Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
Blerja e një prone në Bodrum është një investim i duhur për të huajt që duan të investojnë në vendpushimet e banueshme. Çmimet për shtëpitë dhe apartamentet në jugperëndim të Turqisë janë duke u rritur 5-10 përqind në vit, gjë e cila i bën investimet e shpejta dhe të sigurta.
Cilat janë benefitet e blerjes së një shtëpie në Bodrum?
Pasuritë e paluajtshme në Turqi në bregdetin e Egjeut janë duke u kërkuar shumë nga investitorët prej gjithë botës:
Kjo lehtësohet nga:
Mundësia e blerjes së një shtëpize dhe apartamenti me kredi. Norma e interesit për të huajt është 7-9 përqind. Ju mund të merrni kredi deri në 50 përqind të kostos së banimit.
Përshtatja e shpejtë. Shumë të huaj jetojnë në Bodrum. Ata janë të lumtur t'i ndihmojnë fqinjtë e rinjë në të folurit e gjuhës së njejtë.
Çmimet e arsyeshme. Ushqimi dhe veshmbathjet në qytet janë 2-3 herë më lirë se në Evropë. Ju mund të hani darkë në një restaurant të mirë për vetëm 12-14 dollarë dhe mund të merrni një taksi në qytet për pesë dollarë. F
Kompaktësia. Klinikat, qendrat tregtare, shërbimet e konsumatorit dhe parqet rekreative janë brenda një distance të afërt nga vija bregdetare. Nëse është e nevojshme, mund të përdorni minibusin.PInvestim fitimprurës. Gjatë dhjetë viteve të fundit, banimi në Bodrum është rritur vazhdimisht në çmim - një mesatare prej dhjetë përqind në vit. Pavarësisht kësaj, ksotot janë 40-60 përqind më lirë se në vendet si Spanja apo Italia. Blerja e pasurive të paluajtshme në qytet, në dhjetë vjet do t'ju kompensohet komplet dhe ju do të filloni të fitoni. Ju gjithashtu, mund të investoni në pasuri të paluajtshme turke në zonën e vendpushimit për të fituar para nga qiratë - nga apartamentet apo shtëpizat afër vijës bregdetare, të cilat kërkohen shumë nga turistët.
Mungesa e barrierave të vizës. Shtetasit e huaj nuk kanë nevojë për vizë që ta vizitojnë Turqinë. Gjatë qëndrimit pa viza në Bodrum (90 ditë), ju mund të merrni një pronë dhe ta regjistroni atë. Blerja e një shtëpie apo apartamenti në Turqi i jep të drejtë një të huaji për ta marrë lejeqëndrimin deri në pesë vjet.
Çfarë pasuri të paluajtshme mund të blej unë
Shtëpitë dhe apartamentet në Bodrum shpesh shiten të mobiluara dhe me dekorime, kondicioner ajri dhe me pajisjet tjera shtëpiake.
Opsionet tjera të banimit janë në ndërtesat e reja dhe në tregun dytësor, të cilat ndryshojnë vetëm në çmim, të parat janë 10-20 përqind më shtrenjtë.
Sot, në Bodrum, ju mund të bleni:
Studio - duke pasur një dhomë gjumi të kombinuar me një kuzhinë dhe banjo të ndarë.
1+1 - me një dhomë gjumi të ndarë, kuzhinë, banjo dhe koridor.
2+1 dhe 3+1 - apartamentet kanë dy dhe tre dhoma gjumi, një banjo, kuzhinë, dhomë ndeje dhe shpeshherë një tarracë.
suita - apartamente luksoze në katin më të lartë, të cilat ofrojnë pamje të bukura.
Të huajt e pasur mund të blejnë duplekse me pamje nga deti në një kompleks elitar prestigjioz të pajisur me pishinë, zonë sporti, zyrën e vet mjekësore dhe gjëra të tjera. Mund të jetë afër detit dhe qendrës së qytetit 200 deri në 400 metra.
