Pasuritë e paluajtshme në Alania

255 prona janë gjetur për'Pronat në Alania'


Apartamente për shitje në Botanic Garden
ID: 1472
400 m
135/35 km
Apartamentet në Victory Garden
ID: 1461
800 m
130/38 km
Qendra komerciale, Summer Park ofron zyre dhe dyqane në Alania
ID: 1258
900 m
40 km
Apartamente moderne të rrethuara nga natyra në Alania, Kestel
ID: 1333
500 m
40 km
Vila verore me pamje të bukur në Alania
ID: 1276
3 km
30 km
Apartamente luksoze pranë plazhit në Kestel, Alania
ID: 1139
200 m
30 km
Apartamente për shitje me shumë komoditete në Avsallar, Alania
ID: 1359
600 m
90/60 km
Apartamente luksoze në kompleksin e ri pranë detit në Kargicak, Alania
ID: 1395
100 m
135/30 km
Apartamente të këndshme pranë detit në Kargicak
ID: 1429
500 m
135/25 km
Apartamente krejt të reja për shitje në kompleks të këndshëm në Avsallar, Alania
ID: 1383
900 m
90/60 km
Apartamente në
ID: 1425
2 km
35 km

Një apartament ose pronë tjetër në Alania është një investim fitimprurës. Shtëpia mund të përdoret përgjithmonë ose si shtëpi pushimeve, apo edhe për dhënie me qira për ata që duan të relaksohen në Turqi. T'i shikosh karakteristikat e regjionit dhe pronat në shitje do t'ju ndihmojë juve të bëni zgjidhjen e duhur.

Ka shumë vende të ndryshme dhe unike të pronave për shitje në Alania.

Cilat janë përfitimet e blerjes së një shtëpie në Alania 

Qyteti Medhetar në provincën e Alanias është vendi me infrastrukturë të zhvilluar. Ky vend ka standard të lartë të jetesës për turistët nga Evropa, Rusia dhe shtetet e CIS-it. Shumë prej tyre jo vetëm që vijnë të relaksohen, por edhe të investojnë në prona.

Kërkesat për pasuri të paluajtshme në Alania prej të huajve janë duke u rritur për këto arsye:

  1. Klima e përshtatshme. Alania është e njohur për motin perfekt, natyrën e bukur, plazhet e pastërta dhe ajërin e pastër të maleve. Sezoni i pushimeve këtu zgjatë tetë muaj. Në muajt tjerë, këtu mbizotëron një atmosferë e qetë dhe kushte mesatare atmosferike. 
  2. Siguria e lartë. Mundësia e tërmeteve këtu është shumë e ulët. Rregullat e ndërtimit antisizmik lejojnë ndërtimin e komplekseve të banimit.
  3. Kultura dhe gjuhët e huaja. Gjuha ruse, angleze, finlandeze dhe gjermane është shumë aktive në këtë qytet, kështu që përshtatja juaj në këtë zonë do të jetë tepër e lehtë. Njerëzit në dyqane janë miqësorë dhe ju ndihmojnë në situata stresuese. 
  4. Çmime të volitshme. Apartmentet këtu janë më të lira se sa në shtetet tjera evropiane. Autoritetet lokale të mbikëqyrjes teknike monitorojnë cilësinë e ndërtimit.
  5. Niveli i lartë i infrastrukturës. Qyteti është zhvilluar në sistemin shëndetësor, në rrjetin e bankave dhe organizatat legale. Gjithashtu, instuticionet edukative kanë të diplomuar profesionistë. 
  6. Formë e thjeshtë e marrjes së lejeqëndrimit. Blerja e pronës në Turqi ju jep të drejtën për të marrë lejeqëndrim dhe pas pesë vjetësh, ju mund të aplikoni për shtetësinë turke.
  7. Rrjet i zhvilluar transporti dhe komunikim ndërurban. Autobusët ndodhen përgjatë rrugëve të qytetit. Shërbimet e taksive dhe makinave me qira janë të dizajnuara në mënyrë që t'i gjeni pothuajse kudo. Rrugët ndërurbane ju lejojnë të shkoni në Aeroportin e Antalias ose në qytete tjera të Turqisë.

Ka shumë avantazhe për blerje të pronave në Alania: përmirësimet, klima dhe çmimet atraktive.

Çfarë pasuri të paluajtshme mund të blini në Alania 

Pasuritë e paluajtshme janë të përballueshme nga ndërtuesit në qytet - ka projekte komerciale dhe rezidenciale të madhësive dhe pamjeve të ndryshme. Hapësirat për zyre dhe dyqane ju lejojnë të bëni biznes. Standardet me cilësi të lartë dhe tiparet moderne japin kërkesa për të hartuar ndërtesat.

