Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët në nxehtësinë e madhe

Turqia është e njohur për ditët e nxehta, por është e mundur të qëndroni të freskët.

Ne të gjithë e dimë se Turqia njihet për ditët e nxehta të verës, por është e mundur të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat janë 45 gradë celcius. Këtu janë disa ide për t'ju ndihmuar që ta mbani shtëpinë sa më të freskët.

Kondicionerët e ajrit 

 

Shumica e njerëzve preferojnë të përdorin kondicionerët e ajrit. Megjithatë, ky është një opsion i shtrenjtë. Derisa temperaturat ngriten jashtë, mundësitë janë të mëdha që shpenzimet në faturat e energjisë elektrike të jenë edhe më të mëdha. Sigurohuni që kondicioneri juaj i ajrit është efiçient duke e mirëmbajtur atë rregullisht. Kjo nënkupton t'i ndërroni filterat vazhdimisht. Duke e bërë këtë, e bën ajrin më të mirë dhe e ftohë shtëpinë tuaj më shpejt. Ju gjithashtu mund t'i pastroni filterat më shpejt vetë. Mirëmbajtja nga profesionistët rrit shpenzimet tuaja edhe më shumë. 

Bllokojeni ndriçimin 

Gjatë ditës, bllokojeni dritën e diellit duke përdorur perde kundër diellit. Një dhomë e errët është përfundimisht më e freskët. Ka lloje të ndryshme të tyre duke nisur nga vertikale, në formë zebras, etj. Në mbrëmje, kur është më freskët, hapni perdet dhe dritaret. Mbyllni ato në dhomat që nuk janë duke u përdorur. 

Ftohëset e tavanit 

Janë një mënyrë e mrekullueshme për të marrë ajër të freskët. Në verë, vini në përdorim këtë pajisje pasi është një metodë e mirë për ta freskuar shtëpinë tuaj. Vendosni këto në tavat dhe ju do të keni ajër të freskët kudo në dhomën tuaj. Një këshillë tjetër është të vendosni një tas me akull para ventilatorit pasi mund të jetë vërtet ftohës!

Ushqimi

Tentoni t'ju shmangni ushqimit brenda, është koha për të përgatitur në grill. Temperatura e furrës do të rrit edhe temperaturën e dhomës suaj! Pra, është arsye e mirë të përdoret skara dhe të argëtoheni jashtë. 

Izolimi

Izolimi krijon një barrierë ajri shumë të nevojshme. Pra, kontrollojeni se sa mirë e izoluar është ndërtesa juaj dhe kjo do t'ju ndihmojë gjatë verës dhe dimrit. 

Bimët 

Nëse jetoni në një vilë ose shtëpi, atëherë një investim afatgjatë do të ishte mbjellja e bimëve që kanë hije. Derisa një pemë nuk rritet brenda natës, ju mund të merrni rezultate të shkëlqyera të ftohjes së ambientit. Sipas hulumtimit, një pemë në lulëzim të plotë mund të bllokojë më shumë se 70 përqind të rrezatimit diellor që të mos hyjë në shtëpinë tuaj. Hulumtoni se cilat bimë do të rriten më mirë në tokën tuaj dhe më pas mbillini ato nën dritare.

09 Mund 2023
Shkollat ndërkombëtare në Turqi
Shkollat ndërkombëtare në Turqi Shumë të huaj preferojnë Turqinë të blejnë një shtëpi të dytë ose të punojnë për shkak të një numri arsyesh. Prandaj, Turqia ofron shumë shkolla të mira ndërkombëtare, të cilat njerëzit që vendosen në Turqi duhet të marrin në konsideratë para se të zhvendosen. Lexo më shumë
26 Janar 2024
Taksat e Pronës Turqi
Taksat e Pronës Turqi Lundroni në mënyrë efikase në peizazhin e tatimit në pronë të Turqisë. Mësoni rreth taksave vjetore, tarifave të transfertave dhe përjashtimeve. Qëndroni të bindur, shmangni ndëshkimet. Lexo më shumë
26 Korrik 2023
Mbjellja e flokëve në Turqi
Mbjellja e flokëve në Turqi Nëse jeni duke e konsideruar mbjelljen e flokëve, Turqia mund të jetë një opsion ideal për ju. Gjatë pesë viteve të fundit, mbjellja e flokëve ka "shpërthyer" me të madhe. Sidomos në qytetet e mëdha si Stambolli dhe Izmiri. Vetëm një numër i operacioneve të kryera në Turiq është u barabartë me numrin e operacioneve në BOTË. Avantazhi kryesor i zgjedhjes së Turqisë për mbjelljen e flokëve mund të jetë se kryhet në shumë vende dhe çmimet janë më të ulta se sa në shtetet tjera. Lexo më shumë
12 Qershor 2023
Rruga Lycian
Rruga Lycian Rruga Lycian, e cila është 540 kilometra e gjatë konsiderohet si njëra prej top dhjetë rrugëve me distancën më të madhe dhe u ofron vizitorëve një atmosferë me plotë natyrë dhe histori, duke kaluar nëpër shumë qytete antike dhe bukuri natyrore unike.  Lexo më shumë
18 Prill 2023
Katër gjërat që duhet t'i bëni para shpërnguljes!
Katër gjërat që duhet t'i bëni para shpërnguljes! Ju keni gjetur shtëpinë ku doni të jetoni, çfarë duhet të bëni tani? Këtu janë katër gjërat që ju duhet t'i bëni para se të shpërnguleni! Lexo më shumë