Sektori privat në Bodrum është i përfaqësuar nga pronat në tregun dytësor.
Shtëpiza të lira me dy apo tre dhoma.
Shtëpiza dykatëshe me tre-katër dhoma gjumi dhe një tarracë private.
Vila dy apo trekatëshe me disa tarraca dhe një pishinë.
Shtëpitë e reja janë të ofruara si pjesë e komplekseve të reja rezidenciale. Avantazhet e këtij opsioni janë qendrat e mira si parkingjet private, pishina, fitnesi dhe siguria.
Madje, në të shumtën e rasteve, pasuritë e paluajtshme shiten të mobiluara në përgjithësi dhe me pajisje shtëpiake. Ju lehtë mund të bleni një shtëpi boshe dhe të merrni zbritje 10-15 përqind.
Informacionet e përgjithshme rreth Bodrumit dhe zonave të popullarizuara të qytetit
Qyteti ndodhet në juglindje të Turqisë dhe ka një hapësirë prej 650 kilometra katrorë. Popullësia në Bodrum është rreth 40 mijë banorë. The city is located in southwestern Turkey and covers an area of 650 km². Rreth tre herë më shumë njerëz jetojnë në zonat rurale ngjitur me qytetin.
Zhillimi aktiv, nga autoritetet turke, kanë bërë që Bodrumi të jetë një zonë turistike për turistët që prej gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Sot, qyteti është njëra prej vendpushimeve më të popullarizuara në Lindjen e Mesme.
Transporti
Mjeti kryesor i transportit për vendasit dhe turistët janë mikrobusët që lëvizin deri vonë në mbrëmje. Çmimi i lëvizjes nëpër qytet është një çmim fiks prej 0,7 dollarë. Një taksi nga zona e plazhit në qendër të qytetit do të kushtojë afërsisht tre-pesë dollarë.
Shumë turistë gjatë pushimeve të tyre preferojnë të lëvizin me vetura me qira.
Ju mund ta merrni një veturë në aeroport apo qytet. Për ta bërë këtë, ju duhet të keni licensë ndërkombëtare të vozitjes. Çmimi mesatar është 35 dollarë për një ditë.
Argëtimi
Njerëzit aktivë preferojnë të blejnë prona në bregdetin turk të Egjeut, dhe kjo për shkak se argëtimi në qytet është i fokusuar ditën dhe natën.
Adhuruesit e sporteve detare mund të shkojnë për lundrim dhe lëvizje me jaht. Vozituesit duhet të drejtohet në ishullin Orak.
Festa kryesore në qytet zhvillohet në shëtitoren e klubit të jahteve. Këtu ndodhet klubi më i famshëm në rajon, Halicarnassus Disco. Ky vend zë deri në pesë mijë njerëz. Turistët vijnë këtu për të marrë pjesë në shfaqjet e shkumës dhe ujit.
Në bregdet, duhet të vizitoni klubin "Catamaran", i cili është një varkë qelqi, e cila lejon që turistët të përjetojnë një jetë detare.
Në rrugën "Alim Bey", ju mund të shkoni në Hadigari Bardhe Disco. Kapaciteti i tyre zë deri në dy mijë njerëz.
Plazhet dhe klima
Plazhet në qytet janë me guralecë dhe rërë. Ka restaurante, bare, aktiviteti uji, shezllone dhe çadra në shëtitore.
Më të famshmet prej tyre janë si në vijim:
Më së shumti, njerëzit e rinjë e pëlqejnë plazhin e Gumbetit, dhe këtu ka shumë diskoteka që punojnë ditën dhe natën.
Entuaziastët e ujit e duan Bitezin: surfingu dhe shkollat e këtij sporti janë të vendosura këtu.
Për ata që preferojnë plazhet relaksuese, Ortakent dhe Gumusluk janë të përshtatshme: këtu plazhet janë të pastërta dhe shumë restaurante ofrojnë ushqim deti.
