Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Plazhet dhe gjiret në Detin e Zi

Kur plazhet përmenden në Turqi, brigjet e Egjeut dhe Mesdheut janë gjërat e para që vijnë në mendje. Kur flitet për regjionin e Detit të Zi, luginat dhe kanionet janë ato që na kujtohen. Por, në fakt, regjioni i Detit të Zi ka plazh të gjatë prej 1700 kilometrash dhe ka ujë të pastërt.

Kur plazhet përmenden në Turqi, brigjet e Egjeut dhe Mesdheut janë gjërat e para që vijnë në mendje. Kur flitet për regjionin e Detit të Zi, luginat dhe kanionet janë ato që na kujtohen. Por, në fakt, regjioni i Detit të Zi ka plazh të gjatë prej 1700 kilometrash dhe ka ujë të pastërt.

Këtu janë disa plazhet që i kemi renditur për ju: 

Plazhi Beygir Sand – Giresun

Deti këtu është aq i mirë sa në Mesdhe. Për shkak të një burimi nënujor, uji është më i ftohtë se vendet tjera në listën tonë. Pamja është mahnitëse pasi ndodhet nën një shkëmb. Falë vendndodhjes gjeologjike, ka shumë restaurante ku ju mund të hani dhe të cilat ofrojnë pamje të mrekullueshme. 

Plazhi Antique – Sinop

Këtu ka shumë vende ku ju mund të notoni dhe ta shijoni detin, por plazhi Antique Sinop është më i preferuari. Atje është edhe hoteli pranë plazhit, ku hyrja është 20 lira turke. 

Gjiri i Sardala – Şile

Gjiri ndodhet mes Ağva dhe Kefken dhe është pranë fshatit Bağırganlı. Gjiri ka ishuj të vegjël, shkëmbinjë dhe shpella. Pasi kjo zonë nuk ka komoditete, preferohet nga ata që duan të bëjnë kamping. 

Plazhi Kemalpaşa – Hopa

Plazhi Kemalpaşa ka brigje të gjata prej tre kilometrash dhe është ndër zonat e fundit me kulturën e plazhit në lindje të Detit të Zi. Gjithashtu, është pranë plazhit të qytetit të Batum dhe preferohet nga shumë njerëz shkaku i pastërtisë së brigjeve.  

Plazhi Çakraz – Amasra

Duke qenë destinacioni më i preferuar në Detin e Zi, ka plazhe të bukura, pamje mahnitëse dhe det të pastër. 

Plazhi Payanır Harbour – Kırklareli

Ky plazh, i cili është 20 metra i gjerë dhe 200 metra i gjatë, ndodhet në lindje të İğneada longoz, dhe është një prej plazheve më të qeta në listën tonë. Fatkeqësisht, për të shkuar në këtë plazh, ju duhet të ecni nëpër terrene të vështira, por pasi të arrini atje, ne ju garantojmë se ia ka vlejtur. 

04 Korrik 2023
Top shtatë çatitë e Turqisë për ta shijuar kafenë e këndshme të mëngjesit apo darkën
Top shtatë çatitë e Turqisë për ta shijuar kafenë e këndshme të mëngjesit apo darkën Vjeshta po vjen ngadalë dhe është koha për ta shijuar dhe adhuruar pamjen. Kështu, ne kemi menduar, pse të mos rendisim çatitë më të mira, të cilat kanë pamjet më të bukura në Stamboll. Kjo është lista me top dhjetë vendet që duhet vizituar:  Lexo më shumë
26 Prill 2023
Çfarë është S.G.K?
Çfarë është S.G.K? S.G.K ose emërtimi i plotë - Sosyal Güvenlik Kurumu - është programi për kujdesin shëndetësor i qeverisë turke. Kujdesi shëndetësor është i detyrueshëm në Turqi për njerëzit mbi 18 vjeç deri në 65 vjeç që duan lejeqëndrim. Lexo më shumë
05 Shtator 2023
Kodi HES në Turqi
Kodi HES në Turqi Duke iu përgjigjur pyetjeve të tilla si: Çfarë është një kod HES? Si të merrni një kod HES? Për çfarë përdoret kodi HES? Lexo më shumë
14 Qershor 2023
Pamja mahnitëse e Parkut Natyral të Kanionit Vezirbridge Şahinkaya
Pamja mahnitëse e Parkut Natyral të Kanionit Vezirbridge Şahinkaya Parku Natyral i Kanionit Vezirbridge Şahinkaya, i cili ka shumë bukuri natyrore dhe shumë kafshë të egra, i ka mahnitur vizitorët me bukurinë e tij. Kanioni Şahinkaya ndodhet në kufinjtë e Vezirbridges në distriktin e Samsunit dhe ishte emëruar si Park Natyral në vitin 2016. Burimi kryesor i kësaj zone ishte kanioni i vendosur në rezaurvarin e sipërm. Lexo më shumë
28 Gusht 2023
Një ishull turk në Oqeanin Atlantik
Një ishull turk në Oqeanin Atlantik Ishulli i madh turk ndodhet në Cockburn, që njihet të jetë kryeqyteti i 38 ishujve Turks dhe Caicos. Lexo më shumë