Ne përdorim cookie për të siguruar performancën dhe përvojën më të mirë të përdoruesit në faqen tonë të internetit. Duke vazhduar të përdorni faqen tonë, ju pranoni përdorimin tonë të cookies në përputhje me Politikën tonë të Privatësisë. Mëso më shumë
EUR - €

Çfarë është roli i një menaxheri të apartamentit?

Nëse të gjitha apartamentetet në një ndërtesë janë në pronësi të një personi, atëherë ai person është menaxheri ligjor.

Ka shumë pyetje kur mendoni për rolin e menaxherëve të apartamentit. Për shembull: cilat janë detyrat e menaxherit të apartamentit? Cilat janë detyrimet e tyre? Pse ne kemi nevojë për ta? Ky artikull ju ndihmon në përgjigjjen e disa pyetjeve të rëndësishme. 

Si zgjedhen menaxherët e apartamenteve? 

Sipas nenit 34 për Ligjin e Pronësisë së Pronës, çdo ndërtesë me tetë ose më shumë apartamente, duhet të ketë një menaxher. Zgjedhja e menaxherëve mund të bëhet edhe në ndërtesa me më pak se tetë apartamente. Nëse të gjitha apartamentet janë në pronësi të një personi, atëherë ai person është menaxheri ligjor. Sipas numrit të apartamenteve, bordi i drejtorëve zgjedhet pas menaxherit. Menaxheri ose bordi i drejtorëve zgjedhet nga shumica e votave në pronarëve të apartamenteve. Këta njerëz mund të zgjedhen nga pronarët e apartamenteve apo palët e treta. ,

Sa gjatë mund të konsiderohen ata menaxherë apartamenti? 

Zakonisht, kjo periudhë është për një vit. Nëse ai/ajo nuk i kryen detyrat e tij mirë, nuk dëshiron të vazhdojë ose nëse banorët ankohen, nëse 1/3-ta e duan ndryshime, mbahet një takim i ri dhe kjo çështje diskutohet. Kandidati i ri mund të zgjedhet me shumicën e votave. Përpos kësaj, nëse për të bëhet e pamundur t'i kryejë detyrat shkaku i shëndetit apo vdekjes, atëherë mbahet një takim i jashtëzakonshëm dhe zgjedhet menaxheri i ri dhe bordi i drejtorëve. Arsyeja për këtë takim duhet të jetë njoftuar. Në këtë rast, pronari i apartamentit që bën thirrje për takim të jashtëzakonshëm, atëherë duhet t'i bëjë përgatitjet preliminare për takimin. 

Detyrat e menaxherit të apartamentit

Sipas nenit 35 të ligjit për Pronësinë e Pronës, detyrat e menaxherit të apartamentit janë si në vijim:

  •  Përmbush vendimet e bëra nga pronari i ndërtesës 
  •  Si menaxher, ai mbron pasurinë e paluajtshme ku ai ndodhet, merr masat e nevojshme për mirëmbajtjen e saj, e rinovon dhe e siguron. 
  •  Merret vesh me menaxhmentin e përgjithshëm të pronës. Përcjell punët si pastrim, ashensorin, ngrohjen qëndrore dhe ventillimin. 
  •  Avancat mblidhen nga pronarët e apartamenteve çdo vit kalendarik. Nëse paradhënia e mbledhur për punë të tilla si mirëmbajtje, riparim dhe siguri përfundon para se të  jetë e nevojshme, atëherë qiramarrësit duhet të informohen dhe pastaj paratë mund të mblidhen përsëri.
  •  Ata duhet të marrin njoftime në lidhje me shqetësimet e ndryshme dhe të bëjnë se çfarë është e nevojshme. 
  • Bëjnë padi dhe procedura përmbarimore kundër pronarëve që nuk përmbushin dispozitat në lidhje me pronësinë dhe bashkëpronësinë dhe nuk paguajnë borxhet e tyre.
  • Thërret pronarët e katit në takime kur është e nevojshme. Fillon dhe drejton mbledhjen dhe mban procesverbalin e takimeve.
  • Përveç kësaj, një nga gjërat që duhet të bëjnë menaxherët e apartamenteve janë: depozitimin e parave të mbledhura për pronën kryesore të paluajtshme dhe hapjen e një llogarie bankare për të shpenzuar kur është e nevojshme. Llogaria hapet në emrin e tij duke treguar titullin "menaxher apartamentesh".