Klima në Bodrum është e nxehtë. Në muajt e verës, temperatura e ajrit gjatë ditë është +26 dhe +30°C. 5° C është temperatura më e ultë në pranverë dhe vjeshtë. Në dimër, temperatura e ajrit rrallë bie nën 12°C gjatë ditës.
Pamjet
Për t'u njohur me arkitekturën e lashtë dhe kulturën e qytetit, ne ju këshillojmë t'i vizitoni këto objekte si në vijim:
Ishullin e Zi
Kalanë e St. Peter's
Portën e Myndos
Amfiteatrin
Varrin e Mausoleumit
Kantierin detar të Miltit
Ka shumë ekskursione në Bodrum:
Jeep safari
Zhytja
Hilt
Dalyan
Aventura të tilla mund t'ju kushtojnë 40 deri në 50 dollarë
Dyqanet
Qendrat e dyqaneve dhe butiqeve të veshmbathjeve me brend në qytet janë në Ataturk Avenue. Turistët këtu pëlqejnë të blejnë këpucë, mbathje, suvenire, tepih turk, çanta dhe aksesorë.
Produktet e lira gjenden në tregje; të huajt blejnë perime, fruta, gjësende plazhi dhe aksesorë.
Faktorët që ndikojnë në koston e banimit dhe çmimet mesatare
Çmimi i pronave në Bodrum varet nga:
Lloji i pronës
Viti i ndërtimit
Distanca nga deti
Faza e ndërtimit dhe kushtet teknike të shtëpisë
Lidhja e internetit
Infrastruktura
Në tregun dytësor, kosto mesatare e apartamenteve në vijën e parë dhe të dytë bregdetare duket kështu:
Studio - 35-75 mijë dollarë
1+1 dhe 2+1 - 55-115 mijë dollarë
1+1 dhe 4+1 - 90-180 mijë dollarë
duplekse me hapësirë 120 m² - nga 160 mijë dollarë
Pasuritë e paluajtshme komerciale për banim të shkurtër (apartamentet) janë 10-15 përqind më lirë, ndërtesat e reja - në një mesatare prej 10-20 përqind janë më shtrenjtë se pronat në tregun dytësor.
Tregu i banimeve dytësore në sektorin privat duket kështu:
Çmimi mesatar i shtëpizave të lira me një hapësirë prej 120 m², i ndodhur në vijën e parë ose të dytë bregdetare, fillon nga 80 deri në 150 mijë dollarë.
Një vilë dy apo trekatëshe me një hapësirë prej180-350 m² në një distancë të afërt nga deti mund të kushtojë 170-300 mijë dollarë.
Një shtëpi me një hapësirë prej 200-300 m² në një kompleks rezidencial me pishinë, fitnes, parking dhe gjëra tjera luksoze mund të kushtojë 230-600 mijë dollarë.
Blerja e një shtëpie apo apartamenti në Bodrum është një ndërmarrje aventureske, blerja e pasurive të paluajtshme do të jetë më e qetë dhe më fitimprurëse me ndihmën e kompanisë sonë. Ne do t'ju ndihmojmë të zgjidhni distriktin dhe llojin më të mirë të banimit, do t'ju shpjegojmë se si të hartoni dokumentet për shtëpinë dhe lejen e qëndrimit siç duhet.
Kërkesa për thirrje
Kërkoni pronën me ID
Nuk u gjet asnjë rezultat
Na vjen keq, nuk mund të gjenim asnjë rezultat që përputhet me filtrat e kërkimit tuaj.
Hyni në Summer Home
Bëhuni një nga anëtarët tanë 4270+
Ne do t'ju njoftojmë kur të ndryshojë çmimi i pronës që ju pëlqen.
Ne do t'ju njoftojmë kur të shtohen pronat që përputhen me filtrat tuaj të ruajtur.
Ju do të jeni të parët që do të dini për mundësitë dhe fushatat e investimeve.