftësi të ndjeshme kishin treguar që prej minutave të parë të ardhjes sonë në Turqi. Ata bën gjithçka për ne, na takuan në aeroport, na akomoduan në një apartament, na ofruan mëngjes të shkëlqyer në një vend të bukur dhe sjelljet e tyre na mahnitën. Por, më e rëndësishmja është se ne blemë apartamentin që ne e donim! Ne tashmë jemi miq me stafin e Summer Home, dhe me kënaqësi i nënshkruam kontratat tona! Do të doja të shkruaj se drejtuesja e kompanisë, Karina, është një zonjë e bukur dhe kryen shumë punë. Ajo e do punën e saj dhe zgjedh staf profesional! Gjithashtu, falënderim special për z.Nadir. Faleminderit që na ofruat zbritje!

Гюльнара Курбанова, Баку
Гюльнара Курбанова, Баку

Rusisht
Gulnara Kurbanova, 47-vjeçare nga Baku, punonjëse në bankë. Ne kemi blerë një apartament në janarin e vitit 2020 në kompleksin e bukur, Lory Queen. Ka vetëm komente pozitive për kompaninë, për pronarin z.Nadir dhe punonjësit e tij! Ata janë të kujdesshëm me klientët, të përgjegjshëm dhe profesionistë në fushat e tyre. Ata na ndihmuan në problemet tona, nga zgjedhja e një kompleksi, dhe deri në zgjedhjen e detajeve për interierin si dhe gjësendet brenda apartamentit. Në fakt, ne mund të themi se gjithçka bëhet për ta bërë klientin e kënaqur. Unë dua t'i përmend menaxheret e kompanisë, Diana dhe Ruslan, si profesioniste në fushat e tyre dhe njerëz të mrekullueshëm! Ne ua sygjerojmë të gjithëve shërbimet e Summer Home. Ne jemi të bindur se ju do të mbesni të kënaqur ashtu sikurse ne!

Романовский Станислав, Ярославль
Романовский Станислав, Ярославль

Rusisht
Në mars të vitit 2020, unë bleva një apartament në qytetin e Alanias nga kompania Summer Home. Një kompani e shkëlqyer dhe një staf fantastik. Oksana, një menaxhere që punon në Summer Home, më ndihmoi mua, ajo është një person i sinqertë, një profesioniste në fushën e saj. Unë jam e lumtur me blerjen!

Ермек Мухамедиев. Алма-Аты
Ермек Мухамедиев. Алма-Аты

Rusisht
Unë jam shumë me fat që kam kontaktuar Summer Home. Dua ta falënderoj sidomos menaxheren Oksana Yalcin. Nga momenti që ne filluam të shikonim për blerjen e një apartamenti, ajo na tregoi të gjitha detajet. Unë dua ta falënderoj atë përzemërsisht, por edhe kompaninë. Ata janë njerëz të besueshëm. Ajo nuk humbet kohë dhe përgjigjet në të gjitha pyetjet sa më shpejt që është e mundur. Unë i dëshiroj sukses kompanisë dhe lumturi Oksanës në jetën personale!

Дарья, Украина Киев.
Дарья, Украина Киев.

Rusisht
E nderuar kompani Summer Home, unë dua t'i shpreh falënderimet e mia për menaxheren më të mirë, Oksana Yalcin! Ajo është profesioniste në fushën e saj, dhe blerja ime ishte kur e shikova opsionin e dytë të pronës. Unë nuk dua ta përmend atë vetëm si punonjëse të mirë, por edhe si person të mrekullueshëm. Gjithçka ishte e sinqertë dhe pagesa ishte transparente, si dhe dokumentet ishin të rregulluara mirë nga Oksana, menaxherja ishte shumë e përgjegjshme. Faleminderit asaj për GJITHÇKA!

Олька ван Вук - Южная Африка
Олька ван Вук - Южная Африка

Rusisht
Mirëdita të gjithëve. Verën e kaluar, derisa ishim në Turqi, ne vendosëm ta realizonim ëndrrën tonë për të blerë një shtëpi në detin e ngrohtë. Pa hezitim, ne vendosëm të shikonim për një agjencion të pasurive të paluajtshme. Summer Home na gjeti shtëpinë e ëndrrave. Pasi iu shkruam një mesazh, për pak minuta, menaxherja na kontaktoi, me të cilën ne filluam të shikonim opsionet. Ne i shpjeguam asaj se për çfarë ishim duke shikuar, dhe dëshira jonë ishte për një kompleks të qetë. Ishte e nevojshme për të kontaktuar një agjencion të tillë për zgjedhjen e duhur. Oksana dhe unë kemi shikuar pronën e duhur për një muaj, dhe komunikimet tona u shpeshtuan përmes mesazheve dhe thirrjeve. Derisa ne u kthyem në shtëpi, Oksana u tregua një shitëse e shkëlqyer dhe e duhur në të gjitha drejtimet. Ne morëm përgjigjje të duhura, duke folur jo vetëm për pronën, por edhe për jetën në Turqi. Ajo zgjodhi pikërisht atë që ne donim. Puna me të ishte e lehtv dhe e thjeshtë. Kishte shumë pyetje vahdimisht si për zgjedhjen e një shkolle për fëmijët. Në fillim të bisedës sonë, kishte shumë dyshime nëse duhej të zgjidhnim një agjencion turk (pasi kishte shumë zëra për Turqinë). Pas shumë diskutimeve me Summer Home, të gjitha dyshimet dhe keqkuptimet u larguan. Tashmë ka kaluar një vit prej kur ne jemi bërë pronarë të lumtur të një prone në Turqi. Burri im dhe unë kurrë nuk jemi penduar që kemi zgjedhur të ndryshonim jetën tonë drastikisht. Ne vetëm do të donim ta bënim këtë disa vite më herët. Do të doja të shtoja se pas blerjes së pronës dhe nënshkrimit të dokumenteve, Oksana nuk u largua nga ne. Ajo na ndihmoi ne për t'u përshtatur me jetën në Turqi.  Dhe unë do të doja t'u thoja të gjithëve, nëse diksuh ka një ëndërr, të jetoj në Detin Mesdhe ose të kaloj disa muaj apo një vit, kontaktoni kompaninë Summer Home, ku profesionalizmi, dhe menaxherët miqësorë do t'ju takojnë juve.
Lidhu me ne nga kudo

Jeni një klikim larg nga marrja e këshillave nga agjentët tanë ekspertë.

OSE