Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Qiraja në stil

Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas?

Çfarë duhet të merrni parasysh kur merrni me qira një shtëpi vere? 

Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas? Mirë, ky artikull do t'ju ndihmojë t'i bëni vendimet e rëndësishme të jenë më të lehta. Vetëm përcilleni udhëzuesin për pushime të rehatshme. 

Një prej llojeve të akomodimeve për ata që duan pushime verore është të marrin me qira një shtëpi apo apartament. Shtëpitë e verës ofrojnë pushime të rehatshme për shkak të disponueshmërisë së kuzhinës, dhomës së ndenjes dhe të gjitha karakteristikave të nevojshme. 

Vlerësoni kërkesat tuaja

Shtëpitë e verës mund të merren me qira për një periudhë të shkurtër, për shembull për një javë, ose në baza sezonale për qëndrime më të gjata. Për qëndrime më të gjata për shembull për një muaj, hulumtoni se cilat prej tyre përfshijnë teknikën e bardhë dhe sa është kuzhina mirë e pajisur. Shikojeni se sa dhoma gjumi dhe banjo ka. Dhe nëse është në një vendndodhje të ngrohtë, shikojeni a ka kondicioner ajri? 

Caktoni buxhetin tuaj 

Ka shumë opsione për detinacionet e pushimeve, por disa kritere mund të mbahen fleksibile për të gjetur një shtëpi verore të përshtatshme për buxhetin tuaj. Mos ngurroni duke zgjedhur prona që janë në distancë, veçanërisht nëse lidhjet e transportit janë të mira. Kjo mund t'ju lejojë të keni një pushim më të qetë dhe më ekonomik. Ju gjithashtu mund të zbuloni se pronat priren të jenë pak më të mëdha nëse zgjidhni vendet më të largta. A keni ndërmend të merrni me qira një makinë ose të udhëtoni me autobusë ose taksi?

Vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja! 

Ne të gjithë kemi kërkesa të ndryshme pushimesh, andaj është e rëndësishme ta vlerësojmë vendndodhjen. A dëshironi një vend pranë detit apo natyrës? Ndoshta vendet arkeologjike dhe të trashëgimisë janë prioritet? A jeni person i ahengjeve apo preferoni vetminë? Të gjitha këto duhet të merren parasysh kur zgjedhni banimin tuaj me qira. Me kujdes hulumtoni se çfarë komoditete ka përreth sidomos nëse buxheti juaj nuk ua mundëson të merrni një veturë me qira! Sa larg është aeroporti më i afërt?

Mos prisni shumë gjatë! 

Hulumtimet tregojnë se 24.73 përqind e njerëzve rezervojnë pushimet verore katër deri në gjashtë muaj më herët dhe 28.27 përqind i rezervojnë pushimet verore shtatë deri në 12 muaj më herët. Kështu që, mos u vononi. Rezervimi në minutat e fundit mund të reduktojë zgjedhjet tuaja. 

Lexoni marrëveshjen e qirasë 

Të drejtat dhe përgjegjësitë e personit që merr një shtëpi verore me qira janë të shkruara në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët. Është e këshillueshme ta lexoni me kujdes kontratën në mënyrë që të mos ketë ndonjë problem gjatë qëndrimit tuaj në shtëpinë verore. Detajet në kontratë duhet të lexohen edhe për të drejtat për të marrë një kafshë me vete, kur pronari mund ta shkëputë marrëveshjen në rast të zhurmës së madhe ose nëse ekziston e drejta e tërheqjes pas marrjes me qira të shtëpisë.

Nëse ju ndiqni me kujdes këtë udhëzues, atëherë e gjitha që ju mbetet ta bëni është të paketoni valixhet tuaja dhe të kaloni kohë të mrekullueshme.

27 Korrik 2023
Turizmi mjekësor në Turqi
Turizmi mjekësor në Turqi Tani, shumica e spitaleve në Turqi mund t'ju shërbejnë të huajve. Pasi të zgjedhni mjekun, ju nuk keni pse të shqetësoheni se ku punon mjeku dhe nëse ai mund ta flasë gjuhën tuaj. Të gjithë mjekët që i kryejnë këto operacione kanë reputacion të madh dhe mund t'i kërkoni në internet për vlerësime të mëtutjeshme. Pasi të kërkoni mjekun e duhur dhe ta bëni hulumtimin tuaj, ju mund të vini në Turqi për turizëm mjekësor me vetëbesim. Në Turqi, shumë qytete janë lidere për turizmin mjekësor. Ne do t'ju japim info Lexo më shumë
02 Korrik 2023
Regjioni i parë i biosferës së Turqisë
Regjioni i parë i biosferës së Turqisë Machahel, ndodhet në Artvin, i njohur si regjioni i parë i biosferës së Turqisë dhe ndodhet në veri të Detit të Zi në Turqi. Pas marrëveshjes mes dy vendeve - Rusisë dhe Turqisë, 12 fshatra iu dhanë Gjeorgjisë dhe pjesa e mbetur, përfshirë edhe fshatin Machahel, i është dhënë turqve në vitin 1921.  Lexo më shumë
24 Qershor 2023
Një udhëzues për fillestarët në Kash
Një udhëzues për fillestarët në Kash Ne kemi përgatitur një udhëzues për ju që të vizitoni njëren prej destinacioneve më të popullarizuara për pushime në regjionin e Mesdheut. Në këtë udhëzues, ju do të gjeni vende për të qëndruar, për të ngrënë dhe madje për të notuar në plazh. Lexo më shumë
24 Janar 2024
Shitja e pronave ne Turqi
Shitja e pronave ne Turqi A po mendoni të shisni një pronë në Turqi? Pavarësisht nëse jeni pronar individual i shtëpisë, shitja e një prone mund të jetë një proces kompleks Lexo më shumë
30 Marsh 2023
Shpellat e Alanias
Shpellat e Alanias Zona e hyrjes është një galeri e madhe por nuk ka informacion specifik për gjatësinë ose karakteristikat e tjera të shpellës. Shpella është e pasur me stalaktite dhe stalagmite. Lexo më shumë