Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Pushimet kombëtare turke

Në Turqi, ka shumë festa falë Ataturkut për gjithçka që ai ka bërë në të kaluarën. Këto ditë janë për ta përkujtuar atë dhe të mirat që ai i ka bërë për vendin.

23 prill: Dita kombëtare e sovranitetit dhe dita e fëmijëve 

Më 23 prill 1920, u hap Asambleja Kombëtare e Turqisë dhe kjo datë ishte pranuar si dita kur populli turk zyrtarisht e shpalli sovranitetin. Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës së Turqisë, e deklaroi këtë ditë pushim në vitin 1924. Pesë vite më pas, ai e deklaroi këtë si Ditën e Fëmijëve dhe Ditën e Sovranitetit. Ataturk donte që ta dhuronte këtë ditë jo vetëm për fëmijët turq, por edhe për fëmijët e gjithë botës. Më pas, në vitin 1979, me pjesëmarrjen e gjashtë shteteve tjera, 23 prilli u bë një ditë ndërkombëtare.  

19 maj: Përkujtimi i Ataturkut, Dita e Rinisë dhe Sportit

Më 19 maj, 1919, Ataturk arriti në Samsun dhe e nisi Luftën e Pavarësisë për popullin turk. Ataturk i dha një rëndësi të madhe kësaj dite. Ai tha se 19 maji është dita e fillimit të pavarësisë dhe dhe nisi ta shkruante librin e tij të famshëm të njohur tani si "Nutuk". Ataturk, që njihej si mbështetës i madh i të rinjëve në Turqi, e bëri me rëndësi këtë ditë për ata. Së pari, dita filloi të festohej si ditë e sportit dhe më pas u emërua si dita e sportit dhe rinisë. Më çdo 19 maj, njerëzit e rinjë nga Turqia vijnë së bashku në stadiume të mëdha në qytetet e tyre dhe bëjnë përformanca sportive dhe festive. Forcat ushtarake poashtu bëjnë paradë dhe e festojnë 19 majin, në përkujtim të Ataturkut dhe mbështetjes së tij. 

30 gusht: Dita e Triumfit

Më 30 gusht, 1922, ushtria turke me Ataturkut fituan Betejën e Dumlupinarit. Kjo fitore përfaqëson fundin e Luftës për Pavarësinë e Turqisë. Pas triumfit të Dumlupinarit, Ataturku dhe miqtë nisën punën për Republikën. Ushtria triumfuese ishte veçanarisht e rëndësishme për Ushtrinë. Më çdo 30 gusht, forcat ushtarake festojnë me përformanca të ndryshme, përfshirë paradat. Kjo ditë njihet edhe si ditë diplomimi për të gjitha shkollat ushtarake në Turqi dhe ushtarët promovohen në këtë ditë. 

29 tetor: Dita e Republikës 

29 tetori është dita më e rëndësishme e pushimit kombëtar në Turqi. Festohet për shpalljen e Republikës së Turqisë më 29 tetor, 1923. Asambleja turke e shpalli themelimin e republikës. 29 tetori është i rëndësishëm për njerëzit pasi ishte dita kur Ataturku e shpalli lirinë nga sulltanët. Në këtë ditë, çdo vit, njerëzit turq i bashkohen çdo qyteti dhe prezantojnë falënderimet e tyre për Ataturkun. Të gjithë zyrtarët qeveritarë i shfaqin mesazhet e tyre në këtë ditë, vizitojnë Antibakirin dhe festa organizohet në mbrëmje. Njerëzit dalin jashtë, shkojnë bashkë në sheshe dhe e festojnë ditën me kënaqësi të madhe. 

24 Korrik 2023
Gjithçka që ju duhet të dini rreth taksive në Alania
Gjithçka që ju duhet të dini rreth taksive në Alania Ne kemi kërkuar të mbajmë një takim me Recep Chalish pas disa diskutimeve dhe komenteve në grupin tonë. Disa nga informacionet e postuara nga anëtarët ishin gabim. Taksitë tani janë të gjithë me ngjyrë të verdhë dhe pjesa e sipërme e veturës ka shenjën e taksit me ngjyrë të verdhë. Dyert do të kenë numrat e regjistrimit në dy anët e derës dhe gjithashtu numrin e targës. Lexo më shumë
09 Gusht 2023
Pushimet kombëtare turke
Pushimet kombëtare turke Në Turqi, ka shumë festa falë Ataturkut për gjithçka që ai ka bërë në të kaluarën. Këto ditë janë për ta përkujtuar atë dhe të mirat që ai i ka bërë për vendin. Lexo më shumë
24 Marsh 2023
Vendet më të mira për të jetuar në Turqi
Vendet më të mira për të jetuar në Turqi Turqia është një vend i popullarizuar nga turistët dhe të huajt që duan të kenë një pushim të këndshëm ose të blejnë një shtëpi të dytë për t'u zhvendosur. Është një vend unik me katër dete përreth vendit që kanë plazhe të mahnitshme natyrore. Vendi ofron veçori të shumta duke përfshirë të gjitha llojet e ushqimeve të freskëta, kushte të ndryshme klimatike dhe një histori të pasur. Lexo më shumë
09 Tetor 2023
Rritja e çmime të qirave i shtyn njerëzit të ndajnë
Rritja e çmime të qirave i shtyn njerëzit të ndajnë Si zgjidhje, qiramarrësit, që kanë pasur vështirësi në pagesën e qirasë së tyre, kanë nisur të kërkojnë cimerë. Natyrisht, ka një rrezik për dëbim. Lexo më shumë
06 Qershor 2023
Nëntë hotele miqësore për kafshët shtëpiake për t'u vizituar në Turqi
Nëntë hotele miqësore për kafshët shtëpiake për t'u vizituar në Turqi Kafshët janë anëtarë të familjes sonë. Një pushim pa to është keq për të gjithë pronarët e kafshëve shtëpiake. Kjo është arsyeja pse shumë pronarë të kafsheve shtëpiake duan t'i marrin ato në pushime. Kështu, ata do të duhet të gjenë hotele miqësore për kafshët shtëpiake. Pra, sot, ne kemi vendosur ta bëjmë më të lehtë për ju gjetjen e një hoteli me listën tonë prej nëntë hoteleve për t'i vizituar në Turqi, të cilat janë miqësore për kafshët shtëpiake. Lexo më shumë