Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Apartamente luksoze neo-klasike në Avsallar

Apartamente luksoze neo-klasike në Avsallar Gjeneral - 1
ID: 1797 Projekti

Kjo pronë është shitur.

Detajet

ID e pronës
ID e pronës 1797
Vendndodhja e pronës
Vendndodhja e pronës Avsallar, Alanya
Lloji
Lloji Projekti
Data e dorëzimit
Data e dorëzimit Dhjetor 2022
Distances
Në qytet
Në qytet 1.4km
Në plazh
Në plazh 1.5km
Për të bërë pazar
Për të bërë pazar 515m
Për në aeroport
Për në aeroport 105km

Karakteristikat e pronës

  • Spa
  • Sauna
  • Banjo turke
  • Dhoma masazhi
  • Gjenerator
  • Siguria
  • Dhoma e veshjes
  • TV kabllor-satelit
  • Ashensor

Çmimi

Përditësimi i fundit: -
1 Dhoma e gjumit, Apartament
Shitur

42m²

|

1 Banjë

|

1 Ballkon

|

€1 976/m²

|

Me shume informacion
Me shume informacion
Vendndodhja

Përshkrim

Këto apartamente luksoze neo-klasike në Avsallar janë tani për shitje. Avsallari është një regjion në perëndim të Alanias i famshëm për stilin rural. Turistëve u pëlqen të vijnë në Avsallar shkaku i verave të gjata dhe të ngrohta, afërsisë me plazhet e këndshme si dhe pasi është afër dyqaneve, kafeneve dhe restauranteve. Kjo e bën investimin në prona këtu të mirë në kuptimin financiar. Tregu i qirave është duke "shpërthyer" në këtë zonë dhe investitorët po nxitojnë të bëjnë punën e tyre. Avsallari është një zonë e këndshme edhe për t'u shpërngulur përherë këtu, poashtu.

Infrastruktura në Avsallar është mirë e zhvilluar, me shumë qendra tregtare, klinika, shkolla, barnatore dhe ATM. Plazhet janë të përziera me rërë dhe disa me guralecë. Plazhi i famshëm i Incekumit me "Flamurin Blu" është i përsosur për familjet me fëmijë të vegjël si dhe për të moshuarit.

Ka shumë për t'ju mbajtur juve të argëtuar këtu me sportet ujore, peshkim, zhytje, hiking, çiklizëm, kalërim dhe shumë vende arkeologjike për t'i vizituar. Aty pranë, Alania ka kalanë e famshme, e cila mund të vizitohet edhe me teleferik. Këtu ju mund t'i shihni edhe rrënojat antike si dhe të merrni pamje spektakolare të gjirit, kalasë dhe maleve mahnitëse Taurus. 

Distanca nga komoditetet:

  • Distanca nga plazhi: 1.5 kilometra
  • Distanca nga qyteza: 1.4 kilometra
  • Distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Antalias: 105 kilometra
  • Distanca nga aeroporti Gazipasa: 65 kilometra
  • Distanca nga dyqanet lokale dhe marketet: 515 metra.

Karakteristikat e apartamenteve

Kjo ndërtesë e bukur neo-klasike ndodhet në një sipërfaqe prej 2950 metra katrorë dhe përbëhet nga 66 apartamente elegante. Apartamentet njëdhomëshe në dispozicion janë mahnitëse me dhoma të mëdha, të ndritshme dhe të freskëta. Kompleksi është mbi zonën turistike të Avsallarit, pranë maleve. Të jetosh këtu ju jep juve ndjenjën e luksit, stilit të qetë të jetesës me të gjitha komoditetet në një vend dhe me ajër të freskët dhe të pastër.

Pse ju duhet të blini këtu?

  • sistem satelitor televiziv
  • internet
  • sistem sigurie në tërë kompleksin
  • izolim i nxehtësisë në dritare
  • kondicionerë ajri në të gjitha dhomat.

Kuzhinat bashkëkohore janë ndërtuara me tryeza graniti të cilësisë së lartë, sistem të ngrohtë të ujit, etj. Banjot luksoze janë elegante dhe funksionale me kabinë dushi, pllaka qeramike dhe sanitari elegante.