Ka disa lloje të shtëpive që prezantohen:

  1. Vila të ndara për jetesë familjare - njëkatëshe, shumëkatëshe dhe me ose pa pishinë. Brenda ka disa dhoma, tarraca të mjaftueshme. Dritaret ofrojnë pamje panoramike të Detit Mesdhe.
  2. Shtëpitë për një ose dy familje. Janë në shitje me kushte të volitshme, me orendi, kopshte, pishina dhe parking. 
  3. Shtëpi banimi - të vendosura në periferi të komplekseve, të cilat janë krijuar për dy familje. Banuesit në baza ditore kanë të siguruar parkingun, hyrjen në pishinë të hapur, kënd lojërash, dyqante të vogla dhe sallone bukurie.

Apartmentet në Alania iu ofrohen pronarëve të ardhshëm në disa variante:

  1. Prania e studiove me madhësi të ndryshme, me hapësirë minimale, e cila ofron një mundësi për të kryer punët e dizajnit. Studiot janë të njohura për beqarët, çiftet dhe gjithashtu merren me qira.
  2. Apartamente me një dhomë gjumi, me kuzhinë, dhomë ndeje, banjo dhe një dhomë gjumi me madhësi 50-60 metra katrorë. Për më tepër një ballkon mund të jetë i përfshirë.

  3. Apartamente me dy dhoma gjumi që mund të zënë një hapësirë prej 80-120 metra katrorë. Dhe përfshihen dy dhoma gjumi. Janë të ndodhura në komplekset, ku ju keni qasje në pishinë, zona relaksi dhe SPA.
  4. Apartamente me tre dhoma gjumi në hapësira prej 100-220 metra katrorë. 
  5. Duplekset janë apartamente dykatëshe të kërkuara nga familjet e mëdha. Këto apartamente kanë të përfshira dhoma gjumi, kuzhinë, ballkon, tarracë dhe gjëra të tjera.

Një studio apartament është njëra prej pronave më të popullarizuara. 

Informacione të përgjithshme për qytetin 

Alania konsiderohet të jetë njëra prej qyteteve më të nxehta në mesin e qyteteve më të mëdha në Turqi. Ky vend ndodhet në zonën Mesdhetare, 134 kilometra në juglindje të Antalias. Zona e qytetit përfshinë regjione resorte si Incekum Mahmutlar, Konakli dhe të tjera. 

Popullësia e qytetit dhe regjionit arrinë deri në 300 mijë njerëz. Në verë dhe vjeshtë, ka më shumë njerëz si shkak i ardhjes së shumë turistëve. 

Karakteristikat e klimës lokale: 

  • Temperatura është mbi 20 ºС.
  • Klima - Mesdhetare.
  • Dimërat janë me shi, të freskët dhe me erëra.
  • Verërat janë të nxehta, të lagështa dhe të gjata.
  • Lagështia e lartë e ajrit gjatë gjithë vitit është mesatarisht 60-65%.
  • Temperatura e ujit në janar është 19 ºС dhe në korrik 28 ºС.
  • Kushtet klimatike janë të favorshme për rritjen e drunjëve të palmave, pyje me pisha të kuqe, etj.

Qyteti i Alanias ndodhet në jug të vendit, 134 kilometra nga Antalia. 

Linja e parë në qytet është e përbërë me hotele dhe shtëpi të turistëve. Komplekset rezidenciale janë të vendosura në male, derisa dritaret e tyre ofrojnë pamje spektakolare. Të huajt kanë në pronësi rreth 35 mijë prona në qytet. 

Apartamentet e mobiluara mund të blihen me një buxhet prej 37 mijë eurosh dhe më shumë. Kostoja e vilave dhe një apartamenti nga qendra e biznesit sillet rreth 150 mijë euro. 

Vendndodhjet e popullarizuara të pasurive të paluajtshme 

Kur ju planifikoni të shisni një pronë në qytet ju duhet të fokusoheni jo vetëm në buxhet dhe preferenca, por edhe në cilën zonë është e vendosur prona, gjë e cila është me rëndësi. Të gjitha regjionet janë interesante në mënyrën e tyre, gjë e cila ju lejon të zgjedhni me kushtet më të mira. 

  • Afër detit, natyrës dhe qendrës së turistëve.
  • Shtëpi të ulëta ose ndërtesa shumëkatëshe.
  • Ju mund të gjeni lagje me kopshte ruse, angleze.

