Dhoma | Madhësia | Banjë | Ballkon | Çmimi | |
---|---|---|---|---|---|
1+1 | 44m² | 1 | 1 | €95 000 | |
2+1 dp | 95m² | 2 | 2 | €164 000 | |
3+1 dp | 200m² | 3 | 3 | €285 000 |
Apartamente moderne për shitje në Obën rurale. Kjo zonë e këndshme dhe e gjelbër është duke u ndërtuar dhe zgjeruar. Mbetet e gjelbër derisa ofron jetesë moderne. Oba është në lindje të Alanias dhe është një lagje më e qetë, sidomos në këtë vend. Derisa po zgjerohet vazhdimisht, më shumë dyqane dhe restaurante po vijnë këtu, megjithatë ju do të gjeni edhe dyqane të vogla për nevojat bazike. Ju duhet të udhëtoni në qendër të Obës ose në Alania për të blerë veshmbathje apo gjësende tjera shtëpia.
Linjat e transportit në këtë pjesë të Obës janë të mira me shërbim të rregulltë autobusësh që lëvizin vazhdimisht si dhe ka taksi pranë shëtitores. Nëse doni të lëvizni të pavarur, ka kompani me reputacion për dhënien e veturave me qira.
Plazhi më i afërt është brenda një distance në ecje dhe është i përzier me rërë dhe guralecë. Ka shumë kafene plazhi në këtë zonë si dhe qendra të sporteve ujore. Bregdeti ofron shumë aktivitete sportive si peshkim, zhytje, lundrim dhe jet ski. Malet e afërta Taurus kanë pamje mahnitëse por edhe dhuron aventura si ecje, hiking, etj. Nëse preferoni që argëtimi juaj të jetë më i qetë, atëherë kjo zonë është e famshme për vendet arkeologjike.
Ky kompleks i këndshëm ofron një bllok modern të apartamenteve me komoditete të mrekullueshme. Do të ketë apartamente të opsioneve të ndryshme në 30 njësi të ndara në katër kate.
Secili apartament do të kompletohet me standardet më të larta të orendive dhe pajisjeve. Kuzhinat janë të hapura me dhomat e ndenjes që i bën ato të ndritshme dhe të freskëta. Kuzhinat bashkëkohore do të ketë tryeza moderne dhe banjot do të jenë elegante dhe funksionale.
Hapësira e jashtme ka komoditete mahnitëse, përfshirë pishinën me tarracën për rrezitje. Këndi i lojërave për fëmijë ndodhet në një kopsht të këndshëm me plantacione tropikale përreth.
Ky projekt i ri i përshtatet atyre që duan shtëpi pushimesh në një vend të qetë rural ose atyre që duan të zhvendosen përherë. Këto apartamente po shiten shpejt, andaj mos u vononi të rezervoni një termin me një prej agjentëve tanë të shitjes.
Apartamente moderne një dhe dydhomëshe në një vendndodhje të këndshme rurale në Avsallar. Afër plazheve me pamje nga deti. Kuzhina të planit të hapur.
Apartamente ultra-luksoze me një, dy dhe katër dhoma gjumi dupleks. Avsallari afër plazhit Incekum. Kompleks i madh me shumë qendra.
Apartamente moderne me një, dy dhe tre dhoma gjumi për shitje në kompleks të këndshëm në Kestel. Duplekse, pishina, afër plazhit.
Vila luksoze pesëdhomëshe në Lara, pranë plazhit dhe me pamje nga deti. Dhoma elegante të ndenjes dhe të mëdha.
Vila luksoze pesëdhomëshe në Lara. Banjo e brendshme ka një xhakuzi. Të mëdha dhe të gjera.
Apartamentet elegante dhe me stil në Lara, Antalia janë shtëpi ëndrrash, afër plazhit të famshëm të Larës dhe pranë qendrave tregtare.
Vila katërdhomëshe luksoze dhe moderne dhe apartamente një, dy dhe tredhomëshe. Komoditete të shkëlqyera. Zonë e re në Antalia.
Këto apartamente të mëdha dhe luksoze në Altintas, Antalia janë tani në dispozicion për t'u blerë. Apartamente luksoze me një, tre dhe pesë dhoma gjumi.