Hapësira e jashtme është poashtu e këndshme me pishinë të madhe dhe tarraca për rrezitje. Ky kompleks është sikurse një hotel me pesë yje shkaku i qendrave (shikoni më poshtë). Imagjinoni veten duke u rrezitur nën rrezet e Mesdheut e më pas të shkrini energjinë në palestër dhe të relaksoheni në SPA. Kjo është jeta që gjithmonë e keni ëndërruar dhe mund të bëhet shumë lehtë e juaja. Ju lutem kontaktoni me një nga agjentët tanë për kërkesat tuaja.

Pyetni përfaqësuesin

Meryem Yurdayanık
Meryem Yurdayanık
Menaxher i përgjithshëm
+90 538 888 16 16
WhatsApp Telegram
Në mënyrë që ne t'ju kontaktojmë, duhet të plotësoni një nga numrat e e-mail ose telefonit.

Ekipi ynë Ekipi ynë në shërbimin tuaj

Dëshmitë Ju mund të lexoni komentet e klientëve tanë që filluan një jetë të re me Summer Home dhe të mësoni për kompaninë tonë.

Алексей Сабинов . Новосибирск
Алексей Сабинов . Новосибирск

Rusisht
Gjithçka shkoi mirë, unë jam shumë i kënaqur me punën!

Елена и Алексей
Елена и Алексей

Rusisht
Unë e dua Summer Home! Rreth dy vite më parë, burri im dhe unë filluam të mendonim për të lëvizur në një shtet të ngrohtë, me një klimë të kënaqshme dhe ajër të pastër. Nuk do të isha i saktë nëse do të thoja se ne, sikur të tjerët, kemi shikuar edhe shtete të tjera. Ne kemi kërkuar për informacione në shtete të ndryshme, kemi studiuar ligjet dhe të tjera. Dhe më pas ne bëmë vendimin tonë për të ardhur në Turqi. Por, në rrjetet sociale njerëzit shkruajnë gjëra të këqija pasi të blini. Por, vendimi ishte bërë dhe ne filluam të kërkonim, fillimisht në YouTube. Në momentet e para, të gjitha agjencitë e pasurive të paluajtshme kishin apartamente të ngjashme. Sinqerisht, ishte e vështirë për të zgjedhur dhe një ditë unë e pashë një video të Summer Home, e quajtur "Vajzat - Motrat" dhe unë do t'ju tregoj sinqerisht se isha i mahnitur. Video mund të marrë vëmendjen e njerëzve për shkak të sinqeritetit. Kështu, ne menjëherë shkruam mesazh në numrin e telefonit të paraqitur në përshkrim. Ata u përgjigjën menjëherë. Një ndërmjetësuese me emrin Tatyana na kontaktoi neve. Na ndjekën pyetjet standarde dhe pas kësaj, erdhi oferta e parë. Burri im dhe unë menduam për "kohë të gjatë", e cila ishte për dy ditë. Si rezultat i kësaj, ne rezervuam një apartament, të cilin e propozoi Tatyana dhe ne erdhëm me programin e "udhëtimit kujdestar". Ajo na tregoi neve të mos shqetësoheshim nëse nuk do të na pëlqente, dhe se ne do ta shikojmë një tjetër. Nga ky moment, pas ardhjes sonë në Alania, unë dua ta përshkruaj vetëm entuziazmin, ne ishim te një familje që na pranoi neve. Pronari i kompanisë, Nadiri, partnerja e tij ruse, Karina, Tatyana, Oksana dhe të tjerët na ndihmuan ne shumë rreth informatave më të rëndësishme, na dërguan në dyqane dhe na shërbyen me çaj të mrekullueshëm dhe lëngje. Unë ta falënderoj profesionalizmin e punonjësve të Summer Home. Pas ekzaminimit të disa objekteve, ne u fokusuam në atë që Tatyana na propozoi - super profesionale. Ju mund të shkruani shumë për këtë kompani të mrekullueshme. Por, për t'i ndjerë cilësitë e shërbimeve, këto shërbime duhet të jenë të ofruara nga ata! Në Alania, në male është e shkruar "Unë e dua Alanian". Unë dua ta shkruaj "Unë e dua Summer Home". Faleminderit shumë!

