Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë

Udhëzuesi i udhëtimit të Trabzonit

Trabzoni është një prej qyteteve më të famshme të Turqisë për turistët. Trabzoni merr shumë vëmendje me historinë dhe kulturën e kuzhinës. Ju duhet definitivisht ta vizitoni Trabzonin sa më shpejt që të jetë e mundur!

Informacion

Popullësia e qytetit është 779,379 banorë. Ky është qyteti i 29-të më i banuar në Turqi. Është njëra prej qyteteve më të gjelbra në regjionin e Detit të Zi. Për shkak të klimës me shi, ju mund t'i shihni të gjitha nuancat e gjelbra në shumë pjesë të zonës.

Trabzoni është një qytet i vjetër që daton prej katër mijë vjetësh. Për shkak të kësaj, është bërë njëra prej qyteteve të rralla që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Për shkak të rëndësisë gjeografike, Trabzoni ka mirëpritur shumë qytetërime përgjatë historisë. 

Ekzistenca e edukimit, kulturës dhe qendrave tregtare e ka themeluar Trabzonin për shekuj duke e bërë bërë qytet të jetueshëm kulturor. Në këtë artikull, ne do t'ju shfaqim qendrat kulturore dhe historike të qytetit. 

Vendet për t'u vizituar 

Manastiri Sumela 

Njihet ndryshe si manastiri i Meryamit. Thuhet se emrin Sumele e mori nga fjala Melas, që do të thotë "i zi", Shumë legjenda kanë folur për manastirin, përfshirë edhe emrin e tij. Njëra prej legjendave më të njohura është se dy athinas dhe Nëna Maria në ëndrrën e tyre, iu tregoi atyre se ku ishte manastiri dhe si mund të shkojnë atje. 

Nuk ka asnjë informacion definitiv në lidhje me datën e ndërtimit. Sipas disa studimeve, ata besojnë se u ndërtua në vitin 385 pas Lindjes së Krishtit, derisa të tjerët thonë se u ndërtua në vitin 472 pas Lindjes së Krishtit. Shumë njerëz që e vizitojnë Trabzonin definitivisht zgjedhin këtë zonë si vendndodhje që duhet të shihet patjetër. Ju mund ta merrni veturën tuaj deri në 200 metra afër manastirit, më pas mund të eci në rrugën prej druri. 

Pavijoni Ataturk 

Ndodhet në distriktin Soguksu, mansioni ishte ndërtuar në fillim të shekullit 20. Mes viteve 1934 dhe 1937, Mustafa Kemal Ataturk ishte pritur këtu gjatë vizitës në Trabzon. Dihet se Ataturk e shkroi një pjesë të tij para se ai të vdiste. Pavijoni ishte dekoruar dhe transformuar në muze pasi Ataturk vdiq dhe më pas u hap për publikun. 

Kalatë në Trabzon 

Një tjetër ndërtesë që tërheq vëmendjen e vizitorëve në Trabzon janë muret e qytetit historik: Hisari i lartë, Hisari i mesëm dhe Hisari i ultë. Kalaja ndodhet në pjesën më të lartë të qytetit. Kalaja e Trabzonit ngrihet mbi themelet e Periudhës Bizantine. 

Liqenet e Trabzon

Liqenet e Trabzonit janë gjithashtu të veçanta. Uzungol, Balikli dhe Sera jepen si shembuj. Këto liqene i shtojnë bukuri natyrore qytetit. Ju mund të bëni piknik në zonat ku liqenet ndodhen. 

Ushqimi 

Trabzon pide, e cila është ndër gatimet më të popullarizuara të Trabzonit, bëhet me djath vendas në brumin e hollë duke i shtuar edhe vezë. Gjithashtu, edhe gjalpa është e nevojshme në këtë gatim. Mund të gatuhet më ndryshe nëse i shtohen përbërës të ndryshëm. 

Njëra prej gatimeve më unike të regjionit është edhe Kuymak. Ky ushqim bëhet me miell misri duke pasur aromë të mrekullueshme pasi i shtoni "djathin Kolot". Kuymak është gjithnjë prezent në tavolinat e darkës në Detin e Zi, sidomos në drekë. Sygjerohet ta provoni Kuymak në një restaurant vendas.

Kjo pjatë gatuhet nga rrjedhjet e bimëve tomara të Detit të Zi, duke i dënë një aromë unike pasi i shtoni gjalpë dhe miell misri.

Akçaabat meatballs është ndër specialitetet më të mira të regjionit Akçaabat të Trabzonit në Turqi

Një prej gatimeve origjinale të Trabzonit është edhe stuffed anchovies. Gatuhet nga përzierja e majdanozit, piperit të zi dhe qepës. Më pas, pjesa mbushet në açuva dhe vendoset sërish aty për t'i dhënë një formë të mbushur.

Summer Home në Turqi mund t'ju jap juve detajet e nevojshme për regjionin e Trabzonit. Nëse ju jeni të interesuar, mund të konsultoheni me ekipin tonë në lidhje me pronat në Trabzon. Ne do të jemi të lumtur t'ju ndihmojmë juve. 

06 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye
Udhëzuesi i udhëtimit në Fethiye Fethiye është një vend fantastik përplot me histori, arkitekturë dhe vende të shumta për t'i vizituar. Gjithashtu, sigurohuni që të provoni ushqimin tradicional të Fethiyes dhe plazhet e famshme të tij me standardin "Flamuri Blu". Lexo më shumë
01 Marsh 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Ankara
Udhëzuesi i udhëtimit në Ankara Në vitin 1923, Ankara është emëruar kryeqytet i Turqisë, i cili ndodhet në regjionin e Anadollit. Për shkak të pozitës gjeografike, ka qenë vendbanim i shumë qytetërimeve në të kaluarën.  Lexo më shumë
28 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Side
Udhëzuesi i udhëtimit në Side Side është një vend i vogël, i kundërt nga ajo që mendohet. Është në distriktin e Antalias. Megjithatë, është një zonat më të popullarizuara për turizëm. Tërheq shumë të huaj shkaku i kushteve klimatike dhe vendeve historike përreth.  Lexo më shumë
27 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer
Udhëzuesi i udhëtimit në Kemer Kemer është një prej distrikteve turistike të provincës së Antalias në Turqi, sidomos për të huajt, ata preferojnë Kemerin për t'i kaluar pushimet e tyre. Faktori më i rëndësishëm për këtë është klima. Lexo më shumë
26 Shkurt 2023
Udhëzuesi i udhëtimit të Kasit
Udhëzuesi i udhëtimit të Kasit Kas në Turqi është një distrikt që ndodhet në pjesën më perëndimore të Antalias. Kas ka efektin që mahnit të gjithë me bukurinë e tij. Lexo më shumë