Të gjitha zonat në Alania meritojnë vëmendje. Megjithatë, rëndësia e pasurive të paluajtshme në Mahmutlar nuk merret në konsideratë. Por, ajo që e bën këtë zonë kaq të dobishme është se lartësia e ndërtesave nuk është e kufizuar këtu në mënyrë që ju të blini apartamente si shtëpi të vogël, por edhe në një rrokaqiell modern.

Mahmutlar është një vendpushim me zhvillim të shpejtë në bregdetin mesdhetar turk.

Malet e bukura, qetësia, plazhet e bukura dhe shumë qendra pushimi janë faktorë të rëndësishëm që mund t'ju interesojnë kur ju shikoni për një pronë.

Ata që duan të blejnë një apartament në qendrën e Alanias duhet të dijnë për regjionin e Damlatasit. Të blesh një pronë këtu është një mundësi të shijosh të gjitha dobitë e pjesës qëndrore të qytetit dhe të qëndrosh afër natyrës. Në këtë regjion është plazhi i Kleopatrës, parku, qendra e fitnesit, dhe fusha e tenisit. Pasuritë e paluajtshme këtu janë duke pasur ngritje në çmime për shkak të mungesës së vendeve për ndërtim dhe rregullave të lartësisë të ndërtesave prej pesë kateve. 

Damlatas është njëra prej zonave më të popullarizuara për turistët..

Njëra prej zonave më të largëta është Demirtas. Avantazhi i tij është numri i vogël i turistëve, hotelet e zhurmshme dhe shtëpitë për mysafirë, në afërsi të aeroportit Alania Gazipasa. Avantazhi i zonës është qetësia, atmosfera miqësore, deti i pastër dhe peisazhet e bukura malore. Ajri ka erë tokësore dhe banimi këtu klasifikohet si elitar dhe prestigjioz.

Demirtas - njëra prej zonave më të largëta në Alanya

Nëse ju dëshironi të vendoseni në një kompleks të vogël, ju duhet ta konsideroni zonën e Kestelit. Ndërtesat përfaqësojnë pasuritë e paluajtshme deri në pesë kate dhe rezidenca luksoze. Në këtë regjion, ka një universitet të madh si Keykubat dhe selia e Akdeniz. Cikcilli është i vendosur në male, katër kilometra larg nga bregdeti. Këtu lejohet të ndërtoni rrokaqiej deri në 20 kate.

Kestel - Alanya area located 9 km east of the city centre.

Komplekset rezidenciale elitare janë të ndërtuara në malet e mrekullueshme të Konaklit. Jo sikur në zonat tjera, këtu nuk ka autostrada mes shtëpive dhe zonës së plazhit. Bregdeti ndodhet afër zonave të banimit. Kjo ju lejon të jeni në një qendër turistike dhe të jeni më pranë natyrës.

Konakli - një restort fshati në jug të Alanias, perfekt për pushime në plazh.

Tosmur, dhjetë minuta vozitje larg nga qendra e qytetit, është bërë një zonë prestigjioze ndër vite. Kjo zonë përbëhet me malet e Alanias, me gjitha rrugët që dërgojnë drejt plazhit. Në një pjesë ju keni plantacione me portokaj dhe limone, pyje halore, dhe në pjesën tjetër, ju mund të jeni afër detit. Atraksioni lokal është lumi Dimcay, si dhe zona e vogël e ecjes. Shtëpitë këtu nuk janë të shtrenjta, por zona është duke u zhvilluar. Kjo bën që edhe çmimet për metër katrorë të rriten

Distrikti i Kargicak ndodhet në pjesën lindore të qytetit, e cila ofron jetë të qetë për familjet e mëdha. Kultivimi i portokajve dhe bananeve e karakterizon atë. Malet e Taurusit mbrojnë zonën nga erërat. Ka shumë plazhe të bukura, gjatësi e të cilave është rreth 5 kilometra. Gjithashtu, infrastruktura është e zhvilluar dhe ka linja transporti. Pasuritë e paluajtshme në këtë zonë janë vilat luksoze, apartamentet, komplekset e mëdha, të vendosura pranë zonës së plazhit. Shumica e pronave janë duke u ndërtuar në male, kështu që nga dritaret mund të keni pamje të bukura të maleve. 

Qyteti turk është plotë me atraksione dhe klima e saj është e përshtatshme për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Pasi t'i shohësh pronat për shitje, ju mund të zgjidhni se çfarë ju duhet për shumë vite.



ABONOHUNI NË BULETININ TONË INFORMATIV