Mrs. Lesia
Mrs. Lesia

Holandeze
Njohuritë e mia për Turqinë filluan nga viti 2014 prej Summer Home Real Estate. Tani, pas katër vitesh, unë mund t'ua sygjeroj këtë kompani miqëve të mi. Jam e sigurtë se njerëzit do të jenë të kënaqur me punën e kompanisë. Unë besoj se parimet bazike të Summer Home - sjelljet personale dhe njerëzore si dhe trajtimi dhe sinqeriteti janë integriteti i kompanisë. Dhe më besoni mua, Summer Home ka reputacion të lartë. Nga fillimi deri në fund të transaksionit, klienti është plotësisht i mbështetur, nga vizita e parë e klientit në kompani dhe zgjedhja e apartamentit si dhe në zgjedhjen e interierit. Madje, pas kësaj, unë e di se ku mund të marrë këshilla kur jam në Turqi. Ne kemi gjetur miq këtu!  Unë dëshiroj të njejtën gjë për klientët e ardhshëm të Summer Home Real Estate! 

Ермек Мухамедиев. Алма-Аты
Ермек Мухамедиев. Алма-Аты

Rusisht
Unë jam shumë me fat që kam kontaktuar Summer Home. Dua ta falënderoj sidomos menaxheren Oksana Yalcin. Nga momenti që ne filluam të shikonim për blerjen e një apartamenti, ajo na tregoi të gjitha detajet. Unë dua ta falënderoj atë përzemërsisht, por edhe kompaninë. Ata janë njerëz të besueshëm. Ajo nuk humbet kohë dhe përgjigjet në të gjitha pyetjet sa më shpejt që është e mundur. Unë i dëshiroj sukses kompanisë dhe lumturi Oksanës në jetën personale!

Юлун Мария,  Москва
Юлун Мария, Москва

Rusisht
Unë do të doja të shpreh falënderimin tim për stafin e Summer Home dhe në veçanti për menaxheren tonë Tatyana! Pas plotësimit të aplikacionit në Instagram për zgjedhjen e një apartamenti me qira, menaxherja Tatyana na kontaktoi pas një kohe të shkurtër, duke na informuar neve në detaje rreth karakteristikave të Alanias, për çmimet e apartamenteve dhe zgjedhjen e një vendi interesant për blerje! Tatiana, për një kohë të shkurtër, na përgatiti opsionet më të mira të bazuara në dëshirat tona, duke na ofruar fotografi dhe video të komplekseve! Gjithashtu, ajo organizoi një transferim individual nga aeroporti dhe pastaj në rikthim! Ajo na ndihmoi edhe për të zgjidhur problemet aktuale shumë shpejt. Pushimet tona gjatë pandemisë dhe për shkak të anulimit të fluturimeve mes Rusisë dhe Turqisë, ne duhej të zgjasnim kohën tonë me qira në apartament për një kohë më të gjatë! Në atë moment, Tatiana u tregua punonjëse profesionale, duke diskutuar me pronarët e apartamenteve për çmimet më të lira të qirave! Faleminderit për punën mirë të koordinuar nga i gjithë stafi, që na lanë ne me kujtime të bukura nga pushimet tona! Nëse ju ende keni dyshim në zgjedhjen e një hoteli apo pushimi të rehatshëm në një apartament, unë fuqishëm ua sygjeroj juve zgjedhjen e një apartamenti! Më pas, ju nuk jeni të obliguar për pushimet dhe aktivitet në hotel. Ju vendosni se çfarë produkte do të blini dhe në cilat restaurante do të shkoni si dhe në cilin det do të pushoni! Nëse jeni duke planifikuar të blini apo të merrni me qira apartamente në Alania, atëherë Summer Home është padyshim zgjedhja juaj më e mirë! Gjithashtu, Summer Home ka kanalin e saj në YouTube, ku ata ju tregojnë në detaje rreth jetës në Alania, vendeve për t'i vizituar, tregjeve, çmimit të produketeve, etj. Unë do të doja të falënderoja nga thellësia e zemrës gjithë stafin e SUMMER HOME dhe shpresoj për një rikthim të shpejt në Alanian e ngrohtë.