Të gjitha kriteret e mësipërme janë ato që priten nga një Menaxher i Apartamenteve. Ne, në Summer Home, kemi apartamentet tona për shitje ku Menaxherët e Apartamenteve janë pjesë e kompanisë sonë. Kjo lejon që të gjitha rregullat dhe përgjegjësitë të aktivizohen plotësisht.

09 Gusht 2023
Pushimet kombëtare turke
Pushimet kombëtare turke Në Turqi, ka shumë festa falë Ataturkut për gjithçka që ai ka bërë në të kaluarën. Këto ditë janë për ta përkujtuar atë dhe të mirat që ai i ka bërë për vendin. Lexo më shumë
16 Korrik 2023
Festivali i ushqimit
Festivali i ushqimit "Adana" Adana është njëra prej provincave më të shquara në jug-lindje të Turqisë. Qyteti ka dy milionë banorë. Adana nuk ka brigje, por e ka liqenin me motin e Mesdheut. Adana është e famshme për qebabin e saj, suxhukun, shalgamin dhe burekun. Ne do të donim t'ju paralajmëronim se ushqimi është shumë djegës, pra nëse nuk jeni adhurues i ushqimit djegës, kërkoni më pak djegës në ushqim. Ne kemi lajme të mira për ju. Nëse i pëlqeni këto ushqime dhe doni t'i provoni të gjitha prej tyre, atëherë është një festival vetë Lexo më shumë
04 Korrik 2023
Top shtatë çatitë e Turqisë për ta shijuar kafenë e këndshme të mëngjesit apo darkën
Top shtatë çatitë e Turqisë për ta shijuar kafenë e këndshme të mëngjesit apo darkën Vjeshta po vjen ngadalë dhe është koha për ta shijuar dhe adhuruar pamjen. Kështu, ne kemi menduar, pse të mos rendisim çatitë më të mira, të cilat kanë pamjet më të bukura në Stamboll. Kjo është lista me top dhjetë vendet që duhet vizituar:  Lexo më shumë
16 Qershor 2023
Rrugët më të mira për çiklizëm në Turqi
Rrugët më të mira për çiklizëm në Turqi Për ata që duan ta eksplorojnë natyrën me bicikletë, vendi ynë ofron disa zona. Ne kemi rrugët më të mira për çiklizëm për ata që duan të udhëtojnë me bicikletë. Kapadokia, rruga Likya, Tekirdağ – Uçmakdere - Şarköy, Taraklı – Mudurnu – Abant, Gelibolu, Kazdağları, Ayder Plateau dhe Alania. Lexo më shumë
27 Korrik 2023
Turizmi mjekësor në Turqi
Turizmi mjekësor në Turqi Tani, shumica e spitaleve në Turqi mund t'ju shërbejnë të huajve. Pasi të zgjedhni mjekun, ju nuk keni pse të shqetësoheni se ku punon mjeku dhe nëse ai mund ta flasë gjuhën tuaj. Të gjithë mjekët që i kryejnë këto operacione kanë reputacion të madh dhe mund t'i kërkoni në internet për vlerësime të mëtutjeshme. Pasi të kërkoni mjekun e duhur dhe ta bëni hulumtimin tuaj, ju mund të vini në Turqi për turizëm mjekësor me vetëbesim. Në Turqi, shumë qytete janë lidere për turizmin mjekësor. Ne do t'ju japim info Lexo më shumë