Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale?

Mikpritja turke është fantastike dhe shpesh juve do t'ju ofrohen fruta ose çaj falas.

Si t'i shmangim çmimet e larta sezonale?

Derisa temperaturat rriten në Turqi, ashtu ndodhë edhe me çmimet. Restaurantet, marketet dhe bizneset tjera i rritin çmimet për shitjet në dollarë dhe euro. Së fundmi, ishte raportuar se Bill Gates kishte shpenzuar dhjetë mijë dollarë në një drekë në Bodrum. Tani, është e pamundur që mezja ose peshku juaj i freskët do të kushtojë kaq shumë, por është e dobishme të kurseni para.

Shmangni përdorimin e valutave të huaja

Tani, mënyra më e lehtë për të shmangur çmimet e larta të mallrave dhe shërbimeve është të përdorni valutën e lirës turke. Nëse shihni një restaurant ku menoja ka çmime në valuta të ndryshme, atëherë ju duhet të ndryshoni vend. Këto "mashtrime" janë me çmime të larta sepse e përdorin dollarin apo euron. Restaurantet tradicionale i kanë çmimet në lira dhe kanë çmime të arsyeshme. 

Shikojeni fillimisht çmimin 

Një mënyrë tjetër e sigurtë është të shikoni fillimisht çmimet. Pavarësisht nëse është bukë në një restaurant apo çantë dore në një market, gjithmonë kontrollojeni çmimin fillimisht. Në përgjithësi, mikkpritja turke është fantastike dhe shpesh juve do t'ju ofrohen fruta ose çaj falas, por gjithmonë duhet të kontrolloni çmimin ose ju do të paguani më shumë në fund!

Gjithmonë kontrolloni faturën tuaj 

Nganjëherë ne faturat i lëmë në pjesën e poshtme të çantës dhe harrojmë t'i kontrollojmë ato kur jemi në shtëpi apo jashtë. Është e dobishme të kontrolloni faturën tuaj para se të largoheni nga vendi ku ndodheni. 

Shezllonet!

Shezllonet kanë krijuar shumë debat këtë verë me normat e inflacionit duke qenë kaq të larta, teksa edhe çmimi i shezlloneve është ngritur. Ishte raportuar se në disa zona, çmimi i shezlloneve ishte 100 dollarë për një ditë. Kjo është e çuditshme. Një shikim përreth dhe ju mund të gjeni çmime edhe më të lira. Kjo nënkupton se ju mund ta kaloni ditën pa u shqetësuar për koston e madhe. 

Turqia është një vend i mrekullueshëm për t'u vizituar në pushime ose të vendosni shtëpinë tuaj të re, andaj merrni këto udhëzime për kursimin e parave dhe shijojeni vendin në maksimum.

27 Korrik 2023
Turizmi mjekësor në Turqi
Turizmi mjekësor në Turqi Tani, shumica e spitaleve në Turqi mund t'ju shërbejnë të huajve. Pasi të zgjedhni mjekun, ju nuk keni pse të shqetësoheni se ku punon mjeku dhe nëse ai mund ta flasë gjuhën tuaj. Të gjithë mjekët që i kryejnë këto operacione kanë reputacion të madh dhe mund t'i kërkoni në internet për vlerësime të mëtutjeshme. Pasi të kërkoni mjekun e duhur dhe ta bëni hulumtimin tuaj, ju mund të vini në Turqi për turizëm mjekësor me vetëbesim. Në Turqi, shumë qytete janë lidere për turizmin mjekësor. Ne do t'ju japim info Lexo më shumë
05 Gusht 2023
Motoçiklzimi në Antalia
Motoçiklzimi në Antalia Motoçiklizmi është një aktivitet aventuristik dhe tërheqës, i cili do t'ua shtojë kënaqësinë pushimin tuaj. Nëse ju pëlqeni të jeni jashtë rrugëve dhe në natyrë, ju duhet ta provoni këtë aktivitet në Antalia. Lexo më shumë
16 Prill 2023
Qiraja në stil
Qiraja në stil Ju keni kursyer paratë tuaja, keni vendosur për një vendndodhje, keni vendosur të merrni me qira një pronë në vend të qëndrimit në hotel... çfarë më pas? Lexo më shumë
06 Tetor 2023
Zjarri i Anadollit
Zjarri i Anadollit E dua atë ndjenjën e të kaluarës dhe shikimin nga e ardhmja. Lexo më shumë
13 Gusht 2023
Xhamia e Madhe e Turqisë dhe spitali i Divrigit hyjnë në trashëgiminë kulturore botërore
Xhamia e Madhe e Turqisë dhe spitali i Divrigit hyjnë në trashëgiminë kulturore botërore Konsiderohet një prej simboleve më të rëndësishme të arkitekturës në regjion, derisa ishte gjithmonë rrugë e ngarkuar me tregti nga qytetërimet prej Lindjes së Mesme, Azisë perëndimore dhe Evropës. Lexo më shumë