 Yulia Pavlenko
Yulia Pavlenko

Rusisht
Falenderim i veçantë për agjentin Volkan. Ai e bëri të lehtë dhe të shpejtë blerjen e një apartamenti në Mersin. Më takoi në aeroportin e Adanas dhe brenda një dite shikuam një apartament në një pallat në ndërtim, vendosëm gjithçka në zyrën e zhvilluesit, bëmë prokurën e nevojshme. Pa ditur asnjë fjalë turqisht bleva apartamentin. Sot mora çelësat dhe tapu-në e banesës time. Ky është udhëtimi im i dytë në Mersin. Volkan ndihmoi në inspektimin e banesës, gjeti defekte të vogla dhe zhvilluesi rregulloi gjithçka brenda disa orësh. Jam shumë i lumtur me Samer Home. I rekomandoj patjetër
Disa komente përkthehen automatikisht në gjuhën tuaj për të përmirësuar përvojën tuaj.

Veti të ngjashme

Mundësi e paharrueshme për të blerë një apartament në Oba, Alanya

  • Oba, Alanya
  • 2, 4 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 75m² - 160m²
  • 800m
  • 115km

Nga €160 000 Përditësimi i fundit: 07 Marsh 2024

Lejeqëndrim me apartamente në Demirtasin e qetë, Alania

  • Demirtas, Alanya
  • 1, 2, 3 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 50m² - 132m²
  • 600m
  • 20km

Nga €130 000 Përditësimi i fundit: 05 Marsh 2024

CENTRAL LUXURY PLAZA PËR TREGTARE NË OBA-ALANIA

  • Oba, Alanya
  • 1 Dhoma e gjumit
  • Komerciale
  • 193m²
  • 1.7km
  • 120km

€265 000 Përditësimi i fundit: 07 Marsh 2024

Apartamente tërheqëse në kompleksin mahnitës në Demirtas

  • Demirtas, Alanya
  • 1, 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 46m² - 85m²
  • 1.5km
  • 150km

Nga €99 000 Përditësimi i fundit: 07 Marsh 2024

Apartamente luksoze në kompleksin e ri pranë detit në Kargicak, Alania

  • Kargicak, Alanya
  • 2, 3 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 66m² - 127m²
  • 100m
  • 135km

Nga €260 000 Përditësimi i fundit: 12 Marsh 2024

Vila katër-dhomëshe me pamje nga deti në Tepe, Alania

  • Tepe, Alanya
  • 4 Dhomat e gjumit
  • Vilë
  • 216m²
  • 6km
  • 120km

€1 400 000 Përditësimi i fundit: 17 Dita

Apartamente elitare dhe me stil për shitje në Demirtas

  • Demirtas, Alanya
  • 1, 2, 3, 4 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 46m² - 155m²
  • 750m
  • 155km

Nga €116 000 Përditësimi i fundit: 11 Marsh 2024

Apartament me dy dhoma gjumi për shitje në kompleksin e bukur në Kestel, Alanya

  • Kestel, Alanya
  • 2 Dhomat e gjumit
  • Apartament
  • 85m²
  • 10m
  • 30km

€265 000 Përditësimi i fundit: 9 Dita

Vila luksoze në rrethinat e mrekullueshme të Konakli, Alanya

  • Konakli, Alanya
  • 3, 4, 5 Dhomat e gjumit
  • Vilë
  • 200m² - 280m²
  • 750m
  • 115km

Nga €670 000 Përditësimi i fundit: 07 Marsh 2024

Lidhu me ne nga kudo

Jeni një klikim larg nga marrja e këshillave nga agjentët tanë ekspertë.

OSE
WhatsApp