Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Pushimet kombëtare turke

Në Turqi, ka shumë festa falë Ataturkut për gjithçka që ai ka bërë në të kaluarën. Këto ditë janë për ta përkujtuar atë dhe të mirat që ai i ka bërë për vendin.

23 prill: Dita kombëtare e sovranitetit dhe dita e fëmijëve 

Më 23 prill 1920, u hap Asambleja Kombëtare e Turqisë dhe kjo datë ishte pranuar si dita kur populli turk zyrtarisht e shpalli sovranitetin. Mustafa Kemal Ataturk, themeluesi i Republikës së Turqisë, e deklaroi këtë ditë pushim në vitin 1924. Pesë vite më pas, ai e deklaroi këtë si Ditën e Fëmijëve dhe Ditën e Sovranitetit. Ataturk donte që ta dhuronte këtë ditë jo vetëm për fëmijët turq, por edhe për fëmijët e gjithë botës. Më pas, në vitin 1979, me pjesëmarrjen e gjashtë shteteve tjera, 23 prilli u bë një ditë ndërkombëtare.  

19 maj: Përkujtimi i Ataturkut, Dita e Rinisë dhe Sportit

Më 19 maj, 1919, Ataturk arriti në Samsun dhe e nisi Luftën e Pavarësisë për popullin turk. Ataturk i dha një rëndësi të madhe kësaj dite. Ai tha se 19 maji është dita e fillimit të pavarësisë dhe dhe nisi ta shkruante librin e tij të famshëm të njohur tani si "Nutuk". Ataturk, që njihej si mbështetës i madh i të rinjëve në Turqi, e bëri me rëndësi këtë ditë për ata. Së pari, dita filloi të festohej si ditë e sportit dhe më pas u emërua si dita e sportit dhe rinisë. Më çdo 19 maj, njerëzit e rinjë nga Turqia vijnë së bashku në stadiume të mëdha në qytetet e tyre dhe bëjnë përformanca sportive dhe festive. Forcat ushtarake poashtu bëjnë paradë dhe e festojnë 19 majin, në përkujtim të Ataturkut dhe mbështetjes së tij. 

30 gusht: Dita e Triumfit

Më 30 gusht, 1922, ushtria turke me Ataturkut fituan Betejën e Dumlupinarit. Kjo fitore përfaqëson fundin e Luftës për Pavarësinë e Turqisë. Pas triumfit të Dumlupinarit, Ataturku dhe miqtë nisën punën për Republikën. Ushtria triumfuese ishte veçanarisht e rëndësishme për Ushtrinë. Më çdo 30 gusht, forcat ushtarake festojnë me përformanca të ndryshme, përfshirë paradat. Kjo ditë njihet edhe si ditë diplomimi për të gjitha shkollat ushtarake në Turqi dhe ushtarët promovohen në këtë ditë. 

29 tetor: Dita e Republikës 

29 tetori është dita më e rëndësishme e pushimit kombëtar në Turqi. Festohet për shpalljen e Republikës së Turqisë më 29 tetor, 1923. Asambleja turke e shpalli themelimin e republikës. 29 tetori është i rëndësishëm për njerëzit pasi ishte dita kur Ataturku e shpalli lirinë nga sulltanët. Në këtë ditë, çdo vit, njerëzit turq i bashkohen çdo qyteti dhe prezantojnë falënderimet e tyre për Ataturkun. Të gjithë zyrtarët qeveritarë i shfaqin mesazhet e tyre në këtë ditë, vizitojnë Antibakirin dhe festa organizohet në mbrëmje. Njerëzit dalin jashtë, shkojnë bashkë në sheshe dhe e festojnë ditën me kënaqësi të madhe. 

09 Qershor 2023
Ishujt e lundrimit në Arsiyan Plateau
Ishujt e lundrimit në Arsiyan Plateau Vizitorët janë duke shkuar në Artvin, vend i njohur si "qytet i qetë" në qytetin e Savsatit, i cili ka 12 ishuj lundrimi në verë. Atje ka edhe 20 liqene të mëdha dhe të vogla në Arsiyan Plateau, i cili ndodhet në malin Göze Mountain në një lartësi prej 3,176 metrash nga niveli i detit afër me kufirin gjeorgjian në distriktin Şavşat. Lexo më shumë
01 Shtator 2023
Serik, i pasur me natyrë dhe kulturë
Serik, i pasur me natyrë dhe kulturë Ka disa vende atraktive kulturore dhe bukuri natyorore nv Serik, i cili është edhe nikoqir i teatrit historik Aspendos. Lexo më shumë
22 Gusht 2023
Si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit?
Si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit? Aeroporti ndodhet në pjesën evropiane të Stambollit, 35 kilometra nga qendra e qytetit, si të shkoni nga aeroporti i Stambollit në qendrën e qytetit. Lexo më shumë
02 Shtator 2023
Parajsa e fshehur e Turqisë
Parajsa e fshehur e Turqisë Turqia ka histori të pasur që daton nga mijëra vjet. Në disa prej fshatrave në Turqi, shfaqet historia e saj dhe zona e shndërruar turistike. Lexo më shumë
31 Gusht 2023
Pesë qytetet mitologjike që duhet t'i vizitoni në Turqi
Pesë qytetet mitologjike që duhet t'i vizitoni në Turqi Ka disa vende për ata që janë kurioz rreth mitologjisë greke në Anadoll. Këtu janë pesë vendet që duhet t'i vizitoni. Lexo më shumë