Plazhet me

Plazhet me

  • 4 Koha e Leximit
  • Publikuar më 21.09.2023
Ndaj

Riviera Turke është pjesa më mahnitëse e bregdetit të Mesdheut të Turqisë.

Deri në vitin 2020, Turqia ka gjithsej 486 plazhe që janë vlerësuar me "Flamurin Blu". Ato duhet t'i plotësojnë disa standarde të caktuara për shembull: të jenë të sigurta dhe të pastërta, para se të marrin këtë çmim prestigjioz. 

32 kriteret që duhet të plotësohen 

Para se të vlerësohen me "Flamurin Blu", plazhet duhet t'i plotësojnë 32 kritere të rëndësishme si: ekip i lincensuar i shpëtimit, ndihmë e veçantë për qytetarët e hendikepuar, zona të sigurta noti nëse ka sporte ujore në zonë dhe shumë faktorë tjerë të rëndësishëm.

Ku mund t'i gjeni këto plazhe:

Antalia: Antalia, gjithashtu e njohur si Riviera Turke është pjesa më mahnitëse e bregdetit të Mesdheut të Turqisë me diell gjatë gjithë vitit, resorte ultra-luksoze, natyrë dhe histori. Antalia është shtëpia e 206 prej 486 plazheve me "Flamurin Blu" dhe ka numrin më të madh të plazheve të tilla në botë. 

Mugla: Qyteti jugor i Egjeut, Mugla ka disa prej plazheve më të popullarizuara në Turqi dhe 105 plazhe janë vlerësuar me "Flamurin Blu". 

Izmir: Izmiri, qyteti jugor i Egjeut, ka 52 plazhe të bukura që janë vlerësuar me "Flamurin Blu".  

Aydin: Aydin ka 35 plazhe të vlerësuara me certifikatën e "Flamurit Blu". 

Balikesir: Qyteti verior i Egjeut, Baliksehir ka 31 plazhe me "Flamurin Blu". 

Canakkale: Canakkale ka 13 plazhe mahnitëse me "Flamurin Blu".

Mersin: Mersin, në bregdetin lindor të Mesdheut të Turqisë, ka vijë të gjatë bregdetare që shkon deri te qendra e qytetit. Mersini ka nëntë plazhe me "Flamurin Blu". 

Përgjatë vijës bregdetare: Plazhet tjera me "Flamurin Blu" përgjatë vijës bregdetare të Turqisë: gjashtë plazhe në Tekirdag, dy plazhe në Ordu, 13 plazhe në Samsun, dy në Sakarya, një në Kirklareli, tri në Duzce, dy në Stamboll dhe një në Van. 

Oferta speciale
Oferta speciale
Oferta speciale